Author: tirana

Seria italiane ka zhvilluar sot një tjetër ndeshje të javës së 13 të kampionatit, megjithëse ishte planifikuar të luhej mbrëmë. Takimi mes Leçes dhe Kaljarit, i shtyrë për shkak të kushteve shumë të rënduara atmosferike dhe reshjeve të dendura të shiut u zhvillua pasditen e sotme dhe u mbyll me barazimin 2-2. Kaljari që këtë sezon është konfirmuar si surpriza e kampionatit duke qenë mes pretendenteve për një vend në Kupat e Europës, kaloi në avantazh falë një penalltie të shënuar nga Zhoao Pedro. Në pjesën e dytë, ka qenë radha e Naingolan për të shënuar një supergol me një…

Read More

Ilir Meta do të largohet nga politika në momentin që popullit shqiptar do i rikthehet e drejta për të vendosur me referendum për çështjet kombëtare, por edhe lokale. Kreu i shtetit në një deklaratë nga Presidenca mbrëmjen e sotme u shpreh se 21 vite më parë u vendos në kushtetutë që populli ka të drejtë që të vendosë me referendum, por ai akuzoi se klasa politike, ku edhe ai ka qenë edhe është pjesë, ua ka mohuar qëllimisht shqiptarëve ligjin për këtë të drejtë. “Populli shqiptar nuk zgjedh deputetë, dialog nuk ka, asgjë nuk ka. Populli ka detyrë të mos…

Read More

Këngëtarja ka bërë histori dhe është tani artistja më e vlerësuar e të gjitha kohërave, me 29 çmime në total, duke thyer kështu rekordin që mbahej deri më tani nga Michael Jackson. 29 vjeçarja ka triumfuar në kategoritë kryesore: artistja më e mirë e vitit, artistja më e mirë pop femër, albumi më i mirë, videoja më e mirë dhe artistja më e mirë e muzikës bashkëkohore. Qershia mbi tortë ka qenë çmimi i gjashtë që iu akordua, artistja më e mirë e dekadës. E veshur si një “wonder women” moderne, Swift, ka pranuar me kënaqësi çmimet por nuk ka…

Read More

Grupi Parlamentar i Partisë Socialiste ka bërë një kërkesë zyrtare, të firmosur nga 56 deputetë, në Kuvendit për të futur në Komisionin hetimor për shkarkimin e Presidentit përplasjet e fundit të Metës për plotësimin e Gjykatës Kushtetuese me anëtarë. “Presidenti i Republikës në një kurs përplasje të plotë të tij me Kuvendin dhe institucione të tjera kushtetuese, ka vijuar cenimin e Kushtetutës me pasoja të rënda, përmes veprimeve konkrete apo mosveprimeve të qëllimshme. Rrjedhimisht, vlerësojmë të domosdoshme që edhe këto veprime të bëhen pjesë e vlerësimit nga Kuvendi i Republikës, në kuadër të procedurës së nisur tashmë për shkarkimin e…

Read More

Rreth dy muaj më parë reperja Rina Balaj u largua nga rrjetet sociale pa bërë asnjë njoftim për fansat e saj. Instagram-i që ajo kishte dikur me më shumë se 500 mijë ndjekës mori emrin e kompanisë që e menaxhoi për disa kohë “On Record”. Pas kësaj, Rina vendosi të qëndrojë larg rrjeteve sociale dhe hapi një të ri vetëm pak ditë më parë. Tani ajo është aktive me postime ku ka publikuar disa foto të reja dhe ka njoftuar se po punon për një projekt muzikor. Por, gjatë qëndrimit larg rrjeteve sociale, Rina ka kuptuar se ishte më e…

Read More

Arrestimi i gazetarit Hermes Nikaj, i njohur ndryshe si “Zogu i Tiranës”, bëri mjaft bujë në media. 28-vjeçari Nikaj u arrestua ditën e djeshme në një hotel në autostradën Tiranë-Durrës. Në momentin e arrestimit ai ishte në dhomë me një 47-vjeçar nga Mamurrasi dhe një vajzë, e cila dyshohej se ishte prostitutë. Ndërkohë, pasditen e sotme të tjera detaje janë zbardhur, ku shoqet e tij e tij kanë rrëfyer në emisionin “Pa Gjurmë” se Hermesi është një viktimë në këtë mes. Së fundmi është publikuar edhe fotoja nga momenti i arrestimit në flagrancë të “Zogut të Tiranës”. Ai shihet i…

Read More

Në 20 nëntor Bes Kallaku prezantoi premierën e filmit të tij, ‘Falco’. Filmi vazhdon të jepet në të gjitha kinematë shqiptare dhe deri më tani ka pasur një impakt mjaft pozitiv nga publiku. Në premierën e ‘Falco’, Besi falenderoi çdokënd që i ka dhënë mundësinë të shfaqë talentin e tij dhe të gjithë pedagogët që kanë ndikuar në formimin si aktor. Por duket se ai nuk ka harruar të falenderojë në filmin e tij aktorët e humorit që u ndanë para kohe nga jeta, nga të cilët ka mësuar shumë për profesionin. Për ata që nuk e kanë parë ende…

Read More

Presidenti Ilir Meta ka dalë në një deklaratë për shtyp pas takimit me Këshillin e Ambasadorëve. “Populli shqiptar në Kushtetutën që ka miratuar me referendum ka vendosur referendumin në nenin 150. Si president i Republikës kam vendosur pas shumë përpjekjeve për të dialoguar dhe pas gjithë kësaj historie kukafshehti kam vendosur të zbres në shesh dhe nuk do të iki derisa t’i kthejmë popullit shqiptar referendumin. Dua t’i them të gjithë shqiptarëve që me këtë klasë politikë jeni të pashpresë. Ushtroni demokracinë direkte. Përndryshe këtu nuk do të ketë më shqiptarë. Kjo është e vetmja rrugë transparente që pas disa…

Read More

OSHEE e kryeqytetit ka njoftuar të gjithë abonentët e saj se në datat 26 dhe 27 nëntor 2019 do të ketë ndërprerje të dritave në disa zona të Tiranës. Sipas OSHEE-së, dritat do të ndërpriten në rrugën “Gani Domi”, “Ali Demi”, pjesërisht zona e Kristalit, Pjesërisht rruga “Has Mema” pranë Bulevardit “Bajram Curri” si dhe pjesërisht rruga “Abraham Lincoln”. Njoftimi i OSHEE: Stakim, data 26-27 Nëntor Në vijim të punimeve për rikonstruksionin e kabinave, në datat 26-27 Nëntor do të stakohet energjia në disa zona në Tiranë 26 Nëntor 09:00-15:00 Pjesërisht rrugët: “Gani Domi”, “Ali Demi” 09:00 – 13:00 Pjesërisht…

Read More

Moderatorja Dajana Shabani ende nuk ka reaguar për lajmin se kolegu i saj në emisionin “Casa del los 3”, Hermes Nikaj akuzohet për prostitucion. Megjithatë, Dajana nuk i ka ndalur postimet as në rrjetet sociale, duke postuar “propozime” të tilla si arratisjen. Në Instastory, Dajana ka shpërndarë një foto ku dukej një vajzë me makinë, dhe shoqërohej me një propozim. “Eja shkojmë me makinë diku dhe të humbasim me njëri-tjetrin,”-shkruhet në foto por moderatorja nuk ka bërë të ditur se për këtë e ka pasur propozimin.

Read More

Lulzim Basha i vlerësoi si të drejta, kushtetuese dhe institucionale qëndrimet e presidentit Ilir Meta sa u takon emërimeve në Gjykatën Kushtetuese. Në bashkëbisedimin me gazetarët thirrur pas kthimit të tij nga Gjermania, kreu i PD-së theksoi se për këtë presidenti ka patur dhe ka mbështetjen totale të opozitës. Por, a e ka Ilir Meta mbështetjen e PD-së edhe në përplasjen me ndërkombëtarët? “Nuk bëj komente për komentet e presidentit, apo kujtdo tjetër në raport me çështje të tilla. Nuk komentoj as përfaqësuesit e huaj dhe me sa duket jam ndër të paktët që e bën këtë. Një gjë është…

Read More

Secili prej nesh ka një person, të cilin nuk e duron dot pavarësisht se çfarë bën ai. Vetëm prania e tij të bën të ndihesh i acaruar dhe i bezdisur pa masë. Për të shmangur fërkimet me këta persona na vjen në ndihmë horoskopi. Duke njohur se cila është ajo shenjë me të cilën nuk shkojmë asnjëherë, do të kemi mundësinë të tregohemi më të rezervuar në raport me të. Sipas horoskopit “armiku” më i keq i secilit prej nesh është: Dashi ka Akrepin Dashi i urren ata që nuk janë të thjeshtë, spontan dhe të drejtpërdrejtë, siç janë njerëzit…

Read More