24 orë tmerri, ankthi, vuajtje, mes lotëve. 24 viktima, 650 të plagosur të konfirmuar, teksa vijojnë kërkimet për 6 anëtarë të familjes Lala në pallatin 6 katësh në lagjen numër 18 në Durrës, e ndërsa 4 të tjerë në zonën e Plazhit dyshohet se janë nën gërmadha ende.
Author: tirana
Sizmologu Rrapo Ormëni deklaroi sonte se është e vështirë që të ketë goditje tjetër të fortë pas asaj që ndodhi në orën 03:54 të mëngjesit dhe pas goditjet që shoqëruan atë. “Theksova se ishte normale që natën e sotme pas goditjes kryesore të kishte lëvizje, të largoheshin nga qendra të banuara në drejtim të fushave. Pas kësaj situate të goditjes kryesore dhe pas goditjeve vështirë të ketë goditje të fortë. Prandaj nuk është më ai paniku që ndodhi pas goditjes kryesore”, tha Ormëni. Ndërkohë inxhinieria Lule Bozo shpjegoi se çfarë duhet të bëjmë në rastet kur bie tërmet. “Në momentin e parë…
Një burrë, daja i 15-vjeçares Drita Cakoni, me foton e pasaportës në dorë bëri thirrje në media për gjetjen e mbesës së tij. Drita ishte zhdukur së bashku me babain e saj Kastriot Cakoni, në Thumanë. Por fatkeqësisht daja ka mundur ta gjejë mbesën të pajetë në morgun e spitalit të Lezhës.
Ka shkuar në 24 bilanci i viktimave nga tërmeti tragjik që tronditi Durrësin mëngjesin e kësaj të marte. Një i riu nga Thumana ndërroi jetë në orët e vona të mbrëmjes së sotme pas orësh të tëra nën rrënoja.
Juventus e ka mbyllur pjesën e parë në avantazh falë supergolit të shënuar nga Dybala në fund të pjesës së parë. Agjentinasi e dërgoi topin në rrjetë me anë të një goditje dënimi.
Në një kohë kur e gjithë popullësia e Kosovës është mobilizuar për të ndihmuar personat që u prekën nga tërmetet e njëpasnjëshme në Shqipëri, ambasada Shqiptare në Kosovë duket se “nuk e ka vënë ujin në zjarr”. Sipas mediave në Prishtinë, pavarësisht rrethanave, ku mbi 22 persona humbën jetën e qindra të tjerë u plagosën, u mbajt ceremonia e 107 vjetorit të pavarësisë së Shqipërisë. Kjo ceremoni u mbajt edhe nën shoqërimin e verës e pijeve tjera, pavarësisht tragjedisë që ngjau në Shqipëri. Të pranishëm në këtë ceremoni ishin edhe kryeministri në detyrë, Ramush Haradinaj si dhe lideri i VV-së,…
Lëkundjet e tërmetit kanë krijuar panik dhe ankth tek qytetarët shqiptarë, ndërsa deri në këto momente raportohen për 21 persona të vdekur dhe 600 të tjerë të plagosur. Gjithashtu momentet e lëkundjeve pak kohë më parë janë ndjerë edhe në studion e lajmeve në “News24” teksa gazetarja Nisida Tufa ishte në lidhje “live” me kolegun Ergys Gjençaj. “Ergys teksa raporton ka lëkundje të forta. Ndihen edhe në studio, besoj ndihen shumë edhe atje ku ndodhesh edhe ti. Janë të shpeshta në këto momente, edhe pse nuk duam të bëjmë panik, por në fakt frikë shkaktohet”-tha gazetarja, ndërsa vijonin lëkundjet edhe…
Pas tërmetit të fortë në orën 03:55 të mëngjesit të sotëm me magnitutë 6.4, Shqipëria u godit nga një tjetër tërmet në orën 07:08 të mëngjesit. Ky tërmet është ndjerë live edhe në studiot e ndryshme televizive. Në “Wake up” në Top Channel, si duket është menaxhuar me shumë qetësi tërmeti i cili kishte një magnitutë 5.4. Dy moderatorët Ori Nebijaj dhe Isli Islami kanë qenë duke diskutuar pikërisht për tërmetin e orëve të para të mëngjesit kur një tjetër goditje po ndodhte. Ori dhe Isli kanë menaxhuar shumë mirë situatën, duke mos përhapur panik për publikun.
Ndërron jetë në spitalin e Traumës, Diena Meçe, e cila u shpëtua disa orë më parë nga forcat RENEA. 30-vjeçarja doli e gjallë nga rrënojat ndërsa vajza e saj vetëm 8 vjeç humbi jetën nën rrënoja. Edhe pse nëna 30-vjeçare arriti që të nxirrej e gjallë, nuk u mbijetojë dot plagëve të marra. Mësohet se pak vite më parë bashkëshorti i saj kishte ndërruar jetë gjithashtu si pasojë e një sëmundjeje të rëndë.
Kryeministri Edi Rama ka vizituar disa nga të lënduarit nga tërmeti që janë të shtruar në spitalin e Traumës, ku u njoh edhe me gjendjen e një të moshuare. “Të hap derën rrëshkita, jam prej Mokre mor kryeministër. Isha në Tiranë në Selitë te vëllai për vizitë. Vetëm të mos mbetem sakate” tha ajo. Ndërsa Rama iu përgjigj me një batutë për të shtensionuar situatën. “Të kanë marrë mësysh por syri i keq do të plasë dhe ti do të ngrihesh në këmbë“.
Shumë qytetarë nuk kanë mundur edhe sot të futen në banesat e tyre për shkak të frikës nga tërmeti. Mjaft prej tyre e kanë kaluar në makinat e tyre të parkuara buzë rrugës, larg pallateve.
Në rrjetet sociale kanë qarkulluar tre foto prekëse sikur i përkasin tërmetit në Shqipëri të 26 nëntorit, por ato janë FAKE. Fotoja e qenit që qëndron afër të zotit është shkrepur në Los Angelos, gjithashtu edhe fotoja kur shfaqet një burrë i vetëm mes rrënojave i ulur duke qarë apo edhe ai i fëmijës së vogël që mbulon fytyrën me duar nuk janë shkrepur në Shqipëri.