Author: tirana

Pas deklaratës së Departamentit amerikan të Shtetit, nënkryetari i LSI-së, Luan Rama, thotë se është plotësisht dakort me këtë Departament, i cili thotë se respektimi i ligjit është mbi të gjitha. Luan Rama thotë se Shqipëria nuk ka rrugë tjetër përveç zbatimit të Kushtetutës, duke kërkuar që politika të rrijë larg reformës në drejtësi. Reagimi: Plotësisht dakord me Departamentin Amerikan të Shtetit! Asnjë dilemë, asnjë mëdyshje. Plotësisht dakord me Departamentin Amerikan të Shtetit: “respektimi i ligjit është mbi të gjitha”. Shqipëria nuk ka rrugë tjetër përveç zbatimit të Kushtetutës dhe përshpejtimit të ritmit të reformave të integrimit evropian, në partneritet…

Read More

Ministritë e Qeverisë Shqiptare kanë vendosur të oraginizojnë edhe një kampionat futbolli që do të zhvillohet mes tyre. Mbrëmjen e djeshme është zhvilluar dhe ndeshja e parë, e cila ka qenë mes Ministrisë së Bujqësise që drejtohet nga Bledi Cuçi dhe Ministrisë së Arsimit. Në takimin e parë të zhvilluar mes tyre në një nga fushat sportive të kryeqytetit, fitimtarë ka dal skuadra e Ministrisë së Bujqësisë. I pranishëm në këtë takim ka qenë edhe vetë numri një i këtij institucioni, Bledi Çuçi, i cili ka udhëhequr ekipin e tij në fitoren e arritur ndaj homologëve të tyre të Ministrisë…

Read More

Kim Kardashian gjithmonë arrin të tërheqë vëmendjen kudo ku shkon dhe në jo pak raste ka shkaktuar debate për pamjen apo fotot e saj. Së fundmi ajo është shfaqur në “American Influencer Aëards” për t’i dorëzuar një çmim grimierit shqiptar Mario Dedivanovic. Kim ishte veshur me një fustan të kuq, por këtë herë nuk tërhoqi vëmendjen veshja e saj, por këmbët. Për shkak të sandaleve që ajo kishte veshur, disa fansa filluan të spekulonin se Kim ka 6 gishta. Pavarësisht se dukej qartë që ylli i ‘Keeping Up Ëith The Kardashians’ ka një këmbë normale, nuk munguan komentet fyese ndaj…

Read More

Nga Përparim Kabo Gjuha e Presidentit të Republikës ndaj Ambasadës Amerikane në Tiranë drejtuar me shprehjen jo Rule of Embassy por Rule of Laë është një sulm i hapur ndaj Departamentit Amerikan të Shtetit dhe rolit të SHBA si vendi më partner i Shqiptarëve. Kjo logjikë e turbullt nënkupton se Ambasada e SHBA- së në Tiranë është kundër shtetit ligjor. Ndërsa zoti Meta po bie therror për shtetin ligjor në Republikën e Shqipërisë. Unë nuk habitem nga ky deklarim, sepse që kur u shpall si president i Republikës, në fjalimin e parë që mbajti nuk e përmendi SHBA si partnere…

Read More

Automjetet luksoze në Tiranë, vijonë të jenë objektiv i grabitësve. Sipas shifrave të Policisë së Shtetit vetëm gjatë muajit korrik u vodhën 150 makina të shtrenjta, ndërsa zbulueshmëria ka qenë pothuajse zero. Shifrat tregojnë se gjatë dhjetë muajve të fundit në Tiranë është vjedhur një makinë në çdo dy ditë. Hajdutët kanë në fokusin e tyre mjetet luksoze, vlera e të cilëve shkon nga 50-100 mijë euro. Tirana mban vendin e para për vjedhjen e makinave. Emigrantët që kthehen në atdhe ranë më së shumti pre e hajdutëve. Sipas seksionit kundër vjedhjeve në policinë e Tiranës rastet kur grabitësit veprojnë…

Read More

OSHEE me anë të një njoftimi për mediat bën me dije se si rezultat i problemeve në një kabinë private, kanë mbetur pa nergji elektrike pjesërisht zona e Unazës së Re dhe Yzberishti. Sipas njoftimit të OSHEE-së, si pasojë e problemeve në kabinnën private “Bruçi” ku janë djegur automatet, do të mbeten pa energji për një farë kohe pjesë të konsiderueshme zona të lartpërmendura. Njoftimi i OSHEE-së të Tiranës: Pershendetje. Per shkak te nje defekti ne kabinen private “Bruci” ku jane djegur automatet, kanë mbetur pa energji pjesërisht zona e Unazës së Re dhe një pjesë e Yzberishtit. Grupet e…

Read More

Vera Grabocka dhe Timo Flloko janë çifti që na bëjnë të besojmë tek dashuria e vërtetë sepse vitet kalojnë e ata i sheh të dashuruar si ditën e parë. Këtë herë Vera ka vendosur të ndajë publikisht një moment shumë të ëmbël me bashkëshortin. Në videon e publikuar në Instagram çifti shfaqen duke i dhuruar një puthje në buzë njëri-tjetrit. “Dashuria është e vetmja përgjigje”, shkruan Vera krah kësaj videoje që është komentuar nga shumë personazhe.

Read More

Prej kohësh këngëtarja me origjinë shqiptare, Rita Ora ka treguar padoreza problemin e saj shëndetësor. Rita u shpreh e shqetësuar se ka probleme me fytin dhe kjo gjë e pengo çdo ditë edhe më shumë. Pavarësisht se ajo merr edhe mjekim, duket se nuk ka pasur asnjë përmirësim. Ditën e sotme ajo ka treguar se puna e vazhdueshme dhe lodhja po e vështirësojnë edhe më shumë situatën. “E urrej kur e shtyj veten aq shumë për të arritur rezulatin më të mirë të mundshëm dhe nuk dëgjoj trupin, sepse nuk dëshiroj të zhgënjej askënd. Por ndonjëherë në jetë duhet të…

Read More

Departamenti i Shtetit thotë se “është në dijeni” të komenteve të Presidentit Ilir Meta ndaj ambasadës së Shteteve të Bashkuara dhe diplomatëve amerikanë dhe se “është duke e vëzhguar situatën”. Pas sugjerimit të djeshëm të ambasadës amerikane në Tiranë që Shqipëria t’i drejtohej për opinion Komisionit të Venecias lidhur me përplasjen për çështjen e emërimeve të anëtarëve të Gjykatës Kushtetuese, Presidenti Meta u shpreh me një gjuhë të ashpër duke thënë “Jo më shtet të ambasadave, por shtet të së drejtës”. Duke iu përgjigjur interesimit të Zërit të Amerikës për komentet e djeshme të Presidentit Meta, zëdhënësi i Departamentit të…

Read More

Lëngu i qepës është një pije jo shumë e përhapur. Ky lëng ka një përdorim tërësisht mjekësor falë vlerave të jashtëzakonshme që ka për shëndetin e njeriut. Ai është shumë i pasur me fibër, vitaminat B6, C, flavonoidë, kalçium, magnez, kalium, selenium dhe fosfor. Një përmbajtje e tillë, e bën lëngun e qepës ideal kundër njollave të moshës që shfaqen në lëkurë. Qepa përmban sulfur dhe acide të rëndësishme për lëkurën. Ekspertët këshillojnë prerjen e qepës në disa feta me të cilat mund të fërkoni zonat e njollosura. Një alternativë tjetër është që të përzieni një lugë gjelle me lëng…

Read More

Ushqimi është një proces sa i nevojshëm aq edhe i kënaqshëm për çdo njeri. Me anë të ushqimit përveç shijes së mirë që përfitohet, dhuron edhe shumë vitamina dhe minerale që trupit i duhen. Megjithëse të gjithë njerëzit duhet të ushqehen shëndetshëm dhe me kujdes, ndër vitaminat më të mira për burrat ekspertët i specifikojnë në disa ushqime të veçanta. Sipas ekspertëve 9 nga 10 burra në botë nuk marrin dozën e duhur të perimeve në një ditë. Ndaj në këtë artikull AgroWeb.org ju liston disa nga këto ushqime të cilat ndihmojnë shëndetin e mirë tek burrat në çdo moshë.…

Read More

Qeveria gjermane dhe Policia Federale i kanë dhuruar sot një paketë ndihmash Policisë Shqiptare, për të ndërhyrë dhe dhënë ndihmën e parë në raste katastrofash natyrore. Në ceremoninë e zhvilluar me këtë rast, ministri i Brendshëm Sandër Lleshaj falënderoi shtetin gjerman dhe diplomatët e Ambasadës gjermane për ndihmën e ofruar në rastet e emergjencave civile, dhuruar për forcat e FNSH, në Policinë e Shtetit. Kjo paketë ndihmash përbëhet prej gjeneratorësh elektrikë, pompa uji, sendesh e pajisje të tjera, që janë të nevojshme në raste akute të emergjencës, përmbytje, tërmete ose katastrofa të tjera natyrore. Në ceremoninë e zhvilluar për dorëzimin…

Read More