Emiratet e Bashkuara Arabe do të ofrojnë ndihmën e tyre prej 13 milionë AED, ose 3 milionë euro, për viktimat e tërmetit që goditi Shqipërinë në 26 nëntor të 2019. Ndihma humanitare do të dërgohen nga princi Shejh Mohamed Bin Zayed Al Nahyan dhe Zëvendës Komandanti Suprem i Forcave të Armatosura të Emiratet e Bashkuara Arabe. Faza e parë e ndihmës urgjente humanitare, e cila përfshin nevojat themelore që variojnë nga ushqimi deri tek furnizimet mjekësore dhe strehimi do të përfitojnë 555,000 njerëz. Persona të ndihmës së shpejtë në Emiratet e Bashkuara Arabe do të udhëtojnë drejt kryeqytetit shqiptar këtë…
Author: tirana
Vazhdojnë operacionet e kërkim-shpëtimit në Durrës për nxjerrjen e personave të bllokuar poshtë gërmadhave të shtëpive të shembura. Mësohet se sapo është nxjerrë trupi i pajetë i një prej pjesëtarëve të familjes Lala në Zonën e Kënetës. Ndërkohë priten që të gjenden edhe trupat e katër prej pjesëtarëve të tjerë të familjes. Kujtojmë që numri i viktimave të shënuar nga tërmeti ka shkuar në 42 dhe të plagosur 750.
Mbi 40 viktima, 750 të lënduar, banesa të shembura, dhimbje, ankth, panik e tension. Kështu mund të përmblidhej me një fjali telegrafike e gjithë situata e krijuar nga tërmeti tragjik i 26 nëntorit që shkundi Shqipërinë. Disa banorë janë strehuar tek të afërmit e tyre,larg zonës së rrezikut përgjatë perimetrit Tiranë Durrës, disa janë strehuar në çadra e disa të tjerë kanë zgjedhur ta kalojnë natën në makina. Por disa kanë ide akoma edhe më origjinale. Në foton e fundit që ka mbërritur në redaksinë e Tirananews.al, ish-deputeti demokrat Flamur Noka, bashkë me familjen e tij pritet të udhëtojnë jashtë…
Shqipëria ka pësuar një nga ngjarjet më të rënda të 40 viteve të fundit duke u goditur nga një tërmet me magnitudë 6.3 të shkallës rihter. Si pasojë 44 persona (raportuar deri më tani) kanë humbur jetën, ndërsa 750 të tjerë janë lënduar. Në një kohë kur të gjithë qytetarët janë solidarizuar me qytetarët e zonave të prekura nga tërmeti duke dhuruar ndihma e duke kryer donacione me vlera të konsiderueshme, kanë nisur edhe ‘anomalitë’ e para. Bëhet fjalë për rritjen e çmimeve me qëllime përfitime nga disa biznese. Bashkia e Pogradecit përmes një njoftimin në faqen e saj zyrtare,…
Ministri i Jashtëm kosovar Begjet Pacolli ka njoftuar përmes një postimi në rrjetet sociale që familja e tij do të kryej një donacion 1 milion euro në ndihmë të personave të goditura në tërmetin shkatërrues në Shqipëri. Pacolli shkruan se u trondit kur pa “dëmet në jetën e njeriut dhe në infrastrukturë që tërmeti shkatërrues po lë pas në Shqipëri. Kjo kërkon solidaritet dhe mbështetje për të siguruar që qytetarët e prekur mund të kthehen shpejt në jetën normale.Kemi vendosur së bashku me familjen time (ne djemtë e Isa dhe Ruhan Pacollit) që të dhurojmë 1 milion euro për rindërtimin…
Të gjitha zyrat e njësive administrative janë të hapura gjatë 24 orëve për të ofruar ndihmën e nevojshme me batanije, veshje dhe ushqime. Kryetarja e Bashkisë së Durrësit Valbona Sako i ka bërë thirrje të gjithë qytetarëve të cilët kanë nevojë për veshje apo për ushqime të drejtohen pranë zyrave të njësive administrative në Durrës, ku do të marrin të gjithë mbështetjen e nevojshme. “Stafi ynë është në gatishmëri të plotë në të gjithë territorin e Durrësit. Ndërkohë, vijojmë punën edhe në operacionin e kërkim shpëtimit dhe akomodimin e atyre që kanë mbetur të pastrehë. “Të gjitha zyrat e njësive…
Një prej heronjve, efektiv i repartit RENEA ka publikuar në Instagram pamje nga operacioni i shpëtimit të një familjeje në Durrës dhe i kërkon falje të birit dhe familjes. Ai shkruan se asnjëherë s’mundi të jetë me familjen kur ato kanë nevojë për të dhe tregon telefonatën nga djali i tij i vogël. https://www.instagram.com/p/B5YMWsAACXm/ Postimi i plotë: “Termet pas termeti,lekundjet nuk kane te ndalur.E dhimbshme per gjithe njerezit dhe frika qe ka pushtuar cdo qenie te gjalle ne toke eshte e papershkrueshme.Jam munduar gjithmone qe familjes dhe femijve te mi tju mesoj si ta mposhtin friken,por kisha harruar te mesoj…
Tërmeti ka bërë dëme të shumta edhe në Laç. 173 banesa, sipas shifrave zyrtare në këtë zonë janë dëmtuar, shumë prej të cilave janë shtëpi të pabanuara. Banorët kanë dalë të tmerruar dhe kërkojnë strehim. Por, ka edhe nga ata që janë rikthyer nëpër shtëpi. Ky burrë në video mes rrënojave të pallatit dhe çarjeve të mureve, mes një rreziku evident nuk ikën të shpëtojë veten, por gjen kohë të marrë edhe dollapin mbi shpinë.
Një prej të lënduarve nga tërmeti që paraqitet në gjendje të rëndë M. Sh 30 vjeç sapo po transportohet me helikopter për një trajtim të mëtejshëm mjekësor në Bari të Italisë. Vlerësimi u bë nga ekipi mjekësor italian dhe shqiptar të cilët morën vendimin për transportin e të riut. Ministrja Manastirliu falenderoi qeverinë italiane, e cila nëpërmjet departamentit të mbrojtjes civile ka ofruar mbështetjen për trajtimin e të riut. Ekipi i mjekëve po vlerëson edhe një prej të lënduarve të tjerë të tragjedisë që ndodhet në gjendje më të rënduar.
Vijon dhënia e ndihmave nga Autoriteti Kombëtar i Ushqimit (AKU) për përballimin e situatës së vështirë ku gjenden banorët e prekur nga tërmeti i 26 nëntorit. Drejtoria Rajonale e AKU Gjirokastër ka dhuruar rreth 8 tonë produkte ushqimore (miell, sheqer, ujë, oriz, vaj, makarona etj), në ndihmë të familjeve të prekura nga tërmeti. Dy ditë pas tërmetit të fuqishëm prej 6.4 ballë që goditi Shqipërinë, të gjithë janë mobilizuar për të kontribuar sadopak për të ndihmuar zonat më shumë të prekura, atë të Durrësit dhe të Thumanës. Në të gjithë vendin, shumë qytetarë janë bërë bashkë, duke kontribuar me ushqime,…
Me ardhjen e vjeshtës, frutat e shegës shfaqen në raftet e supermarketeve, dhe kjo frutë, përveç që është jashtëzakonisht e shijshme, ofron shumë përfitime për trupin tonë. Shega është një nga frutat më të vjetër të njohur për njerëzimin. Është e pasur me lëndë ushqyese dhe është vlerësuar gjithmonë si një simbol i shëndetit, pjellorisë dhe jetës së përjetshme. Shumë studime kanë konfirmuar se shega është një nga frutat më medicinale në botë për shkak të efekteve të saj të dobishme në sistemin kardiovaskular, nervor dhe eshtrave. Merr pjesë në parandalimin e shenjave të parakohshme të plakjes së lëkurës Vaji…
Shkon në 750 numri i të lënduarve nga tërmeti që kanë marrë trajtim në spitale, nga të cilët 660 vetëm në spitalin e Traumës dhe Durrësit. Ministria e Shëndetësisë njofton se aktualisht janë të shtruar 65 të lënduar, gjendja e të cilëve paraqitet e stabilizuar, përveç 3 personave që paraqiten në gjendje më të rënduar. Përpos qytetarëve që po marrin trajtim në spitale, janë 572 vizita mjekësore të kryera për banorët e prekur nga tërmeti që po marrin trajtim në qendrat shëndetësore 24/7 të hapura pranë zonave të prekura. Ndërsa 145 persona kanë marrë shërbimin mjekësor pranë kampeve të emergjencës…