Kryeministri Rama tha sot në mbledhjen e Këshillit të Ministrave se do të shpallë gjendjen e jashtëzakonshme për Tiranën dhe Durrësin. Ai njoftoi se shpallja e kësaj gjendjeje do të jetë për 30 ditë por ende mbetet për tu konfirmuar nëse kemi të bëjmë me gjendje të jashtëzakonshme apo të fatkeqësisë natyrore pasi këto dy terma janë të ndarë në kushtetutë. Sipas Nenit 173 të Kushtetutës, gjendja e jashtëzakonshme vendoset nga Kuvendi me propozim të Këshillit të Ministrave në rastet kur cënohet rendi kushtetues dhe siguria publike ndërsa Neni 174 i Kushtetutës thotë se “për parandalimin ose mënjanimin e pasojave…
Author: tirana
Një grua ka përlotur rrjetin pasi ka humbur tre anëtarë nga familja e saj, trupat e të cilëve u nxorrën të pajetë nga rrënojat e shkaktuara pas tërmetit të fuqishëm. Në një status në Facebook, Trëndafile Çupi ka publikuar fotot e tre pajëstarëve të familjes të vëllait që u shua një ditë më parë. Krahas fotove, me zemër të thyer, halla shkruan se i është bërë shpirti copë. “Te preheni ne paqe ! Qofshi engjej te parajses! O Keli hallës ike shume shpejt nga ne o shpirt ❤❤😭😭😭 O Zemrat e mia sa shpejt na ndau Zoti! Na e bete…
Shqipëria nuk gjen paqe nga tërmetet! Një tjetër lëkundje tërmeti është regjistruar pak minuta më parë. Mësohet se ai ka qenë me magnitudë 3.9 i shkallës rihter. Kujtojmë se të martën një tërmet i fuqishëm me magnitudë 6.3 të shkallës rihter goditi vendin, duke shkaktuar të vdekur.
jë faqe online për të dhuruar para duke nisur nga 1 lek apo 1 euro për familjet e prekura nga tërmeti në Shqipëri. Kryeministri Edi Rama njoftoi sot të gjithë ata që duan të ndihmojnë banorët e prekur nga tërmeti, se mund të depozitojnë ndihmat e tyre përmes aplikacionit e-Albania. Në mbledhjen e jashtëzakonshme të qeverisë, Rama tha se “kemi përgatitur një adresë të vetme në platformën e-Albania për të gjitha ndihmat dhe kontributet, e cila mundëson inventar dhe transparencë të plotë”. Kryeministri kërkoi që fryma e festave kombëtare të 28-29 nëntorit të njehsohet me kontributin e gjithkujt që ka…
Në emër të Papa Françeskut, Sekretari Kardinal i Shtetit, Pietro Parolin, dërgoi një telegram ngushëllimi për viktimat e tërmetit të së martës në Shqipëri. Papa Françesku u ka dërguar “ngushëllimet e tij të përzemërta” të mbijetuarve nga tërmeti që goditi Shqipërinë herët të martën në mëngjes. Në një telegram drejtuar presidentit Ilir Meta, Sekretari i Shtetit i Vatikanit, Kardinal Pietro Parolin thotë se ‘Ati i Shenjtë po lutet për shpirtrat e atyre që vdiqën në katastrofë’. Papa Françesku po lutet gjithashtu për “personelin e ekipeve të emergjencës në përpjekjet e tyre të ndihmës”. Papa Françesku për popullin shqiptar: Unë jam…
Presidenti turk ka deklaruar se e “Gjithë botës islame i bëj thirrje që ta mbështes Shqipërinë” Erdogan tha se i ka telefonuar Kryeministrit Edi Rama dy herë për tu përditësuar në lidhje me operacionet e kërkim shpëtimit të të dëmtuarve nga tërmeti i fuqishëm që goditi vendin tonë. Presidenti turk theksoi se i ka dërguar ngushëllimet kryeministrit Rama dhe shtoi se Turqia ka dërguar ekipet e saj të kërkim-shpëtimit. “Mendoj se duhet të jemi pranë Shqipërisë në lidhje me ndërtesat e rrënuara, gjë e cila veçanërisht është detyra e Organizatës Islamike për Zhvillim. Besoj se është shumë e dobishme që…
Nga Edmond Prifti Mes turmës që shkëputet një punonjës i FNSH-së, e ka të pamundur të mbajë lotët që fillojnë i rrjedhin, e me zërin që i dridhet thotë: “Herët në mëngjes, i pashë me sytë e mi se si çifti që u gjet i pajetë, aty ku duhej të ishte dhoma e gjumit… ishin të përqafuar me njëri-tjetrin”. Nuk të dalin fjalët, e befas ndjen se po loton edhe vetë, kur e imagjinon atë skenë e kur sheh thellë në sytë e tij të përlotur. Më tej kaos dhe për gati 10 minuta nuk gjenden, se ku janë gërshërët…
Një kamerë sigurie ka kapur momentin e dridhjes së një shtëpie kur para orës 04:00 të mëngjesit tërmeti dridhi vendin me epiqendër në Thumanë. Tërmeti me 6.4 ballë Richter la të vdekur 27 të vdekur mbi 600 të lënduar dhe disa që ende po kërkohen nën rrënoja Derisa ekipet e shpëtimit po vazhdojnë të kërkojnë për viktima apo të mbijetuar ABC World News ka publikuar një video të tërmetit.
Shkon në 27 numri i viktimave nga tërmeti i djeshëm. Nxirren të pajetë nga rrënojat në Thumanë dy persona, babë e bir. Mësohet se kanë humbur jetën Keli Çupi dhe babai i tij.
Pas situatës të rënduar të krijuar nga tërmeti me magnitudë 6.4 shkalla rihter, me epiqendër bregdetin e Durrësit që goditi në orët e para të mëngjesit të 26 nëntorit vendin tonë, mbi 200 specialistët të kërkim shpëtimit dhe Emergjencave Civile nga vende aleate dhe partnere të NATO-s, kanë mbërritur orë pas orë në Shqipëri për të asistuar ekipet tona në këtë situatë të rëndë. Specialiste nga BE, Greqia, Turqia, Franca, Italia, Kroacia, Rumania, Zvicra, SHBA, Mali i Zi, Maqedonia e Veriut, Kosova dhe Serbia, po japin ndihmën e specializuar në operacionet e kërkim shpëtimit, bën me dije Ministria e Mbrojtjes.…
Kryeministri Edi Rama ka shpallur sot gjendjen e jashtëzakonshme pas tërmetit shkatërrues që ka marrë deri më tani 25 jetë njerëzisht, ndërkohë që frika mbetet ende pezull pasi bilanci edhe mund të rritet. Në mbledhjen e jashtëzakonshme të qeverisë kryeministri pohoi se nuk është thjesht çështje financash, ndërsa nuk nguroi që t’i kthente përgjigje edhe akuzave të opozitës, duke shtuar se; “Nuk e di nëse janë të gatshëm ata që e predikonin gjendjen e jashtëzakonshme që tu nënshtrohen këtyre masave”. “Do shpallim gjendjen e jashtëzakonshme bazuar në Kushtetutë. Ashtu si Kushtetuta dhe legjislacioni shtjellojnë, duke nisur nga natyra dhe perimetri…
Pas më shumë se 19 orësh nën rrënoja, Klajdi Qato është nxjerrë nga rrënojat e pallatit. Qato u dërgua për në spital që të marrë ndihmën e duhur mjekësore. Operacioni u zhvillua nga bashkëpunimi mes ekipeve shqiptare dhe greke të kërkim shpëtimit. Finalizimi i këtij operacioni të gjatë gëzoi anëtarët e ekipeve të shpëtimit dhe qytetarët që ndodhën në vendngjarje në Thumanë.