Dash Shehi është një nga personazhet më karizmatik të opozitës. Jo vetëm për qëndrimet e tij ndaj çështjeve të ndryshme, por edhe sa i përket dashurisë për alkoolin. I njohur si politikani “babaxhan” i Tironës, Dash Shehi duket se kur vjen puna tek pija, harron edhe armiqësitë politike me socialistët. / tirananews.al
Author: tirana
Ministria për Evropën dhe Punët e Jashmte javën e ardhshme do të zhvillojë një konferencë, në datën 25 nëntor. Sipas njoftimit për mediat bëhet me dije se tema e konferencës është “Roli i Shqipërisë në promovimin e interesave të shqiptarëve në hapësirën e Ballkanit perëndimor”. Deri këtu nuk ka asgjë të keqe. Nëse shikon dokumentin, emri Gent Cakaj është më i përdoruti në tekst, pasi ministri në Detyrë, Gent Cakaj do të jetë folësi kryesor. Konferenca do të nis në orën 09:00 të mëngjesit dhe përfundon në mesditë në ora 12:45 dhe përgjatë këtyre katër orëve folësi i vetëm është…
Përfaqësues të OMONIA-s i kanë dhuruar Ministrit të Jashtëm grek Nikos Dendias një fotografi të vitit 1909. Kryediplomati grek e postoi foton që iu dhurua nga Fredi Bejleri në rrjetet sociale. Ai shkruan se në këtë foto janë paraardhësit e tij të cilët kanë dalë të fotografuar në shkollën greke në Vuno në bregdetin e Himarës. Dendias e priti Fredi Bejlerin dhe Vangjel Dulen në zyrën e tij.
Një video e publikuar nga IntellitiTimes tregon se si predhat siriane dhe iraniane, të nisura nga toka kundër avionëve bombardues izraelitë, çorientohen në ajër, e humbin shënjestrën dhe madje kthehen në bazë duke shpërthyer te vendi nga u lëshuan. Faqe të ndryshme në lidhje me sigurinë ushtarake thonë se Izraeli ka kohë që flet për të vendosur radarë në avionët F-35 të cilët u japin mundësi avionëve të mos diktohen nga armiqtë, me një sistem që do të kërkonte 5 deri në 10 vite për t’u kopjuar. Sido që ta ketë arritur Izraeli diçka të tillë, asgjë nuk dihet me…
Gjykata e Apelit në Tiranë ka vulosur dënimin me 9 vite burg për Klodian Ciruna, i akuzuar nga prokuroria për “Mashtrim më shumë se një herë me shuma të mëdha”. Vendimi është marrë dy ditë më parë nga treshja e gjyqtarëve Fatmira Hajdari, Shpresa Becaj dhe Alaudin Malaj. Kjo masë dënimi për Cirunën është dhënë dhe në shkallën e parë, dhe treshja e gjyqtarëve në vendimin e tyre mbajti të palëvizur dënimin me 9 vite burg për Cirunën. Ky i fundit rezulton të ketë mashtruar tre biznesmenë duke i marrë një shumë prej 488 mijë euro. Ciruna që momentalisht ndodhet…
Nga Andi Bushati / Një stuhi në gotë që shpërtheu këtë fillim jave në Kosovë u shfrytëzua si një rast i mirë për të sulmuar edhe njëherë Edi Ramën. Disa nxituan ta shpallin sërisht tradhëtar, të tjerë bënë thirrje që të izolohet si “non grata”, konspiracionistët panë një lëvizje të re për të realizuar plane të vjetra me Vuçiçin, ndërsa patriotët e thekur një provokim për të bërë të pranueshëm mini Shengenin ballkanik. Duhet thënë se e gjithë kjo rokopujë ishte e pavend dhe e ekzagjeruar. Ajo u nxit nga një detaj i thjeshtë. Mes qindra postimeve që bën në…
Celuliti është produktiviteti i depozitave yndyrore poshtë lëkurës. Rezultatet e saj janë disa gropëza që prishin pamjen tuaj. Mbipesha është një faktor kontribuues në shfaqjen e celulitit, por kjo nuk do të thotë që njerëzit që janë në peshë optimale nuk mund të preken prej saj. Në këtë artikull do t’ju informojmë më shumë për llojet e ushqimeve që shkaktojnë celulit. Ushqimet e gatshme Këto ushqime njihen për aftësinë e tyre në nxitjen e inflamacionit. Ato janë të pasura me përqindje të lartë sheqeri, yndyre dhe kripe. Këtu përfshihen: ëmbëlsirat, pijet e gazuara, patatinat produktet e përpunuara të mishit e…
Turkan Soray konsiderohet si një nga gratë më të bukura në kinematografinë turke. Aktorja është bërë e njohur në vendin tonë në rolin e Asiya tek filmi “Shamikuqja”. Me pamjen e saj unike dhe me talenitn në aktrim ajo rrëmbeu jo vetëm zemrat e audiencës turke por edhe në shumë vende të tjera. E përsa i përket jetës private aktorja turke ka qënë e martuar dhe nga kjo martesë ka dhe një vajzë e cila quhet Yagmur Unal. Unal tani është 35 vjeç dhe nuk i lë gjë të ëmës nga bukuria. Ajo është shumë aktive në rrjetin social Instagram…
Thirrjet ‘Rama ik’ gjatë ndeshjes Francë-Shqipëri në stadiumin e ri Air Albania ‘prishën’ qetësinë ditën që përkoi me ceremoninë e inaugurimit, ku foli edhe kryeministri Rama. Shqiptarja.com mëson se ‘iniciativa’ ka ardhur nga Forumi Rinor i PD. Aktivisti Aulon Kalaja tregon për Shqiptarja. com edhe emrat e personave që kanë mbajtur lart pankartat me shkronjat ‘Rama ik’. Sipas aktivistit emrat janë: Darvin Zalla, Gentjan Gjonaj, Mariglen Doçi, Jetmir Premçi, Bledjan Leka, Hajredin Ismaili, Oligert Musta. Çështja e stadiumit ‘Air Albania Stadium’ është shoqëruar me debate që në fillim të miratimit të projektit.
Ish-deputetja e LSI-së, Kejdi Mehmetaj ishte e ftuar pasditen e sotme në studion e “Ftesë në 5” me Bieta Sulon, nga ku foli për jetën personale dhe ndau detaje nga bashkëjetesa me të fejuarin. Edhe pse preferoi ta quante veten një nuse “jo ideale”, Kejdi tha se ka krijuar raporte shumë të mira me vjehrrën dhe gjithë të afërmit e tjerë të të fejuarit, të cilët tashmë i sheh si familjen e vet. Ajo la të kuptohej se angazhimet dhe lëvizjet e shpeshta për shkak të punës, e bëjnë të pamundur që të qëndrojë për një kohë të gjatë në…
Sherif Dervishi, tre netë më parë këndoi për herë të fundit në Pallatin e Kulturës Burrel, në Festivalin e Këngës Epiko Lirike. Ai dhe kolegët e tij të Grupit Folklorik Kamëz kënduan “300 duvakët e Lurës” dhe “Unë këngëtarë dhe ti këngëtare”. Dje pasdite 58 vjeçari u shtrua me urgjencë në spitalet e kryeqytetit pasi u godit nga një hemoragji cerebrale, ndërkohë sot ndërroi jetë i rrethuar nga të afërmit, miqtë dhe kolegët e shumtë që ai kishte. Kush ishte Sherif Dervishi ? Ka lindur më 1961, në Lugjej të Dardhës te Dibres, në një familje me tradita patriotike dhe…
Lojtarëve të ekipit kombëtar të Maqedonisë së Veriut u është premtuar një shpërblim i majmë parash prej tre milionë euro nga Federata e Futbollit e vendit të tyre, nëse arrijnë ta sigurojnë kualifikimin në Euro 2020 duke e mposhtur Kosovën në gjysmëfinalen e “play-off” të Ligës D të Kombeve Për ta arritur qëllimi dhe rrjedhimisht për ta merituar shpërblimin, lojtarëve të Maqedonisë së Veriut u duhet të mposhtin së pari Kosovën në gjysmëfinale dhe pastaj edhe fituesin e duelit tjetër gjysmëfinal mes Bjellorusisë dhe Gjeorgjisë në muajin mars. Njëlloj si Kosova, edhe Maqedonia e Veriut dështoi ta sigurojë pjesëmarrjen në…