Xhiro në rrugët e Flores da Cunha në Brazil nuk ka rezultuar e suksesshme për familjen Cavagnolli. Gjatë momentit kur po kalonte një makinë e tonazhit të rëndë, një gropë u hap në mes të rrugës. Në pamjet e publikuara në rrjetet sociale shihet se si rruga kthehet në një gropë gjigante, duke “gëlltitur” në këtë mënyrë automjetin që vinte pas tij. Në incident u përfshinë 34-vjeçarja, Vanessa Cavagnolli dhe vajza e saj, 12-vjeçe, Andressa Carnesela. Nga përplasja, Vanessa theu hundën, ndërsa Andressa mori dëmtime të vogla. Ende nuk dihet shkaku që solli në këtë incident, teksa mësohet se gropa…
Author: tirana
Në një konferencë të jashtëzakonshme për mediat, Presidenti i Republikës Ilir Meta tha se vija e kuqe është Kushtetuta, ndërsa solli në vëmendje 22 nëntorin që përmes refernedumit popullor solli kushtetutën e re. “Kushtetuta e 98-ës vendosi rotacionin normal politik. Kjo kushtetutë gëzon nderimin e shqiptarëve, por u zhbë në errësirë të plotë nga marrëveshja politike e vitit 2008”, tha Meta. “Ndryshimet që u bënë në 2016-ën kanë nxjerrë në pahj probleme akute që u paralajmëruan se do të ndodhnin. Kushtetuta u kthye në rregyllore me data dhe afate që janë shkelur që të gjitha, që kanë shkaktuar një kaos…
Maja Kocijancic, zëdhënëse për Punët e Jashtme dhe Politikën e Sigurisë e Bashkimit Evropian, me anë të një deklarate për shtyp i ka cilësuar si të “papranueshme” deklaratat e presidentit Ilir Meta mbi diplomatët e huaj në Tiranë. “Deklaratat e përfaqësuesve të autoriteteve shqiptare dhe partive politike që vënë në dyshim integritetin e bashkësisë diplomatike të Bashkimit Evropian në Tiranë për qëndrime të shprehura në cilësinë e tyre institucionale janë krejtësisht të papranueshme. Deklaratat dhe veprimet e përfaqësuesve të Bashkimit Evropian përfaqësojnë qëndrimet dhe pikëpamjet e BE-së. Ne përsërisim mbështetjen tonë të plotë për punën e shkëlqyer që ambasadori i…
Gjatë leksionit të hapur me studentë të Univeristetit të Korçës, Fan S. Noli, Kryetari i KQZ-së tha se: “Të rinjtë duhet të ndërgjegjësohen se vota është pushteti i tyre më i madh në shoqëri. Vota është pushtet që zgjedhësit e kanë një ditë në katër vjet dhe që, po nuk e përdorën mençurisht, mund t’u sjellë dëm për më shumë se katër vjet. Takimi u zhvillua në kuadër të “Edukimit Zgjedhor”, dhe u realizua në formë bashkëbisedimi mes KQZ-së, studentëve dhe pedagogëve të universitetit. Fjala e plotë e Klement Zgurit: Së pari është vërtet kënaqësi që marr pjesë në një aktivitet…
Teksa ka nisur puna për krijimin e Byrosë Kombëtare të Hetimit, ambasada e Shteteve të Bashkuara të Amerikës, i ka dhuruar Ministrisë së Brendshme 5 poligrafë, të cilët do të përdoren për “kontrollin” e personave që do të aplikojnë për të qenë pjesë e kësaj njësie. Ambasada amerikane thekson se pajisjet do të përdoren nga poligrafë të trajnuar nga Shtetet e Bashkuara, ndërsa programi do të zgjasë për një periudhë 10 javore. Njoftimi: Këtë javë, Byroja Kombëtare e Hetimit (BKH) hodhi një tjetër hap përpara drejt ngritjes së saj me dhurimin e pesë paketave të kontrollit poligraf nga qeveria e…
Qeveria do të japë 3 mijë lekë të rinj në formë shpërblimi për të gjithë pensionistët, personat me ndihmë ekonomike dhe ata me aftës të kufizuar. Vendimi është marrë nga Ministria e Financave dhe Ekonomisë, e cila po ashtu ka përgatitur edhe një draft për rishikimin për herë të dytë të buxhetit të këtij viti. Fondi që parashikohet të jepet nga buxheti për këtë qëllim arrin në masën e 2.2 miliard lekëve, ose 22 milion dollarëve. Nga ky shpërblim do të përfitojnë gjithsej 731 mijë persona, ku 635 mijë janë pensionistë. Një vit më parë shpërblimi për këto kategori ishte…
Një kalimtar, i cili po kalonte rrugën është goditur për vdekje në autostradën Tiranë-Durrës. Burime paraprake i thanë “BalkanWeb” se makina tip “Fiat” me targa italiane ka goditur për vdekje këmbësorin, i cili ende nuk është identifikuar. Policia ka nisur hetimet dhe po punon për zbardhjen e kësaj ngjarjeje të rëndë.
Festivali i Këngës në RTSH, këtë vit është plot surpriza! Këtë vit festivali i njohur i është besuar dyshes, Alketa Vejsiu dhe Vera Grabocka dhe pritet të ketë shumë risi. Ai do të rikthejë në skenë emra të njohur të muzikës, por edhe këngëtarë të rinj që pretendojnë fitoren. Elvana Gjata, Bojken Lako, Renis Gjoka etj, janë në mesin e këngëtarëve të njohur që do të konkurrojnë për çmimin e parë që do t’i çojë në skenën e Eurovizionit. Por jo vetëm kaq, festivali do të bëjë pjesë të tij, për herë të parë këngëtaren me origjinë shqiptare, Eleni Foureira.…
Delina Fico, aktivistja dhe bashkëshortja e ministrit Bledi Çuçi, ishte pjesë e panelit të sotëm në “Ftesë në 5” me Bieta Sulon, ku u diskutua se çfarë i bën të lumtura femrat sot. Sipas saj, nuk ka nevojë për dhurata të shtrenja apo buqeta me lule që gratë të ndihen të lumtura, por duhet vetëm respekt dhe dashuri e sinqertë nga partneri. Thënë këtë, ajo ndau një histori shumë personale nga marrëdhënia me bashkëshortin e saj, duke treguar gjestin romantik që ministri Çuçi bëri për të ditën që ra tërmet në Tiranë. “Ditën që ra tërmeti i madh, ne ishim…
Me 22 Nëntor 1959 ka filluar procesi mësimor në Gjimnazin Asim Vokshi në Tropojë ndrsa sot u festua 60-vjetori i nisjes së misionit të tij. Në këtë aktivitet morën pjesë Prefekti i Qarkut Kukës Zenel Kuçana dhe Kryetari i Bashkisë Tropojë Rexhë Byberi por edhe anëtarë të tjerë të njohur nga komuniteti, shtresa intelektuale etj. Gjithashtu në këtë aktivitet ishte i pranishëm edhe aktori i njohur Reshat Arbana ku iu dha Titulli “Nderi i Tropojës” nga Bashkia e këtij qyteti. Arbana gjatë fjalës së tij ka falenderuar për nderimin që i kanë bërë, ndërsa ka dhënë edhe disa mesazhe prekëse…
Të hënën e javës së ardhshme do të miratohen emrat e tetë prokurorëve që do të jenë pjesë e Prokurorisë së Posaçme. Këshilli i Lartë i Prokurorisë njofton se po këtë ditë, do të shpallet gara për pocizionin e drejtuesit të kësaj Prokurorie, që do të jetë një nga tetë prokurorët që pritet të emërohen si pjesë të kësaj strukture e njohur ndryshe edhe si SPAK. Prokurorët e përzgjedhur janë si më poshtë: –Altin Dumani, -Arben Kraja, -Behar Dibra, -Edvin Kondilli, -Elida Celami(Kaçkini), -Ened Nakuçi, -Enkeleda Millonai, -Klodian Braho Në mbledhjen e së hënës, do të caktohet përkohësisht edhe prokurorja…
Marina Ikonomi është një nga këngëtaret shqiptare, që është dalluar gjithmonë për vokalin e saj. Së fundmi, ajo ka qenë e ftuar në emisionin ‘You&Me’ me Julkën dhe Arditin. Përveç intervistës, Mariza u bë pjesë e disa lojërave, ku u zbuluan edhe shumë të fshehta nga jeta e saj. Në lojën ‘Do e doja s’do e doja’, këngëtarja u pyet nga Julka për personazhat e famshëm të cilët ishin klasifikuar në kategori të ndryshme. Kështu për tu puthur në buzë Marizës iu ofruan tre opsione: Florian Agalliun, Landi i ‘Ëest Side Family’ dhe Floriana Garo. Këngëtarja zgjodhi për të puthur…