Author: tirana

Ndërsa lëkundje të forta tërmeti u regjistruan vetëm pak caste më parë, ministrja e mbrojtjes bën me dije se për arsye sigurie të gjitha operacionet e kërkim shpetimit janë ndërprerë për pak minuta. Lëkundja ka qenë e shkallës 5.6 rihter dhe është ndjerë në shumë qytete të vendit. Epiqendra e kësaj lëkundje ka qenë në detin Adriatik, me thellësi rreth 2 km. LEXO EDHE: Shqipëria nuk gjen paqe/ Sërish lëkundje të forta tërmeti me magnitudë 5.6 ballë

Read More

eksa presidenti i Kosovës Hashim Thaçi ishte duke folur LIVE për gazetarët nga Thumana ku qeveria kosovare ka shprehur solidarizim me të prekurit nga tërmeti i së martës, një tjetër lëkundje e fortë sizmike u ndje. Tërmeti ishte 5.4 ballë me epiqendër Adriatikun. Në krah të zëvendëskryeministrit Erion Braçe, dhe përfaqësuesve të tjerë, Thaçi, gazetarët, operatorët dhe gjithë të pranishmit kanë ndjerë lëkundjen teksa janë larguar me shpejtësi. Pas krahëve të tyre ësht ënjë makinë e ambulancës teksa shihet se lëkundet gjatë tërmetit. https://www.youtube.com/watch?v=NaEDs8ctC-8&feature=emb_title

Read More

Tërmeti i mëngjesit të djeshëm ka tronditur të jgithë shqiptarët, të cilët janë solidarizuar me situatën e pa precedentë. Ndihmat, mbështetja dhe ngushëllimet nuk kanë munguar për familjet e prekura. Në media kemi publikuar histori të viktimave, të familjarëve të tyre që kanë sjellë pjesë nga drama që kanë përjetuar në këto ditë paniku. Duket se ai që na kishte shpërtuar ishte pikërisht djali i kryeministrit. Greg Rama ka ngushëlluar të gjithë viktimat e tërmetit, duke rrëfyer se një prej viktimave të tërmetit e njihte personalisht. “Mes viktimave të shumta nga kjo fatkeqësi natyrore edhe një njeriu im i afërt…

Read More

Presidenti i Republikës Ilir meta ka qenë në Durrës sot pranë familjeve të prekura nga tërmeti ku ka folur për situatën e krijuar. Ai tha se vëmendja duhet të përqendrohet tek personat që janë ende nën rrënoja. Zoti President, sa e vështirë shfaqet aktualisht situata në vendin tonë? A keni një informacion të saktë se sa është numri i saktë i personave që ndodhen ende nën rrënoja? Për një numër më të saktë duhet t’i drejtoheni zyrtarisht Ministrisë së Mbrojtjes si institucioni përgjegjës zyrtar. Ajo që është prioritare, e theksoj edhe një herë, është të vazhdohet puna me këmbëngulje deri…

Read More

Ministrja e Shtetit për Marrëdhëniet me Parlamentin, njëherazi drejtuesja politike e PS-së për Tiranën, Elisa Spiropali, ka marrë pjesë sot në mbledhje emergjente me Komisionin e Mbrojtjes Civile të qarkut Tiranë. “Bashkë me prefekten, Suzana Jahollari, zv.ministren e Brendshme, Romina Kuko, përfaqësues nga 5 bashkitë e qarkut, si dhe përfaqësues nga të gjitha strukturat e institucioneve që i kanë bërë ballë kësaj fatkeqësie natyrore, analizuam qartësisht situatën e deritanishme si dhe vendosëm objektivat imediate, duke nisur nga nevojat për ndihmë që ka çdo qytetar deri tek evidentimi i dëmeve materiale të shkaktuara nga tërmeti”, shprehet Spiropali. Po ashtu, Spiropali thekson…

Read More

Menjëherë pas mbledhjes së djeshme të këshillit bashkiak, kryetari i bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj vizitoi disa nga familjet e prekura më rëndë nga tërmeti i fundit, të cilat janë strehuar përkohësisht nëpër çadra pranë banesave të tyre të pabanueshme. Teksa vizitoi familjen me 5 anëtarë të Ilir Drizës në Farkë të Madhe, Veliaj siguroi se bashkia e Tiranës do të rindërtojë të gjitha banesat e dëmtuara, ndërsa për ato me dëmtime të pjesshme do të bëhen dëmshpërblimet përkatëse. “Kolegët e bashkisë së Tiranës, anëtarët e këshillit bashkiak dhe i gjithë stafi drejtues, do ta gdhijnë sot, ose në qendra…

Read More

Pas tërmetit të fuqishëm që goditi vendin mëngjesin e ditës së djeshme, vazhdohet të ketë lëkundje. Dy moderatorët e “Top Channel”, Ori Nebiaj dhe Isli Islami kanë treguar përmes një video të publikuar në rrjetet sociale sesi e kanë përjetuar ata tërmetin. Ori dhe Isli ishin duke prezantuar emisionin e mëngjesit “Wake up”, kur ndjenë lëkundjet e tërmetit dhe u tmerruan. “Një tjetër tërmet sapo ra”, tha Isli ndërkohë që mbahej në tavolinë. https://www.instagram.com/p/B5U5dt2garJ/

Read More

Një djalë i vogël nga Thumana, i cili fatmirësisht ia doli të mbijetojë, pasi u gjet nën rrënojat e shtëpisë së shembur nga tërmeti, tashmë ndodhet në spital ku po merr ndihmën e nevojshme mjekësore. I vogli ka rrëfyer momentin e tmerrshëm kur është zgjuar nën gërmadha dhe se ka thirrur me zë të lartë për ndihmë. Ndërkohë, ende nuk dihet asgjë për fatin e familjes së djalit të vogël. Me kë ishe në shtëpi në ato momente? “Më ra rafti ke këmba. Isha me babin, mamin dhe motrën. Pastaj nuk mbaj mend gjë më. Kur u zgjova, isha poshtë…

Read More

Evi Kardashian është e reja që punonte si balerinë në një lokal tallavaje dhe u nxor pa jetë nga rrënojat në qytetin e Durrësit. Të shumtë kanë qenë miqtë e saj që po e vajtojnë sot dhe që nuk e besojnë dot këtë lajm. Një e afërme e Evit ka shkruar pranë redaksisë së JOQ.al dhe teksa shprehet se dhimbja është e madhe për të gjithë shqiptarët, bën me dije se balerina e ndjerë quhet Eviola Broshka. Vajza ishte me origjinë nga Elbasani. Nuk janë të paktë ata që e gjykonin për punën që bënte, por sipas të afërmes, Evi…

Read More

“Une them gjithmon jemi populli me i mire ne bote mos ta kishim kete udheheqsi, heke taksen o Edi se boll ki bo lek mos u mundo me fatkeqsi te pasurohesh ne jemi nje gjak”. Ky ka qenë një koment në faqen zyrtare të kryeministrit Rama, nga një shqiptar i Kosovës. Kreu i qeverisë shqiptare, jo vetëm nuk e ka lënë pa përgjigje këtë koment, por gjërë e gjatë, jo më me një gjuhë ironike, si shpesherë e bën, por me një gjuhë të ashpër i shkruan se ky koment në këtë moment, është një turp

Read More

Gazetari Bashkim Hoxha mbetet një nga figurat më të dashura për publikun, që i hap ekranin familjeve shqiptare për çdo problem që ata kanë. Si shumë banesa në Durrës, edhe pallati ku Bashkim Hoxha jeton dhe ka studion e mëngjesit, ka pësuar demë serioze. Mëngjesin këtë herë, Bashkim Hoxha, na e ka uruar ndryshe në Facebook, duke postuar foton e dëmeve që la pas tërmeti 6.3 ballë i 26 nëntorit.

Read More