Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Kryesore

Basha viziton familjarët e prekur nga tërmeti, thirrje Ramës: Shpall gjendjen e jashtëzakonshme

15:58 / November 26, 20192 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
78272283 2778294505555046 8566874079364120576 o
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Kreu i Partisë Demokratike, Lulzim Basha, ka vizituar edhe familjarët e prekur nga tërmeti i fuqishëm në Durrës, pas vizitës në Thumanë. Nga Durrësit, kreu i PD ka përsëritur thirrjen për kryeministrin Edi Rama dhe qeverinë, që të shpallë gjendjen e jashtëzakonshme.

Mesazhi i Bashës:

Pas Thumanës pranë familjeve dhe banorëve të Durrësit. E kam të vështirë të gjej fjalë për dhimbjen që prek dhe ndjej tek prindërit dhe të afërmit që kanë humbur më të dashurit e tyre. Por po kaq i prekur jam nga kurajo dhe solidariteti i njerëzve, që megjithë tronditjen, gjejnë forcë për të ndihmuar, për t’iu gjendur pranë bashkqytetarëve dhe familjeve në fatkeqësi.

Mirënjohje dhe mbështetje totale për çdo qytetar, mjek, infermier, punonjës policie, personelin e strukturave të emergjencës dhe të forcave të armatosura që megjithë kushtet dhe rrethanat e rënda po sakrifikojnë për të goditurit nga tragjedia.

Nga Durrësi përsëris thirrjen ndaj qeverisë për të mos u vonuar asnjë çast me shpalljen e gjendjes së jashtëzakonshme dhe për të mbështetur operacionet e emergjencës me bazë materiale adekuate.

Vëllezër dhe motra, të bëjmë gjithçka për të ndihmuar dhe për t’ju gjendur pranë çdo bashkëqytetari që ka humbur të afërmit, për ata që janë akoma nën rrënoja, me shpresën dhe lutjet për jetët e tyre, për të lënduarit dhe për të dëmtuarit nga kjo fatkeqësi.

Të gjithë në këmbë, ti japim dorën e ndihmën njëri-tjetrit, pa kushte dhe pa kursyer asgjë. Të bashkuar si një familje e madhe, do t’a kalojmë këtë fatkeqësi.

Zoti ju bekoftë ju dhe familjet tuaja!

Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Arrestohet personi që vuri zjarrin në Krujë

21:43 / August 8, 2026

Zjarri në Abazë të Krujës, ndërhyrje intensive nga ajri me 3 helikopterë të Forcës Ajrore

21:07 / August 8, 2026

Vritet me armë zjarri 20-vjeçari në Korçë, shërbente te Forcat e Armatosura/ Autor shoku i fëmijërisë, e ndoqi brenda një pallati

21:03 / August 8, 2026

“Siguria rrugore mbetet prioritet”/ Rama: Së shpejti vihen në funksion kamerat e Qendrës Kombëtare

17:01 / August 8, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.