“Janë humbur jetë njerëzish. Kemi lehtësimin shpirtëror nga jo pak jetë të shpëtuara. Kanë qenë të gjithë heronjtë e kësaj dite, bluzat e bardha që në ditët me diell i kemi përgojuar pa hesap, sot janë në krye të detyrës për të shpëtuar jetë. Për fat të keq bilanci i humbjeve nuk ka përfunduar, por lus Zotin që të mos ketë përfunduar as bilanci i jetëve të shpëtuara nga rrënjoat, që ende shpresoj që të marrin frymë, njerëz që do i nxjerrim. Një ditë sa e rëndë aq e mbushur edhe me emocion si rezultat i solidaritetit të jashtëzakonshëm të…
Author: tirana
Zbulohen emrat e dy vëllezërve nga Kosova që gjetën vdekjen nën rrënojat e shkaktuara nga tërmeti që ra orët e para të mëngjesit të sotëm. Mësohet se ata janë Shemsedin dhe Isa Abazi, nga Gjilani. Në momentin kur toka është lëkundur nga tërmeti, të dy kanë qënë të akomoduar në ambientet e Hotel Tropikal. Në orët e para të ditës së sotme pas rënies së tërmetit dy të rinjtë nga Kosova ishin gjallë dhe kërkuan ndihmë përmes telefonit, por nuk arritën që të mbijetojnë deri në ndërhyrjen e grupeve të shpëtimit, që i nxorën të pajetë.
Pamje satelitore të zonave ku lëkundjet e tërmetit 6.4 ballë janë ndjerë më fort dhe ka pasur dëme materiale. Harta është publikuar nga Shërbimi i Emergjencave të BE-së.
Presidenti Emmanuel Macron ka zgjedhur, që të shpreh ngushëllimet për popullin shqiptar në gjuhën shqipe , lidhur me ngjarjen e rëndë që ka kapëluar vendin. Në një postim në facebook, Macron shkruan se Franca është sot solidare me Shqipërinë dhe vendi i tij ka dërguar ekipe të sigurisë civile. “Shpreh afërsinë me viktimat e tërmetit që goditi vendin tuaj, me familjet në zi si dhe me personat e dëmtuar. Franca është sot solidare me Shqipërinë. Ne po dërgojmë menjëherë ekipe të sigurisë civile, së shpejti edhe specialistë të forcave zjarrfikëse, me qëllim që të marrin pjesë në operacionet e shpëtimit”, shkruan…
Edi Rama shkruan: Dimri nuk kalohet dot as nën qiell të hapur e as në tenda, prandaj qeveria do të nënshkruajë një marrëveshje me strukturat hoteliere të Durrësit, Kavajës dhe edhe Vlorës po të jetë nevoja, që të gjitha familjet e mbetura pa çati, të strehohen në kushte optimale, të shërbehen në kushte optimale, t’i kalojnë edhe festat e fundvitit në kushte optimale bashkë me fëmijët e tyre, ndërsa këta të fundit jo vetëm të mos jenë të detyruar të braktisin shkollën asnjë ditë, po edhe të mësojnë në kushte optimale
Qeveria shpall datën 27 nëntor ditë zie. 27 nëntori është ditë zie kombëtare në nder të viktimave të tërmetit të fuqishëm që preku vendin tonë. Shqipëria orët e para të mëngjesit të sotëm u prek nga një tërmet i fuqishëm të shkallë 6.4 Rihter dhe për pasojë deri tani janë 20 persona të vdekur dhe 600 të plagosur.
Tërmeti i fuqishëm që preku Shqipërinë në orët e para të ditës së sotme deri tani ka shkaktuar 22 viktima. Kjo shifër alarmante pritet të rritet për shkak se nën rrënoja ende ka familjarë. Ramë Lala është kryefamiljar i një familje prej nëntë anëtarësh në zonën e Kënetës në Durrës i cili ka dëshmuar se për 6 pjestarë të familjes së tij nuk dihet asgjë më tepër përveç faktit se ndodhen nën rrënoja. Ai ka rrëfyer se 6 pjestarët e familjes së tij kanë mbetur nën rrënojat e banesës që është shembur e gjitha ndfërsa gjatë ditës së sotme dy…
Forcat RENEA kanë shpëtuar një tjetër persona nga rrënojat në Durrës. Policia njofton se është nxjerrë e gjallë një 30-vjeçare nga rrënojat e një pallati 6-katësh. Ndërkohë, rreth dy orë më parë RENEA ka nxjerrë të pajetë nga rrënojat vajzën e saj të mitur 8-vjeçare.
Tërmeti tragjik që la pas shumë viktima, qeveria shpall ditën e nesërme ditë zie kombëtare Qeveria ka vendosur të shpallë ditën e nesërme ditë zie kombëtare. Vendimi vjen pas tërmetit të fuqishëm që shkaktoi rreth 20 viktima e qindra të plagosur. Tërmeti goditi kryesisht qytetin e Durrësit dhe zonën e Thumanës ku u shembën disa pallate. Për fat të keq, bilanci i viktimave vazhdon të thellohet, ndërsa numri i të plagosurve ka kaluar mbi 600.
Goditjet e njëpasnjëshme nga tërmeti e ka kthyer Shqipërinë në kryefjalën e mediave botërore dhe jo vetëm. Klube dhe lojtarë të rëndësishëm të futbollit botëror kanë shprehur solidarizimin e tyre. Së fundmi, mesazh solidarizimi ka mbërritur nga lojtari serb i Manchester United, Nemanja Matic. Në rrjetin social “Instagram”, mesfushori ka shkruar “Lutuni për Shqipërinë”.
Shqipëria është një vend me rrezishmëri të lartë sizmike. Lëkundjet kanë qenë të shumta, por në jo pak raste kanë shënuar edhe shumë viktima. Sipas ekspertëve, tërmeti që u ndje sot në të gjithë Shqipërinë, me epiqendrën pranë bregdetit të Durrësit, ishte një nga më të fuqishmit në 20-30 vitet e fundit dhe shkaktoi rreth 650 të lënduar dhe deri më tani, pra në orën 16.45 ka shënuar 18 viktima. Ndonëse tërmetet dhe dëmet prej tyre nuk janë diçka e re për vendin tonë, ato të kësaj shkalle kanë qenë të rrallë, fatmirësisht. Tërmeti i sotëm na kujton se sa…
Të tjera lëkundje të forta tërmeti janë ndjerë pak minuta më parë në vend. Sipas të dhënave të para mangnituta ka qenë 4 dhe epiqendra e tërmetit ka qenë sërish në Adriatik.