Mbi 550 tërmete kanë ndodhur gjatë dy ditëve të fundit pas tërmetit të fortë të mëngjesit të së martës me magnitudë mbi 6.3 ballë. Sizmologu Edmond Dushi në një intervistë për “Panorama.al”, thekson se lëkundjet do të vazhdojnë, por qetëson qytetarët e Tiranës se nuk do të kenë pasoja. Sipas tij, kjo situatë mund të zgjasë edhe disa javë, duke marrë parasysh eksperiencat e mëparshme. Sizmologu thekson. Edmond Dushi: Situata vazhdon të jetë e ngarkuar në aspektin sizmik. Deri më tani janë regjistruar rreth 550 pas goditje. Vazhdojnë të bien. Ka ndodhur edhe një pasgoditje e fortë pasditen e sotme…
Author: tirana
Tërmeti i rënë pak minuta më parë ka shkaktur 3 të lënduar në Tiranë. Një 27-vjeçar nga Kashari është dërguar me urgjencë neë Spitalin e Traumës në Tiranë pasi është plagusur si pasojë e tërmetit që tronditi kryeqytetin pasditën e sotme. Gjithashtu mësohet se edhe dy persona të tjerë janë plagosur në kryqytet vendi dhe rrethanat në të cilat ka ndodhur ngjarjet nuk dihen ende. Mësohet se mes tyre janë një e moshuar dhe një vajzë e re.
Ministrja e Mbrojtjes Olta Xhaçka teksa ka dalë në një konferencë për shtyp ku po lexon edhe emrat e viktimave të tërmetit të frikshëm të një dite më parë me vështirësi ka lexuar pasi lotët se linin të vijonte.. Deklarata e Plote Të dashur qytetarë,Ky është komunikimi më i vështirë që mund t’i takojë një zyrtari të shtetit shqiptar, e që do doja mos të ndodhte kurrë.Tërmeti i datës 26 ishte vërtet një ngjarje e rëndë. Ka shkaktuar frikë dhe ankth, ndjesi të cilat përsëriten sa herë toka lëkundet, ashtu sic ndodhi disa minuta me parë, ka shkaktuar dëme masive…
Sizmiologu Rexhep Koçi është shprehur se deri më tani ka patur 550 pasgoditje. Ndërkohë sipas tij pritet që edhe në ditët në vijim të ketë pasgoditje të tjera. “550 pasgoditje. Janë disa kilometra në veri të kepit të Rodonit. Deri përballë Gjirit të Lalëzit. Ka edhe një pjesë tjetër të pasgoditjeve edhe në tokë. Do të presim pasgoditje të tjera. Do te kemi pas goditje të tilla edhe në vijim megjithëse jo shumë të larta. Rajoni është aktivizuar dhe derisa të stabilizohet e gjitha energjia e akumuluar, do të kemi lëkundje të tjera, por janë krejt normale. ” tha Koçi
Nga lëkundjet e fuqishme mësohet se u plagos një 27-vjeçar në Kashar, si dhe dy gra në Tiranë, nuk dihen të tjera detaje për identitetin apo gjendjen e tyre shëndetësore. Njerëzit kanë dalë në rrugë nga paniku dhe frika e shembjes së banesave të tyre.
Gazetarja Rudina Xhunga e ftuar në rubrikën “Opinion” në “News24” ka treguar përjetimet e saj në operacionin e shpëtimit të Klajdi Qatos, i cili u nxor gjallë nga rrënojat e vilës “Palma” në zonën e Durrësit, por edhe për përjetimet pas tërmetit të fuqishëm që la pas qindra të plagosur dhe mbi 30 jetë të humbura. Më tej, Xhunga theksoi se jetët e humbura nuk erdhën vetëm për shkak të fenomeneve natyrore, por edhe nga ndërtimi i vilave, të cilat sipas saj, janë ndërtuara me kurrupsion. “Jemi të paqetë tani. Sepse për pse momenti po qajmë viktimat, po na dhemb…
Historia e Diena Meçaj Karanxhas, 30-vjeçares që gjeti vdekjen bashkë me të bijën e mitur në rrënojat e tërmetit të 26 shtatorit bëri xhiron e rrjetit. Një person ka dërguar mesazh në rrjetet sociale të Anabel ku edhe ka treguar detaje lidhur me momentin kur e reja është gjetur nga forcat e shpëtimit bashkë me të bijën e vdekur në krahë. Sipas tij, ajo nuk e lëshonte të bijën dhe pak më vonë ndërroi jetë në spital për shkak të hemoragjisë. “Ah Anabel kjo ishte shumë e dhimbshme. Babai im dje ka qënë prezent në nxjerrjen e saj dhe thoshte që gjatë…
Pallati i sportit Ramazan Njala në Durrës do të hapet mbrëmjen e sotme për të prekurit nga tërmeti. Gazetari i Report Tv raporton se ky vendim është marrë për shkak se moti mund të prishet, duke e bërë më të vështirë strehimin e tyre në çadra.
Udhëzime të Sekretariatit të Përgjithshëm të Mbrojtjes Civile të Greqisë për përballimin e tërmeteve. 1.Përgatitja a) Brenda shtëpisë • Fiksoni mirë pas mureve raftet dhe biblotekat. Largoni nga portat mobiljet e larta të cilat mund të rrëzohen dhe të përbëjnë pengesë per të larguar. • Vidhosni mirë në mure bolierin, depozitat e lëndëve djegëse e të ujit. • Vendosni sendet e rënda në raftet më të ulëta. • Largoni sendet e rënda nga krevatet dhe kolltukët. • Fiksoni mirë llambadarët edhe freskueset e tavanit. • Përcaktoni vendet e sigurta në çdo dhomë të shtëpisë: – Poshtë tavolinave të sigurta. -…
Vajza që shihni më poshtë në fotografi ishte viktima e parë e tërmetit katastrofik, që goditi Shqipërinë mëngjesin e djeshëm, duke lënë pas të paktën 31 të vdekur e qindra të plagosur, si dhe duke shkatërruar totalisht shumë ndërtesa. Bëhet fjalë për 25-vjeçaren Kristi Reçi, studente e Mjekësisë, e cila u nxor dje e pajetë nga rrënojat. 25-vjeçarja ka vdekur nga tërmeti së bashku me familjarët e saj, vëllanë 22-vjeçar, dhe të dy prindërit. Kristi ishte e afërme e djalit të kryeministrit Edi Rama, Greg Rama.
Napoli po kalon një moment të vështirë në fushë dhe jashtë saj ndërkohë që sjellja e futbollistëve, u ka kushtuar shtrenjtë duke qenë se trajneri De Laurentis u ka vënë gjoba të majme lojtarëve. Të gjithë futbollistët, do të paguajnë dënimet ndërkohë që nga Italia ka ardhur një propozim interesant. Fakti që Shqipëria është goditur nga një tërmet i fortë, ka solidarizuar shumë njerëz dhe tifozët e Napolit kanë përfituar nga postimi i klubit në mbështetje të Shqipërisë, duke kërkuar që gjobat e futbollistëve të kthehen në kontribut për Shqipërinë. Këto kërkesa të tifozëve, kanë bërë bujë në Itali dhe…
Tërmeti që shkundi Shqipërinë mëngjesin e sotëm nuk ka kursyer asnjë. Familje të shumta kanë mbetur pa një strehë. Shumë prej tyre janë strehuar në hotele apo të afërm, por një pjesë tjetër ndodhen në çadra tek stadiumi në Durrës. Mes personave që ndodhet i strehuar tek çadrat në Durrës, është dhe Ard Daullxhiu. Ai njihet si i mjeri për i famshëm në Shqipëri, pas ndihmës që i ka kërkuar qeverisë dhe bashkisë që ta lejojnë të bëjë një shtesë tek shtëpia e tij.