Author: tirana

Një apel drithërues vjen nga Spitali i Traumës nga daja i një 15 vjeçareje. Drita Cakoni së bashku me babain e saj Kastriot Cakoni janë zhdukur në Thumanë. Nuk dihet asgjë për fatin e tyre. E ëma e saj ndodhet në spital së bashku me djalin 12 vjeçar, jashtë rrezikut për jetën. Daja i Dritës tha se pasaporta është gjetur në rrënoja ndërsa telefoni i dhëndrit është funksional, por nuk përgjigjet njeri. “Jam daja e vajzës. Pasaporta është gjetur në gërmadha. Kjo është mbesa ime Drita Cakoni 15 vjeçe që është e humbur në gërmadha. E kam kërkuar, sapo erdha…

Read More

Inspektorati Shtetëror i Mbikëqyrjes së Tregut ka njoftuar banorët se nuk duhet të përdorin ashensorin deri në njoftim të dytë, për shkak të rrezikut nga tërmeti i fuqishëm që ka goditur Shqipërinë. “Përdorues të ashensorëve/Banor/Administator/Persona Përgjegjës, nisur nga situata e krijuar dhe dëmet e shkaktuara prej lëkundjeve të forta sizmike të datës 26 Nëntor, lutemi të merrni masat për mospërdorimin e ashensorëve deri në një njoftim të dytë. Kjo është për sigurinë e jetës për Ju dhe familjet tuaja!”, njofton ISHMT.

Read More

Kryeministri Edi Rama ka mbërritur pak minuta më parë në Thumanë, Durrës aty ku tërmeti ka shkaktuar dëmet më të mëdha në njerëz dhe dëme materiale. Një zonjë me lot në sy ka shpërthyer menjëherë pasi ka parë kryeministrin Rama duke i kërkuar dëshpërimisht ti nxirrnin nga gërmadhat vëllain dhe nusen. “Më nxirrni vëllain dhe nusen nga gërmadhat”- tha ajo me lot në sy. Kryeministri Rama shoqërohej në Thumanë nga Brace dhe nga Lleshaj, ndërsa ende nuk ka bërë një komunikim për mediat nga kjo zonjë. Termeti: Tërmet i fortë me magnitudë 6.4 të shkallës Rihter dhe me intensitet 7…

Read More

Shqipëria sot është gdhirë në mes të panikut dhe frikës. Lëkundjet e forta kanë hedhur në tokë banesa, ndërsa shumë qytetarët kanë humbur jetën dhe qindra të tjerë kanë mbetur të plagosur. Situata më dramatike paraqitet në Durrës dhe në Thumanë, ku ekipet e kërkim shpëtimit vijojnë punën për të nxjerrë qytetarët që kanë mbetur poshtë rrënojave. Lëkundjet e forta nuk kanë kursyer as monumentet e kulturës, e për pasojë është shembur edhe kulla e sahatit në Kalanë e Prezës në Tiranë, ndërsa raportohen edhe për disa banesa të dëmtuara. Fatmirësisht në qarkun e Tiranës nuk raportohet për jetë të…

Read More

Kreu i Partisë Demokratike, Lulzim Basha, ka vizituar edhe familjarët e prekur nga tërmeti i fuqishëm në Durrës, pas vizitës në Thumanë. Nga Durrësit, kreu i PD ka përsëritur thirrjen për kryeministrin Edi Rama dhe qeverinë, që të shpallë gjendjen e jashtëzakonshme. Mesazhi i Bashës: Pas Thumanës pranë familjeve dhe banorëve të Durrësit. E kam të vështirë të gjej fjalë për dhimbjen që prek dhe ndjej tek prindërit dhe të afërmit që kanë humbur më të dashurit e tyre. Por po kaq i prekur jam nga kurajo dhe solidariteti i njerëzve, që megjithë tronditjen, gjejnë forcë për të ndihmuar, për…

Read More

Mesazhe të shumta ndërkombëtare ka pasur për tragjedinë që po përjeton Shqipëria pas goditjes nga tërmeti 6.4 ballë i shkallës rihter. Së fundi është ish-kryeministri grek, Alexis Tsipras, i cili ka postuar në rrjetin social twitter, një mesazh në gjuhën shqipe. “Në këto orë të vështira, mendimet tona shkojnë për popullin shqiptar”, shkruan Tsipras. Greqia ka dërguar ndërkohë ekipe të emergjencave civile në Shqipëri për të ndihmuar në këtë situatë të vështirë.

Read More

Kryeministri Edi Rama ka kërkuar nga qytetarët të ruajnë qetësinë dhe të kenë durim, duke thënë se situatën do ta përballojmë së bashku. Rama tha se kanë mbërritur ndihmat e para nga Kosova dhe Italia. Ndërsa shprehet se po mbërrin një autokolonë nga Greqia si edhe helikopterë nga shtetit fqinje dhe vende të ndryshme të Evropës. “Janë nxjerrë nga gërmadhat 41 persona deri në momentin që po flasim. Kanë mbërritur të para trupat speciale të Kosovës. Gjitphashtu kanë mbërritur helikopterë ushtarakë të ndihmës së specializuar të italiane si edhe një skuadër nga Mali i ZI. Ka kaluar kufirin e Kakavijës,…

Read More

Skuadra e Milanit nëpërmjet një postimi tejet prekës në rrjetin social “twitter” është solidarizuar me tragjedinë që ka prekur Shqipërinë. Në postimin e tyre shkruhet: “Në këtë moment tragjik, mendimet tona shkojnë me vëllezërit dhe motrat tona në Shqipëri që janë goditur nga një tërmet katastrofik. qëndroni të fortë”. Statusi shoqërohet me ngjyrat kuq e zi.

Read More

Nga hotel Miramare është nxjerrë e vdekur një vajzë e cila punonte si balerinë një lokal tallavaje. Ndërkohë brenda hotelit vijojnë të jenë edhe katër persona të tjerë, njëri prej të cilëve është gjallë. Ai ka mbajtur komunikim me personat e tjerë jashtë. Mësohet se ai ka deklaruar se një prej personave që është nën rrënoja është i pajetë, por kjo gjë nuk është konfirmuar ende. Operacioni për shpëtimin e tyre po vazhdon prej më shumë se 10 orësh.

Read More

Vijon operacioni për shpëtimin e familjes në Thumanë. Nga banesa katër katëshe e familjes Lala janë nxjerrë të pajetë dy persona, Sadete dhe Ilir Lala. Në këtë banesë jetonin tre kurora të së njëjtës familje. Ndërkohë vijon operacioni për shpëtimin e Ramë Lalës ,17-vjeç. -Sadete Lala e pajetë, nëna e tre djemve që jetonin në të njëjtën banesë, e moshuara. -Ilir Lala i pajetë, (ishte i paralizuar prej vitesh) -Ramë Lala 17-vjeç ka shenja jete -Amelia Lala është nxjerrë e gjallë. -Griselda Lala motra e Ramës -Marjeta Lala nëna e katër fëmijëve -Emilio Lala nuk është nxjerrë ende (nuk dihet…

Read More

Një tërmet i fortë ‘shkundi’ Shqipërinë në orët e para të mëngjesit të sotëm, i cili ka shkaktuar deri më tani 15 viktima, 600 persona të lënduar dhe qindra banesa të rrënuara. Në këë video duken qartë pasojat që la tërmeti i madh në Shqipëri. Pallate, shtëpi të shkatërruara, njerëz dhe persona në krye të detyrës që kërkojnë mes rrënojave persona. Pamje rrëqethëse, por që realisht janë në Shqipëri, në Durrës dhe Thumanë. Tërmet i fortë me magnitudë 6.4 të shkallës Rihter dhe me intensitet 7 ballë goditi vendin në orën 03:55 minuta të mëngjesit të sotëm. Epiqendra ka qenë…

Read More