Dëme të mëdha ka shkaktuar tërmeti i sotëm, kryesisht në zonën e Durrësit, qytet më afër lëkundjeve të forta.Në pamjet e siguruara nga Tirananews.al shihen dëmet e shkaktuara në banesa e pallete në Durrës. Grupet e shpëtimit sakaq po punojnë për nxjerrjen e personave të bllokuar nën rrënoja.
Author: tirana
E gjithë Shqipëria është zhgjuar e tronditur dhe në panik nga lekundjet e forta të tërmetit. E ndërsa vendi ndodhet në ankth dhe autoritet janë angazhuar në operacionet e shpëtimit të personave të mbetur nën rrënoja, një lajm i mirë vjen nga gjinekologia Anika Dokle. Në facebook ajo ka hedhur videon e dy foshnjave binjakë, të cilët kanë ardhur në jetë 20 minuta pas tërmetit. “Unë dhe shokët e mi edhe këtë herë në maternitet. Këta bebusha binjakë lindën 20 minuta pas tërmetit. Kjo është simbolika më e mirë e vijimësisë së jetës. Nuk kam më fjalë!”, shkruan ajo në…
Kristian Preçi, është një djalë i ri i cili kishte dalë nga burgu vetëm pak ditë më parë. Fatkeqësisht ai u nda nga jeta si pasojë e tërmetit të fuqishëm që tronditi Shqipërinë në orët e para të mëngjesit të sotëm. Kristiani ishte banorë i Thumanës, zonës që u godit më shumë nga tërmeti, me tre pallate totalisht të shembur, nën rrënojat e të cilëve u gjetën viktima, ashtu sikundër pati edhe lajme të mira për të shpëtuar brenda atyre rrënoja. Por Kristiani nuk pati atë fat. Lajmin për ndarjen e tij nga jeta e ka dhënë avokati i tij.…
“Sot nuk ka politikë, vetëm solidaritet”. Me kete apel te forte per solidaritet dhe bashkepunim, kreu i opozites, Lulzim Basha thekson se ne kushtet aktuale, shume te renda qe po kalon vendi e vecanerisht zonat e prekura nga termeti, ka vetem nje thirrje per Qeverine: Te shpalle gjendjen e emergjeces. basha thumane Mesazhi i Bashës Të dashur bashkëqytetarë! Ky mëngjes na gjeti të tronditur thellë nga tërmeti i frikshëm që fatkeqësisht, solli humbje jetësh njerëzore, lëndime, si dhe dëme të mëdha. Partia Demokratike, unë dhe familja ime u shprehim ngushëllimet më të thella familjeve që kanë humbur të afërmit e…
Nxirret një person i gjallë nga rrënojat e një pallati në Thumanë. Mësohet se ekipi i grupshpëtimit ka konstatuar se burri rreth të 50-tave është akoma me shenja jete, ndonëse ka marrë dëmtime. Grupi i shpëtimit ka shpërthyer në duartrokitje, ndërsa i shpëtuari është dërguar te ekipi mjekësor. Gjithashtu në të njëjtin vend po punohet të nxirren edhe persona të tjerë, pasi dyshohet se nën rrënoja janë edhe 6 të tjerë. Vihet re prezenca e një mjeku, i cili është angazhuar për ndihmën e shpejtë, ndërsa personat e bllokuar janë ndihmuar me ujë. Ndërkohë po vijon operacioni për shpëtimin e…
Presidenti i Republikes Ilir Meta ka zhvilluar një bisedë telefonike me Kryeministrin në detyrë të Kosovës, z.Ramush Haradinaj. Presidenti Meta i ka kërkuar ndihmë me forca xheniere dhe ekipe emergjence për të nxjerrë njerëzit nga rrënojat dhe godinat e shembura. Meta ka qenë sot pranë banorëve të Thumanës, ku janë shembur disa pallate dhe kanë humbur jetën dy gra.
Kryeministri Edi Rama në një postim në rrjetet sociale lajmëron se e gjitha bota po solidarizohet me tërmetin dhe se po nisen avionët drejt Shqipërisë “Të gjithë miqtë e Shqipërisë po aktivizohen me shpejtësi🙏Kryeministri Conte e kryeministri Mitzotakis nisën avionët me skuadrat speciale🙏Presidenti Macron e Presidenti Erdogan më shprehën gatishmërinë për çdo nevojë🙏Ambasadat e BE/SHBA kanë njoftuar qysh herët gatishmërin”, shkruan Rama në Tëitter
Kryebashkiaku i Matit Agron Malaj mblodhi urgjentisht mbledhjen e Shtabit të Emergjencave civile. Malaj porositi tetë administratorët dhe të gjithë drejtuesit lokal të jenë në terren. Deri tani në Mat raportohen 8 banesa të dëmtuara dhe fatmirësisht nuk ka dëme në njerëz.
Presidenti i Parlamentit Evropain, David Sassoli ka shprehur solidaritetin me Shqipërinë për tërmetin e rënë në Shqipëri. Sassoli shkruan se afërsia e tij me Shqipërinë vështirë se mund të provohej nga tërmeti. Po ashtu numri një i Parlamentit Evropian, është në anën e Shqipërisë. “Afërsia ime vëllazërore me njerëzit dhe me shtetin e Shqipërisë vështirë të provohej nga tërmeti shumë i rëndë i kësaj nate. Evropa është në anën tuaj. Dhe do jetë”, shkruan Sasoli.
Ministrja e Energjisë dhe Infrastrukturës, Belinda Balluku, ka thënë se në qytetin e Durrësit, në banesën e familjes Lala, në zonën e Kënetës ndodhen 9 anëtarë të një familjeje nën rrënoja. “Familja Lala, 9 anëtarë nën rrënoja. Nuk e dimë nëse të 9 anëtarët ndodhen brenda në banesë. Banesa është e shkatërruar, unë jam vetë këtu. Po bëjmë gjithçka për të shpëtuar jetë njerëzish.”-tha Balluku.
Presidenti Ilir Meta ka reaguar sërish përmes një deklarate shpërndarë mediave për situatën e krijuar në vend pas lëkundjeve të forta të tërmetit. “E rëndësishme të punohet me përkushtim e profesionalizëm për të shpëtuar çdo jetë njerëzore që ndodhet nën rrënojat e ndërtesave dhe të ndihmohen të plagosurit. E rëndësishme të evidentohen banorët që s’mund të kthehen në shtëpitë e tyre dhe që kanë nevojë për strehim.” thuhet në deklaratën e Presidentit. “Vendi ynë u godit nga një valë tërmetesh si asnjëherë më parë në errësirën e orëve të para të ditës së sotme! E rëndësishme të punohet me përkushtim…
Ka shkuar në 7 numri i të vdekurve nga tërmeti që goditi Shqipërinë në orët e para të mëngjesit të sotëm. Tashmë është e konfirmuar se numri i të vdekurve ka shkuar në 7. Në hotelin Vila Palma janë nxjerrë 2 trupa të pajetë. Një vajzë 10-vjeçare është nxjerrë e pajetë nga rrënojat.