Author: tirana

26 protestues janë vënë në hetim për sulmin me gurë, sende të forta dhe bomba molotov ndaj punonjësve të Policisë në protestën e banorëve të Astririt. “26 të proceduar për sulmin me gurë, sende të forta dhe bomba molotov ndaj punonjësve të Policisë. Sot, në rrugën “Teodor Keko”, në afërsi të sheshit “Shqiponja”, Tiranë, rreth orës 06:00 të mëngjesit një grup personash, në bashkëpunim me njëri-tjetrin kanë goditur me gurë, sende të forta dhe bomba molotov punonjësit e policisë si dhe punonjësit e policisë bashkiake, të cilët ishin dislokuar në këtë rrugë për të ushtruar detyrën në lidhje me zbatimin…

Read More

Shtatë gjyqtarëve të Kolegjit të Apelimit të cilët japin vendimin final për ata që kalojnë Vettingun, tashmë veç truprojave dhe automjeteve, do t’u ofrohet edhe sigurim për jetën e pronën. Sipas dokumentit të siguruar nga Report Tv, për një afat një vjeçar Kolegji kërkon të lidh kontratë për t’i siguruar 7 anëtarëve të tij jetën dhe pronën. Aktualisht Kolegji i Posaçëm i Apelimit, pjesë e Gjykatës Kushtetuese përbëhet nga kryetarja Natasha Mulaj dhe gjyqtarët anëtarë, ish- kryeprokurorja Ina Rama,  Albana Shtylla, Ardian Hajdari, Luan Daci, Rezarta Schuetz, Sokol Çomo. Në rast se përgjatë ushtrimit të detyrës dikush prej 7 anëtarëve…

Read More

Beqarët e vjetër maqedonas dhe serbët vazhdojnë të martohen me femra shqiptare duke paguar shuma të majme parash. Për këtë qëllim egziston edhe një agjenci e që koordinon këtu lidhje përmes internetit. Një numër i serbëve, maqedonasve, boshnjakëve e kanë gjetur gruan e tyre përmes grupit “Shqiptaret për martesë” në Facebook. Agjensia Kurir në Serbi thotë se motivet e grave të reja shqiptare për t’u martuar janë kryesisht për t’i shpëtuar varfërisë, dhe motivi më i zakonshëm për burrat serbë është që ata nuk mund të gjejnë gra të përshtatshme për veten e tyre, transmeton agjencia e lajmeve INA. Shqiptarët…

Read More

Shqipëria iu afrua pranë kualifikimit, por një episod bëri që gjithçka të thërrmohej. Mirëpo, në pankinë është një 74-vjeçar, i cili me eksperiencë nuk bëri asnjë skandal në dhomat e zhveshjes, por të kundërtën. Motivoi grupin dhe u tregoi lojtarëve se çfarë janë të aftë të bëjnë në rast se besojnë deri në fund. Jo më kot, Edi Reja ka kaluar të 1000 pankinat në drejtim. Në një rrëfim ekskluziv për “Panorama Sport”, italiani çon nëpër mend të gjithë karrierën e tij. Lojtarin më të madh, e përmend por nuk zgjedh Pirlon, ndeshjen më të bukur, presidentin më të bezdisshëm.…

Read More

Jurgen Klopp ka një marrëdhënie të veçantë me gazetarët e futbollit. Gjermani lëshon shpesh batuta dhe është i çiltër në mënyrën se si shprehet, duke mbyllur me humor pjesën më të madhe të intervistave të tij. Në intervistën e tij të fundit, Klopp e ka treguar edhe një herë këtë shpirt humori që ka. Klopp dhe Guardiola një ditë pas ndeshjes mes Liverpool dhe Manchester Cityt, kanë qenë në UEFA duke marrë pjesë në një mbledhje të organizuar nga kjo e fundit me trajnerët elitarë për të mësuar idetë e propozimet e këtyre të fundit rreth aktiviteteve të ndryshme. I…

Read More

Në programin “Rudina” ka qenë e ftuar princeshë Elia Zaharia. Ajo ka prezantuar librin e saj të parë, përrallën “Trëndafili i bardhë”. Kjo është përralla e parë e shkruar në shqip për Mbretëreshën Geraldinë, e cila mund të lexohet jo vetëm nga fëmijët, por edhe të rriturit. Bëhet fjalë për një libër interesant, me skica mjaft të veçanta në përmbajtje. Princeshë Elia ka mbledhur informacione, jo vetëm nga librat, por edhe nga bashkëshorti i saj, Princ Leka për të sjellë historinë e Mbretëreshës Geraldinë. Kjo përrallë është e ilustruar me anë të disa skicave që ndihmojnë të përfytyrohet realiteti, që…

Read More

Një 35-vjeçar shqiptar është arrestuar në Volos pasi ka rrahur me grushta gruan dhe vajzën e tij adoleshente. Gjithçka nisi gjatë një krize nervore të shqiptarit, i cili nisi të qëllonte gruan, duke bërë që e bija të ndërhynte për të mbrojtur të ëmën. Pasi edhe u dhunua, në një moment shpërqëndrimi të tij, 13-vjeçarja ka arritur që të thërrasë për ndihmë Policinë. “Unë do të vras ​​ty dhe fëmijët,”- mësohet se ka thënë shqiptari në momentin kur është larguar nga Policia. Aktualisht ai ndodhet në paraburgim pasi mbi të rëndon akuza e dhunës në familje. Nga ana tjetër, mbrojtja…

Read More

Presidenti i Serbisë Aleksandar Vuçiç tha pas takimit me homologun e tij francez Emmanuel Macron se BE do të hapë në mars negociatat me Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut sepse frikësohet nga rezultatet e zgjedhjeve më 12 prill në Shkup. Vuçiç theksoi nga Parisi se pret që negociatat për anëtarësim në BE me Maqedoninë e Veriut dhe Shqipërinë të hapen në muajin mars, nëse nuk pritet Samiti i Zagrebit në maj.Presidenti serb tha pas takimit me homologun e tij francez Emanuel Macron se BE do ta bëjë në mars sepse frikësohet nga rezultatet e zgjedhjeve më 12 prill në Shkup.…

Read More

Ditën e sotme moti i keq ka përfshirë gjithë vendin, duke shkaktuar probleme në disa akse rrugore, ndërsa ka shkaktuar probleme dhe në shpërndarjen e energjisë elektrike. Ndërkohë, mësohet se në orët në vijim moti pritet të përkeqësohet, duke rritur edhe më tepër rrezikon e përmbytjeve. Shërbimi Meteorologjik Ushtarak thotë se situata do të jetë e tillë edhe ditën e nesërme. Parashikimi: Si pasojë e aktivitetit të një medicane (ciklonë mesdhetar) situata reale mbi vendin tonë paraqitet me reshje shiu të cilat kanë përfshirë të gjithë territorin. Për momentin reshjet e shiut me intensitet mesatar kanë përfshirë qarqet si Lezhë,…

Read More