Author: tirana

Operatori i Sistemit të Transmetimit (OST) njoftoi se grupet e punës janë në gatishmëri dhe në mbështetje të plotë të qytetarëve në zonat e prekura nga lëkundjet e tërmetit. “Grupet tona të punës janë në gatishmëri dhe në mbështetje të plotë të qytetarëve në zonat e prekura nga lëkundjet e tërmetit”, thuhet në njoftimin e OST. OST po ashtu ka publikuar edhe një numër celular ku qytetarët mund të kontaktojnë për çdo emergjencë: 0698047610. Të gjitha strukturat e shtetit janë në këmbë që në momentet e para pas goditjes. Ekipet e Emergjencës po punojnë intensivisht për të shpëtuar çdo jetë…

Read More

Autoriteti Aeroportit Civic (AAC) informon udhëtarët që fluturojnë nga aeroporti ndërkombëtar “Nënë Tereza”, Tiranë se puna në aeroport vijojnë normalisht. AAC njofton se, se si pasojë e lëkundjeve të forta të tërmetit mëngjesin e sotëm në orën 03:54 minuta, në aeroportin ndërkombëtar “Nënë Tereza”, u bë evakuimi i menjëhershëm i udhëtarëve drejt pikave të grumbullimit, si në zonë tokësore, po ashtu dhe në zonë ajrore.‬ Menjëherë u kontrollua terminali, pista dhe zonat e manovrimit, i gjithë perimetri dhe stacionet e karburantit. Nga kontrollet e bëra nuk rezultoi të kishte dëme nga tërmeti, citon AAC-ja. ‪Ndërkohë që në orën 04:28 minuta,…

Read More

Ministrja e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale, Ogerta Manastirliu, deklaroi sot nga spitali i Durrësit se “deri në këtë orë të mesditës janë më shumë se 600 të lënduar që kanë marrë shërbim nga bluzat e bardha në spitalin e Durrësit, QSUT dhe spitalin e Traumës, në spitalet në Kurbin dhe Lezhë”. “Jemi të gjithë në gjendje gatishmërie jo vetëm me ekipe mjekësore të shtuara në të gjithë spitale por edhe me ekipet mjekësore në urgjencën kombëtare përmes Qendrës së Koordinimit të Urgjencave ku kemi patur deri tani më shumë se 500 thirrje. Kanë ardhur për të kërkuar ndihmë sa i…

Read More

Forcat e Armatosura të Shqipërisë kanë nisur ngritjen e çadrave për të strehuar të gjithë banorët e prekur nga tërmeti i fuqishëm që la pas viktima e shumë dëme materiale në vendin tonë. Fillimisht çadrat kanë nisur të hapen në Fushë-Krujë e Durrës, për shkak se zonat më të prekura nga ky tërmet ishin në Thumanë dhe në qytetin e Durrësit.

Read More

Bashkia e Tiranës deklaron se do të rindërtojë të gjithë shtëpitë e dëmtuara nga tërmeti i sotëm. Premtimi është dhënë nga kryebashkiaku Erion Veliaj në mbledhjen e Shtabit të Emergjencave ku deklaroi se sikurse në rastin e tërmetit të 21 shtatorit, edhe në këtë rast, do të nisë menjëherë rindërtimi. “Jam i sigurt që siç menaxhuam tërmetin e datës 21, ku në fakt këtë fundjavë bëhemi gati për të hapur shtëpitë e para të reja, me të njëjtin vullnet dhe me të njëjtin njerëzillëk dhe dashuri, do punojmë edhe për shtëpitë e tjera që të sigurohemi që mbaruam ato të…

Read More

Gjendja e jashtëzakonshme në Shqipëri, ku raportohen për disa të vdekur dhe qindra të lënduar nga tërmeti i fuqishëm që goditi vendin tonë në orët e para të mëngjesit, ka bërë bashkë futbollistët shqiptarë kudo që ndodhen. foto galeri foto galeri foto galeri foto galeri foto galeri foto galeri 123456PreviousNext Nga ish kapiteni Lorik Cana dhe deri tek dy futbollistët nga Kosova, Xherdan Shaqiri dhe Granit Xhaka, të gjithë kanë shprehur solidaritetin e tyre me familjet e prekura. Ky është një moment shumë i vështirë për Shqipërinë, një moment ku çdo lutje çdo mendim shkon për familjet e prekura nga…

Read More

Ministrja e Mbrojtjes Olta Xhacka po e ndjek hap pas hapi situatën e krijuar pas tërmeteve, bashkë me Shtabin e Emergjencave në Qendrën e Bashkuar Operacionale të Forcave të Armatosura. 400 efektivë të batalionit te xhenios, forcave komando, forcave speciale dhe Forcës Tokësore janë në terren në operacionet e kërkim shpëtimit dhe ngritjen e çadrave për strehimin e familjeve, banesat e të cilave janë dëmtuar. Qendra e Bashkuar Operacionale në funksion të plotë për koordinimin me strukturat vendore dhe ato qëndrore.

Read More

Shkon në 28 numri i personave që janë nxjerrë gjallë nga rrënojat e ndërtesave që nuk i shpëtuan dot lëkundjeve të forta të tërmetit 6.3 ballë. Lajmi është bërë i ditur nga kryeministri Edi Rama, i cili theksoi se kërkimeve në terren do t’i bashkohen edhe forca nga Kosova, Italia, Greqia, Franca, Turqia, Serbia dhe Mali i Zi. MESAZHI I RAMËS Sapo ka mbërritur në 28 numri i të shpëtuarve🙏 Do të vijojnë kërkimet që do të kryhen me durim e imtësi deri në fund, ndërkohë që pas pak orësh do fillojnë të na bashkohen njëra pas tjetrës skuadrat speciale…

Read More

Një tërmet i fuqishëm tronditi Shqipërinë, në orën 03:55 të mëngjesit, me magnitudë 6.4 ballë. Tërmeti rrëzoi pallate e shënoi dëme të shumta, duke lënë fatkeqësisht 13 viktima. Në Thumanë, aty ku paraqitet edhe situata më dramatike, një grua e moshuar humbi jetën pasi u zu nën rrënoja. Në prehërin e saj, të afërmit dhe forcat zjarrfikëse nxorrën gjallë nipin e vogël. Në Thumanë janë shembur totalisht tre pallate, dhe nën rrënoja ka disa persona për të cilit forcat zjarrfikëse po punojnë për t’i nxjerrë gjallë, me shpresën e madhe. Edhe në Durrës ku dëmët janë të shumta, tre të pajetë u…

Read More

Nga Ministria e Mbrojtjes është konfirmuar zyrtarisht edhe një person i vdekur nga tërmeti. Trupi i pa jetë është nxjerrë nga rrënojat e hotelit “Miramar” në Durrës nga forcat komando, ndërsa raportohet se është viktima është mashkull. Kështu, kjo fatkeqësi natyrore, e çon në 13 numrin e personave që kanë humbur jetën deri në këto momente ndërsa operacionet për shpëtimin e të gjallëve nënë rrënoja vijojnë.

Read More

Një tërmet i fuqishëm me magnitudë 6.4 ballë është ndjerë në Shqipëri rreth orës 03:55 minuta të mëngjesit të sotëm. Lëkundje të fuqishme që ngjallën panik tek banorët ku shumica kanë dalë në rrugë. Epiqendra e tërmetit ishte 10 kilometra nga Durrësi dhe 31 kilometra nga Tirana. Lëkundjet janë ndjerë të forta edhe në kryeqytet, por edhe Lezhë, Fushë-Krujë dhe Fier. Si të gjithë banorët e këtyre qyteteve edhe VIP-at tanë janë tmerruar nga tërmeti duke e ndarkë dhimbjen për të plagosurit dhe viktimat në rrjetet sociale, shkruan Albeu.com. Bleona Qereti dhe Bes Kallakun kanë zgjedhur të njëjtat fjalë për…

Read More

Shtetet e Bashkuara të Amerikës kanë shprehur ngushëllim për të gjithë familjet shqiptare të prekura nga tërmeti që ra mëngjesin e ditës së sotme. Përmes një reagim, Ambasada e SHBA shpreh gatishmërinë për të ndihmuar Shqipërinë për të kaluar këtë situatë të rëndë. “Shtetet e Bashkuara shprehin ngushëllimet më të thella për të gjitha familjet dhe komunitetet e prekura nga tërmeti. Shtetet e Bashkuara janë pranë miqve tanë në Shqipëri, ashtu si amerikanët dhe shqiptarët kanë qëndruar gjithnjë pranë njëri-tjetrit në kohë të vështira. Ne vijojmë të ndjekim situatën nga afër dhe jemi në gatishmëri për të ofruar mbështetjen tonë.”-reagimi…

Read More