Ministria e Mbrojtjes konfiron se janë gjithsësej 6 viktima. Dy të fundit janë nxjerrë në rrënojat e Vila Palma në Durrës.
Author: tirana
Një tërmet shkundi vendin në orën 03:44 të mëngjesit të sotëm. Deri më tani raportohet për 5 viktima dhe mbi 200 të plagosur. Por ka siguruar edhe një video nga brenda televizionit Top Channel, ku dëmet materiale nuk janë të pakta. Në studiot televizve ka rënë sende në tokë, ku janë thyer. Gjithë stafi është kapur në panik. Vendi tashmë në panik. Tërmeti i fortë 6.4 ballë goditi vendin në orën 03:55 minuta të mëngjesit të sotëm. Epiqendra ka qenë në Shijak, 10 kilometra nga Durrësi dhe 31 kilometra nga Tirana. Mijëra njerëz në panik, kanë braktisur banesat dhe kanë…
Një tërmet i fuqishëm shkundi Shqipërinë ku pas lëkundjeve të njëpasnjëshme, ai i orës 03:55 të mëngjesit të së martës, me magnitudë 6.4 ballë, rrëzoi pallate e shënoi dëme të shumta, duke lënë fatkeqësisht 5 viktima. Në Thumanë, aty ku paraqitet edhe situata më dramatike, një grua e moshuar humbi jetën pasi u zu nën rrënoja. Një skenë rrëqethëse ku nuk mund t’i mbash dot lotët. Në prehërin e saj, të afërmit dhe forcat zjarrfikëse nxorrën gjallë nipin e vogël. Në Thumanë janë shembur totalisht tre pallate, dhe nënë rrënoja ka disa persona për të cilit forcat zjarrfikëse po punojnë për…
Kreu i Shtetit, Ilir Meta ka mbërritur Thumanë, ku ka pasur dy të vdekur nga tërmeti që ndodhi mëngjesin e ditës së sotme. “Situata mjaft dramatike. Po behet çdo përpjekje për te nxjerre banoret nen rrënoja.”-është shprehur Meta.
Tërmeti i fortë që goditi Shqipërinë gjatë orëve të para të mëngjesit të sotëm ka bërë bashkë edhe PD e PS. Kryedemokrati Lulzim Basha është parë në Thumanë ku pak metra larg tij, qëndrojnë zv.kryeministri Erion Braçe dhe ministri i Brendshëm, Sandër Lleshaj.
Banori i pallatit të shëmbur në Durrës ka rrëfyer për News24 se ka komunikuar me vajzën dhe mbesën e vogël që ka mbetur në rrënoja. Ai tregoi momentet e panikut, dhe mënyrën se si doli nga godina e cila është shëmbur në Lagjen nr18 në Durrës. “Kam folur në telefon me vajzën dhe mbesën e vogël, me gruan jo. Me thanë që janë mirë, po presim operacionin e shpëtimit ka dhe familje te tjera, por nuk kam komunikuar”, tha ai për News24.
Sot (26 nëntor 2019) nuk do mbahet mësim në qarqet Tiranë dhe Durrës. P
SHPERNDAJ NUMRAT E EMERGJENCAVE 📞 112 🚨 Termeti i forte prane Adriatikut preku gjithe Tiranen dhe Durresin. Ekipet e emergjences jane ne terren! ☎️ Telefononi 112 per cdo nevoje emergjente. 🚒🚑 Zbatoni pa panik udhezimet ne rast termeti! Mbani afer femijet e te moshuarit! 👍 #BASHKE ❤️
Ministria e Mbrojtjes ka konfirmuar lajmin se një person ka humbur jeten në Kurbin. Viktima është hedhur nga banesa nga paniku, thuhet ne njoftimin e Ministrisë së Mbrojtjes.
Ministrja e Shendetesise dhe Mbrojtjes Sociale Ogerta Manastirliu nga Spitalii Universitar i Traumës tha se po marrin shërbim 75 qytetarë, kryesisht me fraktura në gjymtyrë si pasojë e tërmetit të fortë që tronditi vendin. Nē të gjithë vendin, në Tiranë, Durrës dhe Krujë, sipas të dhënave paraprake 150 qytetarë po marrin shërbim në spitale. Ekipet mjekësore aktualisht është në gjendje gatishmërie të plotë si në Tiranë, Durrës dhe gjithë Shqipërinë.
Një skenë tragjike, përlotëse dhe rrëqethëse. Një e moshuar ka humbur jetën e zënë nën rrënoja nga shembja e një pallati, ndërsa në prehërin e saj mbante nipin. I vogli është nxjerrë gjallë nga të afërm dhe forcat zjarrfikëse. Nga raportimet nga terreni, thuhet se mund të bëhet fjalë për rreth 10 persona që mund të jenë nën rrënoja në godinat e shembura në Thumanë. Nuk dihet ende situata. Ata kanë qenë në gjumë dhe nuk kanë mundur të ngrihen në kohë për t’i shpëtuar tërmetit duke u zënë nën rrënoja. Situata më problematike paraqitet pikërisht në këto tre pallate…