Tërmeti i fortë i rënë sot në mëngjes ka arritur të marrë 20 jetë njerëzit dhe më se 600 të tjerë i ka lënë të plagosur. Shumë gazetarë kanë raportuar live momentet kur trupat e pajetë janë nxjerrë nga rrënojat, ku emocionet kanë qenë të forta. Ka qenë gazetari Muhamet Veliu, i cili ishte duke raportuar nga Thumana dhe lajmin e keq se 2 të rinj janë nxjerrë të pajetë nga rrënojat.Gazetariu Veliu nuk ka mbajtur dot lotët teksa jepte këtë lajm dhe shtoi se të rinjtë janë gjetur poshtë tavolinës së ngënies në shtëpinë e tyre. Veliu teksa po…
Author: tirana
Rritet bilanci negativ nga tërmeti, pasi dy banorë të tjerë të Thumanës, një burrë dhe një grua janë nxjerrë të pajetë nga rrënojat e godinës që i zuri poshtë në orët e para të ditës së sotme. Ata mendohet se janë nënë e bir. Thumana ka qenë një nga zonat më të goditura nga tërmeti pasi shembja e pallateve mori disa jetë njerëzish. Ndërsa në total numri i viktimave ka shkuar në 20.
Kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj njoftoi se ka vendosur të anulojë të gjitha aktivitetet për festat e nëntorit. Në mbledhjen e këshillit bashkiak, pas tërmetit tragjik Veliaj tha se bashkia ka dërgua mjete për t’i ardhur në nevojë kërkimeve për shpëtimin e personave të mbetur nën rrënoja në Durrës dhe Thumanë, ndërsa shtoi se do të dërgojë edhe një pajisje cila lokalizon zonën ku duhet kërkuar për banorë nën rrënoja në bazë të temperaturës së trupit. “Sot në fakt kishim planifikuar një ditë tjetër, të festonim ngritjen e flamurit në Tiranë, është 107 vjetori kur Tirana ngriti flamurin.…
Përveç Shqipërisë, gjatë ditës së sotme pati një tërmet relativisht të fortë edhe në Bosnje, ndërsa duket se prej disa muajsh është riaktivizuar një vatër tërmetesh në këtë rajonin e Adriatikut. Zëvendësdrejtori i Institutit Sizmologjik të Serbisë Branko Dragicevic thotë se një gjendje e tillë vjen si pasojë e energjisë sizmike që është grumbulluar për vite të tëra, e cila po lirohet tashmë dhe do të vazhdojë të krijojë efekte për ditë e muaj në të ardhmen. Ky ka qenë tërmeti më i fortë që ka goditur Shqipërinë në 30-40 vitet e fundit. Një tërmet me madhësi 6.4 ballë që…
Solidarizimi me Shqipërinë e tronditur nga tërmeti është i madh. Gjermania e ka ofruar ndihmën e saj për të dërguar skuadra shpëtimi. Zëdhënësi i qeverisë gjermane Steffan Seibert postoi ne twitter: “Jemi me mendje te viktimat e tërmetit të rëndë në Shqipëri dhe vendet fqinje. Gjermania ka ofruar ndihmën e saj. Një ekip i Agjencisë Federale të Ndihmës Teknike (THW) është në gatishmëri për të mbështetur Shqipërinë në kuadër të strukturës së BE-së në përgjigje të krizave”, i tha një zëdhënës i qeverisë gjermane sot Deutsche Welles. Sipas THW-së në gatishmëri është Njësia e shpëtimit të shpejtë për jashtë (SEEBA).…
Nuk mund të qëndronte i heshtur Xhani De Biazi, ish-trajneri i Kombëtares kuqezi që në vitin 2016 arriti kualifikimin historik për në europianin që u zhvillua në Francë. Italiani, nëpërmjet një postimi në faqen e tij në Facebook, shpreh të gjithë solidaritetin me popullatën e goditur nga tërmeti dhe me familjet e viktimave. “Me gjithë zemrën time shpreh afërsinë, dhimbjen time, për viktimat dhe për të gjithë popullsinë e goditur nga tërmeti në Shqipëri. Shpresoj shumë që të ktheheni në normalitet sa më shpejt që të jetë e mundur, dhe se ka një ndihmë thelbësore për njerëzit që kanë humbur…
Në nderim te viktimave të tërmetit tragjik që goditi vendin, Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi ka shpallur ditën e nesërme, 27 nëntor ditë zi në Kosovë. “Në shenjë respekti shtetëror dhe qytetar, dita e mërkurë, 27 nëntor 2019, shpallet ditë zie shtetërore në Republikën e Kosovës, pas tërmetit në Shqipëri, i cili la dhjetëra persona të vdekur dhe shumë të lënduar”, thuhet ndër të tjera në vendimin e presidentit Thaçi. Me vendim të presidentit Thaçi, flamujt shtetëror ngrihen në gjysmështizë në të gjitha objektet shtetërore të Republikës së Kosovës, brenda dhe jashtë vendit.
Pas tërmetit katastrofik që goditi mëngjesin e sotëm vendin tonë, flamuri i Shqipërisë në NATO është ulur në gjysmë shtizë. Njoftimin e bën të ditur vetë NATO-ja në një postim në Twiter. “Flamujt e Aleatëve tanë Shqipërisë dhe Francës janë në gjysmë shtizë jashtë selisë së NATO-s, pas tërmetit në Shqipëri dhe në nderim të ushtarëve francezë të rënë në Mali”, shkruan Aleanca Veri Atlantike në Twitter.
Dëme të konsiderueshme në banesa ka shkaktuar tërmeti i sotëm edhe në zonën e Prezës. Mure të shembur, xhama të thyer, është kjo panorama që sjell gazetarja Dorjana Bezat nga kjo zonë. Banorët kanë rrëfyer sekondat e tmerrit gjatë lëkundjeve të tërmetit dhe se si kanë mundur të dalin prej banesave. Me lot në sy një grua rrëfen se si ka nxjerrë fëmijët, më i vogli 3 tre vjeç nga dritarja. Një tërmet i fuqishëm 6.3 ballë ka goditur vendin, ndërsa zyrtarisht 18 persona kanë humbur jetën, mes tyre 2 fëmijë. Prej mëngjesit e deri pasdite vendi është goditur nga…
Autoriteti Rrugor Shqiptar bën me dije se pas tërmeteve të njëpasnjëshme të përsëritura gjatë gjithë ditës, u mor vendimi që të mbyllet Mbikalimi i Shkozetit për trafikun. Sipas njoftimit të ARRSH, kontraktori dhe Policia Rrugore është prezente në vend për të drejtuar trafikun. “Kërkojmë mirëkuptimin e banorëve dhe përdoruesve të rrugës derisa kjo situatë të qetësohet!”, thuhet në njoftimin e ARRSH.
Një tërmet i fuqishëm 6.3 ballë ka goditur vendin, ndërsa zyrtarisht 18 persona kanë humbur jetën. Bilanc nuk është përfundimtar pasi raportohet se nën rrënoja ka ende njerëz. Epiqendra e tërmetit ishte në afërsi të qytetit të Durrësit dhe 32 kilometra nga Tirana, ndërkohë që dëmet më të mëdha janë shkaktuar në qytetin bregdetar.
Janë identifikuar deri më tani 10 nga 18 viktimat e tërmetit 7 ballësh që goditi sot Shqipërinë. Ndër të cilët 10 personat e identifikuar janë që ndodhen në spitalin e Durrësit, janë: 1-Selvie Lala, 74 vjeçe. 2-Erisa Cara, 25 vjeçe. 3-Arjela Lala, 5 vjeçe. 4-Kristi Reçi, 25 vjeç. 5-Erjola Boshku, 25 vjeçe. 6-Sadik Qato, 80 vjeç. 7-Amelja Lala, 10 vjeç. 8-Sahate Lala, 50 vjeç. 9-Bajram Hajdarmataj. 10-Plator Zeneli, 70 vjeç. Në total, numri i viktimave deri më tani është 18.