Radhë të gjata makinash janë krijuar në dalje të Durrësit, në drejtim të veriut. Po ashtu, raportohet se trafik i rënduar është krijuar edhe në hyrje të qytetit të Elbasanit nga Tirana. Qytetarët që jetojnë në Tiranë e Durrës, janë duke u larguar për të kaluar mbrëmjen diku tjetër, nga frika e ndonjë tërmeti tjetër. Ndërkohë JOQ raporton se ish-kryebashkiaku Vangjush Dako, është larguar nga Durrësi drejt veriut. Kujtojmë se numri më i madh i ndërtimeve ka ndodhur gjatë drejtimit të Bashkisë së Durrësit nga Dako.
Author: tirana
Biznesmeni Shefqet Kastrati ka reaguar për herë të parë pas tragjedisë që ka ndodhur në Shqipëri pasojë e tërmetit të 26 Nëntorit, ndërsa ka shprehur tronditjen e tij nga ngjarja e rëndë natyrore. Ai u është përgjigjur edhe akuzave se në traun e Kukësit ishin ndaluar persona që drejtonin mjete më ndihma për të prekurit nga tërmeti që të paguanin taksën. Kastrati shprehet se asnjë personi që ka kaluar traun në ndihmë të të prekurve nga tërmeti nuk i është kërkuar pagesa e taksës së rrugës së Kombit, ndërsa ka bërë të ditur se ai dhe familja e tij janë…
Një audio-fake në italisht, që qarkullon në whats up dhe në mediat sociale po shkakton alarm në Durrës. Zëri i një burri që flet italishte të përsosur i bën të ditur një personi imagjinar i cili banon në Durrës se duhet të largohet nga katet e sipërme të banesave, pasi, “sipas ushtarakëve”, një tjetër tërmet “gjatë natës” mund të shkaktojë ne Durres shumë dëme “për shkak të shiut”. Audioja qarkullon që nga dita e djeshme dhe parashikimi-fake i referohej natës së mbrëmshme, gjatë së cilës nuk u regjistrua asnjë tërmet i fuqishëm. Por lajmi u shpërnda vetëm sot dhe, ndonëse…
Edhe Interi është solidarizuar me situatën e rëndë që po kalon vendi ynë. Klubi zikaltër, në një postim në faqen zyrtare në Twitter, ka kërkuar të ndajë dhimbjen me popullin shqiptar dhe me tifozët e Interit në Shqipëri. Reagimi i Interit “Në Shqipëri ka shumë tifozë të Interit. Mendimet tona u shkojnë atyre, të dashurve të tyre dhe të gjithë popullit shqiptar në këto ditë vështirësish të mëdha”, shkruan klubi zikaltër
Deri më tani numri i të vdekurve nga tërmeti ka shkuar në 46. Ky është informacioni më i fundit nga Ministria e Mbrojtes, ndërsa më poshtë është edhe lista identitet e viktimave. Në Durrës, në total 22 viktima , të identifikuar si më poshtë : 1-Bajram Hajdarmataj, 54 vjeç, gjetur në L 13 . 2- Amelia Lala, 8 vjeç, gjetur në L.17. 3-Sadik Qato, 85 vjeç, gjetur në L 13 . 4-Isah Abazi, 29 vjeç, banues në L.13 5-Esiela Karanxha, 8 vjeçe, gjetur në L 18. 6-Flatar Zenelaj, 64 vjeç, gjetur në L 13 7-Eviola Broshka, 28 vjeçe, gjetur në…
Dëmeve të tërmeteve të fundit nuk i ka shpëtuar as godina e Kryeministrisë. Siç vihet re nga pamjet, dëmet më të mëdha i ka pësuar ndërtesa anësore e Kryeministrisë, ku çarja fillon në tarracë deri në katin e parë. Sakaq, dallohet se pjesa ku është çarë është nga ana e kundërt e ndërtesës me zyrën e kryeministrit Rama. Krahas çarjeve të mëdha, në muret e godinës vërehen edhe plasaritje të tjera.
Qeveria ka shpallur gjendjen e jashtëzakonshme pas tërmetit të fuqishëm që goditi vendin tonë, ndërsa nga ora në orë, bilanci i viktimave dhe dëmeve ekonomike rëndohet gjithnjë e më shumë.Dy vendet më të prekura ishin Durrësi dhe Thumana, ndërsa dëme pësoi edhe Lezha. Ish-kryeministri Sali Berisha ka postuar në facebook mesazhin e një qytetari, i cili thotë se në Lezhë dy pallatet janë përplasur me njeri-tjetrin dhe se tarraca është futur në njërin nga apartamentet. Ai akuzon institucionet për papërgjegjshmëri, ndërsa thotë se janë ankuar dhe askush nuk ka marrë asnjë masë. Postimi i plotë: Ne Lezhe pallatet jane perplasur…
Në këto ditë të vështira për Durrësin dhe Thumanën, me mijëra qytetarë janë solidarizuar duke dhuruar batanije, veshje dhe ushqime. Një sasi e konsiderueshme është dërguar edhe nga qytetarët e Matit të cilët i janë bashkuar nismës së kryebashkiakut Malaj. “Nga Mati u nisën 3 furgonë me ushqime dhe veshëmbathje, të cilat u depozituan në rezervat e shtetit në Shkozet dhe do të shpërndahet për familjet që kanë nevojë. Ndërkohë vlera monetare e mbledhur nga banorët do të depozitohen në e-albania. Falenderoj të gjithë banorët e Matit për çdo kontribut të dhënë”, thekson kryebashkiaku i Matit, Agron Malaj.
Autoriteti i Mediave Audiovizive, AMA, i kërkon të gjithë operatorëve radiofonik dhe televiziv që të transmetojnë pa pagesë spotin publicitar për dhënie kontributi në ndihmë të fatkeqësisë natyrore. “AMA e vlerëson maksimalisht këtë kontribut konkret të redaksive, si një mbështetje dhe solidaritet me familjet që po përballen me situatën e paprecedentë nga pasojat e rënda të tërmetit të ditës së martë, apo me të gjithë ata që po ndihmojnë papushim për të rikthyer normalitetin në zonat më të prekura nga lëkundjet që vijojnë ende. Nga një pjesë e vogël e televizioneve dhe radiove transmetimi i spotit po vlerësohet si angazhim…
Një nga sizmologet më të mira amerikane, Lucile M. Jones, deklaron se tërmeti që goditi Shqipërinë do të pasohet me të tjerë, pro në nivel më të ulët. Në një postim në twitter, Jones thekson se “Shqipëria pritet që të ndiejë lëkundje edhe për shumë muaj, por niveli do të ulet. Ky tërmet është i ngjashëm në madhësi me tërmetin e Northridge në 1994 në Los Angeles, CA. Tërmeti i fundit i shkallës M5 në Northridge ndodhi 3 vjet pas goditjes kryesore”./ tirananews.al
Në situatën e vështirë pas tërmetit të fuqishëm që goditi Shqipërinë me dhjetëra viktima, qytetarë të ndryshëm kanë përfituar duke hapur llogari fiktive në emër të kryeministrit Edi Rama, dhe duke mashtruar qytetarët të cilët kanë dhuruar vlera monetare për të prekurit nga tërmeti i së martës. Në një konferencë për mediat nga Policia Shqiptare u bë e qartë se i vetmi kanal zyrtar për donacionet është e-Albania, Shqipëria dhuron. “Në këto momente, në Lezhë, është arrestuar në flagrancë shtetasi Arjan Meli, 30 vjeç, lindur dhe banues në Lezhë. Ky shtetas, nëpërmjet rrjetit social Facebook, ka hapur një llogari me…
Zëvendëskryetari i LSI-së Luan Rama ka sulmuar ashpër qeverinë ‘Rama’ për menaxhimin e situatës pas tërmetit të fuqishëm që goditi të martën vendin. Përmes një postimi në ‘Facebook’ Luan Rama e cilëson të neveritshme sjelljen e qeverisë, ndërsa theksoi se fatkeqësia nga tërmeti po përdoret për propagandë. Mes të tjerash ai ka falendëruar qytetarët kosovarë që i janë bashkuar nismës për të kontribulua roër të prekurit nga tërmeti. REAGIMI I LUAN RAMËS Të papërgatitur për të reaguar me shpejtësi dhe profesionalizëm! Të neveritshëm në shfaqjen e shëmtuar, për t’a përdorur fatkeqësinë e pasojave të rënda të tërmetit për propagandë! Të…