Dimri po vjen dhe teksa të gjithë një mendje e kemi nga festat, me siguri që jeni duke planifikuar pushimet apo arratisjen e radhës, diku në një destinacion të bukur Ndalojmë tek pushimet, hotelet, akomodimi! Shumëkush mendon për atë shtratin e madh e të butë, për një gjumë të qetë, dikush tjetër për mbulesat me gëzof, për shampot apo aksesorët tërheqës që thuajse ofrojnë pa kursim të gjitha hotelet ku akomodoheni. Por, a keni vënë re edhe ju si ne që hotelet gjithmonë përdorin çarçafë dhe jastëkë të bardhë? Dhe a keni menduar ndonjëherë se pse? Rezulton në fakt se…
Author: tirana
Siç dihet muaj më parë moderatorja Elita Rudi dhe reperi i njohur Gjiko, u bënë prindër për herë të parë me një djalë. Vogëlushi Zëri është bërë shumë i njohur nga publiku dhe që tani ka fansat e tij, pasi prindërit i publikojnë vazhdimisht foto në rrjete sociale. Që nga momenti i ardhjes së tij në jetë, Instagrami i Elitës, është bërë një pasqyrë e përditshmërisë me të birin, ku shihen ndryshimet që ai pëson nga dita në ditë me rritjen. Së fundmi moderatorja ka publikuar një foto së bashku me Zërin dhe ka treguar se të pasurit një fëmijë,…
Franca ka mbërritur paraditen e sotme në kryeqytetin shqiptar, teksa do të akomodohet në një nga hotelet e Tiranës, për sfidën e ditës së nesërme, ndaj kuqezinjve, e vlefshme për eliminatoret e Europianit. Autobusi me të cilën lëvizi Franca nga aeroporti drejt hotelit, u shoqërua nga forta të shumta RENA. Gjithashtu raportohen se ka edhe forca të shumta të policisë rrugore për të garantuar sigurinë e kombëtares franceze. Në orën 17:00, trajneri francez Dider Deshamp së bashku me kapitenin e “gjelave” do të dalin në konferencë për shtyp në ambientet e “Air Albania”.
Ndonjëherë harrojmë që të famshmit janë njësoj si ne dhe në një moment të jetës së tyre ata kanë shkuar në universitet dhe disa prej tyre madje edhe kanë shkëlqyer Ndonëse, jeni mësuar shpesh të lexojmë skandale me jetën e shfrenuar, mes alkoolit, drogës dhe divorceve të shumta, disa prej personazheve të famshëm kanë qenë vërtet “djemtë të mirë” dhe “vajza të mirë” në universitet. Njësoj si ne, mësoni çfarë kanë studiuar të famshmit që sot i njeh gjithë bota? Disa si aktorë, disa si këngëtarë, por cili është profesioni i tyre i vërtetë? E mësoni më poshtë: Sandra Bullock…
Dy të rinj arrestuan, pasi u kapën me 42 doza me lëndë narkotike kokainë e kanabis, lekë dhe euro të përfituara nga shitja e lëndës narkotike në doza. Personi A. Xh., 24 vjeç, banues në Tiranë, u kap në flagrancë në rrugën “Hamdi Cenoimeri”. Më pas shërbimet e policisë kanë ushtruar kontroll në banesën e tij, ku i janë gjetur doza të tjera me lëndë të dyshuar narkotike kokainë e kanabis.Policia i sekuestroi 3 doza me lëndë narkotike kokainë, 31 doza me lëndë narkotike kanabis dhe 1 aparat celular. Gjatë një operacioni tjetër u arrestua personi G. L., 21 vjeç,…
Rreth orën 04:30 minuta policia ka marrë një njoftim që në zonën e Kombinatit po tentonin që të grabisnin një bankë. Gjithashtu ka rënë edhe alarmi i bankës. Në vendngjarje ka mbërritur me urgjencë policia dhe zjarrëfiksja, dhe alarmi ka rezultuar fals. Pasi kanë shuar zjarrin policia ka këqyrur kamerat e sigurisë dhe ka kuptuar që nuk ka asgjë për t’u shqetësuar, raporton TCH. Gjithsesi nga zjarri i ndezur ka pasur edhe disa dëme ku është krisur xhami i bankës si dhe është nxirë për shkak të tymit.
Kalimi i shumë orëve duke parë ekranin mund të ndryshojë formën e trurit të fëmijëve të vegjël, paralajmëroi një studim. Shkencëtarët kryen skanime në tru të fëmijëve të moshës midis tre dhe pesë vjeç, dhe krahasuan rezultatet me përdorimin e ekranit. Ata që kaluan kohën më të madhe në tableta, telefona dhe TV kishin më pak lëndë të bardhë në trurin e tyre. Lënda e bardhë ndihmon në dërgimin e mesazheve nga një zonë në tjetrën përmes ‘trakteve’. Traktet e prekura përfshinin ato që mbështesin aftësitë gjuhësore, të tilla si të folurit, të menduarit dhe të lexuarit. Të njëjtët fëmijë…
Të dënuarit e burgut në Fushë Krujë kanë firmosur sot një peticion drejtuar Ministrisë së Drejtësisë lidhur me vendimet e dhëna në proceset gjyqësore ndaj tyre. Ata akuzojnë prokurorët e gjyqtarët që kanë ndjekur rastet, se kanë kërkuar dhe dhënë dënime maksimale, për veprën e kryer dhe jo aq sa kërkon ligji. “BalkanWeb” ka siguruar peticionin e tyre, ku ndër të tjera thuhet: “Ne të burgosurit e burgut të Fushë Krujës i drejtohemi Ministrisë së Drejtësisë në lidhje me shqetësimin tonë dhe të familjeve tona, për padrejtësitë që kemi ndeshur gjatë viteve me proceset gjyqësore, kur në shumicën e rasteve…
E nesërmja duhet të jetë festë për tifozët kuqezi, të paktën për ata që kanë pasur fatin për të siguruar një nga 21 mijë biletat për përurimin e “Air Albania Stadium” në takimin kundër kampionëve të botës, Francës. Moderimi i koncertit festiv në vigjilje të ndeshjes do ta udhëheqë Ardit Gjebrea, ndërsa mes këngëtarëve të përzgjedhur do të jetë Florian Mumajese me këngën “Kuqezi”, Aurela Gaçe me të famshmin “Xhamadani” apo edhe Era Istrefi, e cila do të këndojë “Live it up”, këngën zyrtare të Kupës së Botës Rusi 2018. Ndryshim dhe sa u takon këngëtarëve që do të interpretojnë…
Presidenti Ilir Meta ka shpërndarë në profilin e tij në “Facebook”, postimin e ministres së Mbrojtjes Olta Xhaçka, që tregon se dy avionë amerikanë kanë fluturuar në hapësirën ajrore shqiptare dhe kanë përdorur bazat e Rinasit dhe Kuçovës. “Forcat Speciale shqiptare treguan se janë të afta për të marrë pjesë në operacione speciale bashkë me kolegët e tyre amerikanë.Për më shumë se 1 javë, dy avionë “MC-130J Commando II” të Krahut të Operacioneve Speciale ajrore amerikane fluturuan në hapësirën ajrore shqiptare dhe përdorën bazat e Rinasit dhe Kuçovës, duke shënuar te kjo e fundit, uljen e parë në 20 vite…
Presidenti serb, Vuçiç është dërguar në spital për shkak të problemeve me zemrën. Njoftimi vjen nga zyra presidenciale në Beograd, bëri të ditur të shtunën, AFP. LEXO EDHE: Aleksandar Vuçiç shtrohet në spital me probleme në zemër Suzana Vasiljevic, këshilltarja për media e presidentit, tha se tani Vuçiç është në gjendje të mirë shëndetësore, por nuk dha të dhëna të tjera. Deri më tani nuk ka pasur njoftime, se presidenti serb, Vuçiç ka probleme shëndetësore, por mediat lokale kanë raportuar më parë, se ai vuan nga tensioni i lartë. Vuçiq ka qenë kryeministër serb nga viti 2014-2017, deri kur u…
Një ngjarje e rëndë ka ndodhur dy netë më parë në ambientet e Hotel Tirana International. Një 34-vjeçare është hedhur nga kati i 13-të i hotelit në kushte të rënduara psikologjike. Policia e Shtetit në ndryshim me çdo ngjarje tjetër të kësaj natyre, ku është bërë raportimi me komunikatë zyrtare, rastin në fjalë e ka fshehur. Gruaja që ka i ka dhënë fund jetës duke u hedhur nga hotel Tirana, është 34 vjeçe me inicialet G.V, raporton Dosja. “Çdo gjë që del në emër të Policisë është zyrtare. Rasti në fjalë është vetëhedhur në kushte të rëndëuara psikologjike.”, thotë Policia e Shtetit