Author: tirana

Që prej shtatorit thuajse të gjithë ata që e kanë përjetuar keq tërmetin e parë, dhe veçanërisht të dytin, më 26 nëntor, kanë një ndjesi sikur lëkudjet bien herë ps here. Kjo vjen pasi ende ndihemi të pasigurt, sipas psikiatres Arjana Rreli. Psikiatria pohon, se janë të shumtë njerëzit, që kërkojnë këshilla sidomos me telefon këto ditë. Veçanërisht nënat pyesin si t’i qetësojnë fëmijët. “Gjithçka që ka lidhje më tërmetin, p.sh. ndjesia sikur po lëkundesh, frika ndaj zhurmave që imitojnë tërmetin, gjendja e ankthit, të konsiderohen aktualisht normale, mos u shqetësoni. E para duhet t’i rikthehemi rutinës së përditshme. Ajo…

Read More

N/kryetari i bashkisë së kryeqytetit, Arbi Mazniku deklaroi në një lidhje telefonike për Report Tv se në qarkun e Tiranës janë 2 mijë objekte që janë dëmtuar, nga të cilat 410 shtëpi private janë të pabanueshme. Sa i përket 202 pallateve që janë dëmtuar, 4 janë të pabanueshme. Zoti Mazniku, sa serioze është situata? Sot gjatë gjithë ditës janë verifikuar dëmet në pallatet në Tiranë. Janë 202 pallate që kanë dëme nga tërmeti, disa jo serioze dhe disa serioze. 4 objekte nuk duhet të banohen, qytetarët duhet të largohen të paktën sonte, pasi mund të kenë pasur dëme strukturore dhe…

Read More

Vendi ynë u lëkund nga një tërmet i fuqishëm që mori jetë njerëzish. Pas kësaj fatkeqësie natyrore, është normale që të gjithë të jenë të shqetësuar për sigurinë e familjes së tyre dhe për atë çfarë do të ndodhë më pas. Dritare.net ju sjell më poshtë disa këshilla që ju duhet t’i ndiqni patjetër pas një tërmeti, për t’u qetësuar! Sjellja me fëmijët -Bisedoni me fëmijët dhe adoleshentët për mënyrën sesi ata ndihen dhe si janë ndikuar -Jepni përgjigje të thjeshta dhe të sinqerta -Jini të gatshëm të diskutoni detaje të njëjta disa herë -Sigurohuni që ata të kuptojnë që…

Read More

Presidenti Ilir Meta është duke zhvilluar një bashkëbisedmim me gazetarët të Abc News dhe Tv Dukagjini. Me stë tjerash kreu i shtetit u pyet edhe lidhur me paralajmërimin e tij pak muaj më parë për një tërmet apokaliptik që do godiste vendin, i cili nuk u mor seriozisht. Lidhur me këtë Meta tha se nuk do të donte të ndalej këtu, ndërsa theksoi se mirë do ishte të ishin marrë masa. “Nuk do të doja sot të ndaleshim këtu se ka ende disa shqiptarë që ndodhen nën rrënoja dhe ka edhe mijëra familje që nuk janë kthyer ne banesat e…

Read More

Një arkitekt i njohur serb, Nebojsa Glisiç, ka komentuar pasojat e tërmetit në Shqipëri, duke hedhur kritika për zgjidhjet inxhinerike të ndërtesave të shembura. Ai ka postuar në faqen e tij të FB si foto të disa prej tyre, ashtu dhe foton prekëse të nënë e bijë, të cilat humbën jetën nën gërmadha në një pallat të shembur në Durrës. Glisiç postoi foto të rrënojave, duke thënë: “Në tre fotografitë e para, janë mbuluar të gjitha dekadat e mia të luftës me amatorë në biznes…. Me miliona herë jam ballafaquar me pyetjen: pse kaq shumë përforcim dhe beton? Kjo nuk…

Read More

Nga Lutfi Dervishi Ngjarjet e mëdha janë (s)prova më e mirë sidomos për gazetarët! Mbulimi non-stop i ngjarjes nga gazetarët e televizioneve ka nxjerrë në pah pjesën më të bukur të gazetarisë- reporterët. Gazetarë që raportojnë si profesionistë të vërtetë: raportojnë fakte dhe jo opinione, raportojnë çfarë shohin dhe jo çfarë kanë dëgjuar, raportojnë çfarë kanë kontrolluar dhe jo çfarë ju serviret, raportojnë me ndjenjë dhe jo si manekinë që lexojnë prompterin. Jo të gjithë e kanë kaluar me sukses këtë provë të vështirë. Të rinjtë po japin më të mirën dhe ndërkohë po provojnë që gazetaria nuk është profesion…

Read More

Kolonat e një pallati pranë Kopështit Botanik në Tiranë raportohet se kanë pësuar krisje nga lëkundjet sizmike të ditëve të fundit. Sipas fotografive të shkrepura nga një qytetar që banon aty pranë, dëmi është i dukshëm në pjesën e kolonave ndërsa dallohet edhe një spostim i vogël i strukturës në tërësi. “Miq! Kjo çarje dhe dëmtim strukturor është në katin e parë të një pallati (fare pranë shtëpisë time) në Tiranë në Rr. “Kodra e Diellit”, përbri Kopështit Botanik në Selitë. Pallati ka thyerje të kolonave mbajtese dhe spostim të lehtë por të dukshëm nga krahu Veri-lindor, pikerisht ne fugat…

Read More

Qyteti Durrësit është ndër më të prekurit nga tërmeti me bilanc tragjik që goditi vendin tonë, e ndërsa qytetarët nuk po gjejnë qetësi si pasojë e lëvizjeve të vazhdueshme të tokës, ankthi është shtuar pas një alarmi se qyteti bregdetar do të goditej nga një cunam. Por sizmologu Llambo Duni, në një lidhje telefonike për “Neës24”, thekson se alarmi është fals, ndërsa sqaron se një tërmet me magnitudë 6.3 të shkallës rihter, nuk e ka fuqinë që të shkaktojë dukuri të tilla si cunami. “Ne kemi lidhje se të dhënat tona shpërndahen në të gjitha qendrat në botë (ne rastin…

Read More

Pas tërmetit që preku Shqipërinë mëngjesin e 26 nëntorit, shumë banorë të qytetit të Durrësit dhe zonës së Thumanës, pas shpalljes si të pa banueshme të banesave të tyre janë strehuar në çadrat që janë vendosur në shërbim të tyre. Një regjiment me çadra është vendosur në stadiumin “Niko Dovana” të Durrësit, mes personave të prekur nga tërmeti ka dhe shumë fëmijë, të cilët pas situatës së krijuar ndodhen në një shok të vërtetë psikologjik. Për të kthyer sadopak buzëqeshjen e fëmijëve që ndodhen në çadra por edhe të gjithëve banorëve aty, ka menduar një maestro me violinën e tij.…

Read More

Nusja e ardhshme e djalit të kryeministrit shqiptar Edi Rama ishte mes dhjetëra personave të vrarë kur një tërmet goditi vendin të martën, konfirmon zyra e kryeministrit të Shqipërisë, kështu shkruan televizioni prestigjioz amerikan, CNN. Kristi Reçi, e fejuara e djalit të Kryeministrit shqiptar Gregor Rama, vdiq në tërmet me prindërit dhe vëllanë e saj. Gregor Rama kishte postuar më herët në Instagram një histori, në të cilën shkruante se “mes shumë viktimave të kësaj tragjedie është edhe personi më i afërt për mua, së bashku me vëllain e saj, nënën dhe babanë”, duke shtuar se ata “u gjetën nën…

Read More