Author: tirana

Edhe pse i ndajnë mijëra kilometra, reperi Stresi nuk e kalon ditën pa i dërguar një dedikim gruas së tij, Keisit. Kjo e fundit prej disa kohësh jeton në Kanada, pasi të dy kanë vendosur që të marrin një periudhë pauze në marrëdhënien e tyre. Kësaj here, Stres publikoi videon ku duket sikur qan, e njëkohësisht duke kënduar këngën e reperit tjetër Travis Scott me titull “Sicko mode”, që në shqip përkthehet “një person i sëmurë mendor ose i çoroditur”. Vargjet e këngës që Stresi këndon me kokën mbështetur tek xhami janë: Ajo është e dashuruar me atë që unë…

Read More

Policia e Vlorës ka vënë në pranga dy persona për dhunë në familje. Njëri me precedentë penalë dhe tjetri në kërkim pasi dhunonin në mënyrë të përsëritur bashkëshortet e tyre. Policia ka arrestuar shtetasin B.M., 62 vjeç, banues në Vlorë, i dënuar më parë për “Dhunë në familje”. Nga hetimet e kryera ka rezultuar se për motive të dobëta, 62-vjeçari ka ushtruar dhunë fizike dhe me mjete të forta ndaj bashkëshortes së tij 60-vjeçare në banesën e tyre në lagjen “Isa Boletini” Vlorë. Po kështu ka përfunduar në pranga edhe shtetasi F.Ç., 68 vjeç, banues në Vlorë. Policia ka bërë…

Read More

Marrëdhënia mes Al Pacinos dhe Robert De Niros është magjike, theksoi regjisori Martin Scorsese, disa ditë para daljes së filmit të tij të ardhshëm “The Irishman”, ku ka vënë në skenë dyshen komediane legjendare. “Ajo që shihet në film është marrëdhënia e tyre si aktorë por edhe marrëdhënia e tyre si miq”, deklaroi Martin Scorsese, filmi i shumëpritur i cilit mbi mafian do të publikohet në platformën Netflix më 27 nëntor. Në “The Irishman”, një ish-vrasës mafioz, luajtur nga Robert De Niro, mendon për ekzistencën e tij të dhunshme dhe veçanërisht për marrëdhënien e tij me një ish-lider sindikalist të…

Read More

Krahas kallëzimit penal, Presidenti Meta ka deklaruar se do publikojë edhe një video ndaj kreut të Këshillit të Emërimeve në Drejtësi, Ardian Dvorani. Lajmi është publikuar nga këshilltari për media i Metës, Tedi Blushi. Postimi i plotë:Të dashur kolegë gazetarë që më pyesni vazhdimisht a do të bëhet ditën e hënë kallëzimi penal i paralajmëruar nga Presidenti i Republikës Sh.T.Z Ilir Meta, ju konfirmoj me përgjegjësi maksimale se: Pa asnjë diskutim, ditën e hënë do të bëhet kallëzimi penal, madje po administrohen prova të reja përvëluese, që shtojnë mundësinë për të patur edhe padi për persona e zyrtarë të tjerë.…

Read More

Tekniku i Interit Antonio Conte është kërcënuar me jetë nëpërmjet një letre anonime që i ka mbërritur në shtëpi, ku kishte brenda edhe një plumb. Vetë Conte ka bërë denoncimin në polici dhe kjo e fundit ka vendosur të mbajë nën vëzhgim teknikun zikaltër. Paraprakisht gjendja e vigjilencës ndaj Contes është nga më të ulëtat që parashikohet për raste të tilla në Itali, pasi policia e shikon këtë kërcënim si jo fort real, duke qenë se gjëra të ngjashme kanë ndodhur shpesh me personazhe publikë. Megjithatë policia po bashkëpunon me postën që solli letrën, në përpjekje për të gjetur emrin…

Read More

Rudina Dembacaj pranoi për herë të parë se është drejt divorcit me bashkëshortin e saj Aleks, prej muajit qershor. Pas shumë javëve të bujshme me zëra për ndarjen e tyre, ajo e konfirmoi më në fund e ftuar në “Wake Up”. “Kemi hapur një padi që në qershor. Po është e vërtetë dhe ne jemi në proces divorci. Unë dhe Aleksi kemi një mrekulli që quhet Viktoria, por është e vërtetë që po divorcohemi”, është shprehur Rudina. Por përveç thashethemeve për ndarjen, në media u përfol fillimisht se dikush tjetër i ka vjedhur zemrën Rudinës. “Prive.al” shkruan se Rudina ka…

Read More

Një 39-vjeçar është vënë në prangat e Policisë në Krujë sepse është kapur duke drejtuar mjetin në gjendje të dehur dhe me leje drejtimi të pezulluar. Pasi Policia i ka bërë shenjë të ndalojë, ai nuk i është bindur urdhrit, por ka kundërshtuar e kanosur ata. Shtetasi është identifikuar si E.K, 39 vjeç, banues në Fushë Krujë, i dënuar me parë për vepra të ndryshme penale. Pasi nuk i ka ndaluar policise, patrulla e Policisë i është vënë në ndjekje duke bërë bllokimin e mjetit së bashku me drejtuesin shtetasin E.K, të cilin e ka shoqëruar në Stacionin e Policisë…

Read More

Një lidhje me kuptim nuk vjen na askund hiçi. Nevojitet entuziasëm, përpjekje dhe determinim në mënyrë që t’iu funksionojë. Edhe pse çdo lidhje është ndryshe nga çdo çift, janë disa faza të cilat mund të identifikohen për çdo kënd. Këto faza janë baza për të ndërtuar një lidhje solide dhe të suksesshme që mund të zgjas për një kohë të gjatë.Në këtë artikull do i gjeni 4 fazat e dashurisë që çdo çift i përjeton ose edhe nuk mundet të i përjetoj, raporton “Bright Side”, transmeton lajmi.net. “Faza e Drejtësisë” Jeta është e bukur – plot me flutura në bark,…

Read More

Flokët voluminozë janë gjithmonë më të preferuarit e të gjitha vajzave. Nëse keni këtë lloj floku ju jeni shumë me fat, pasi ata duken shumë të shëndetshëm dhe më të gjatë. Megjithatë, për të gjitha vajzat që dëshirojnë flokë të tilla ne po ju tregojmë disa mënyra që do ju ndihmojnë t’i bëni të duken plot volum sipas ‘Healthyonline.’ 1- Ndryshoni drejtimin e flokëve. Pra, nëse ju i keni të ndara në mes kthejini anash. 2- Pjesën e rrënjës kriheni mbrapsht. 3- Përdorni shampo për volum. 4- Flokët thajini me kokën poshtë. 5- Kur të flini gjumë mos i kapni,…

Read More

Kreu i qeverisë, Edi Rama teksa bëri votimin elektronik në selinë e PS, për zgjedhjen e delegatëve të Kongresit, ka komentuar edhe ngërçin e krijuar nga Presidenti Meta, në ngritjen e Gjykatës Kushtetuese. Rama ka deklaruar se presidenti u rreshtua edhe një herë në anën e gabuar të historisë ndërsa ka thënë se ky është konflikti i radhës i krijuar nga Meta. “Nuk dua që të përfshihemi në këtë konflikt si dy palë që japin e marrin bam e bum. Për çështje shumë të qarta. Duhet tu përkasin proceseve ligjore. Gjithçka që mund të bënim ne e bëmë. 100% e…

Read More

Prokurori Kombëtar i Antimafias në Itali, Federico Cafiero de Raho ka bërë deklaratën e fortë se mafiozët shqiptarë kanë krijuar lidhje me eksponentë të politikës dhe interesat e tyre po administrohen nga zyrtarë të nivelit të lartë. De Raho i ka krahasuar mafiozët shqiptarë me “Ndraghetën” italiane. “Kriminaliteti shqiptar është një kriminalitet, që i referohet modelit mafioz italian. Ushtron një kontroll të territorit, kryen aktivitet kriminal, në radhë të parë trafik droge. Nëse më parë ishte përfshirë në administrimin e trafikut të marijuanës, sot merret edhe me kokainë, bashkë me ‘Ndraghetan’. Kriminaliteti shqiptar ka hyrë në një rreth kriminaliteti të…

Read More