Në një konferencë të jashtëzakonshme për mediat, Presidenti i Republikës Ilir Meta tha se vija e kuqe është Kushtetuta, ndërsa solli në vëmendje 22 nëntorin që përmes refernedumit popullor solli kushtetutën e re. “Kushtetuta e 98-ës vendosi rotacionin normal politik. Kjo kushtetutë gëzon nderimin e shqiptarëve, por u zhbë në errësirë të plotë nga marrëveshja politike e vitit 2008”, tha Meta.
“Ndryshimet që u bënë në 2016-ën kanë nxjerrë në pahj probleme akute që u paralajmëruan se do të ndodhnin. Kushtetuta u kthye në rregyllore me data dhe afate që janë shkelur që të gjitha, që kanë shkaktuar një kaos ligjor që po con në paralizimin e sistemit të drejtësisë. Me këto afate një pensionist nuk mund ta gëzojë kurrë pensionin që i takon!”, shtoi më tej Meta.