“A e dini se paga mesatare për një gjyqtar është 1o mijë euro në vit? Megjithatë, një 1 në 3 gjyqtarë deklaruan pasuri me vlerë mbi 250 mijë euro në vit. Disa deklarojnë disa miliona dollarë”. Ambasada e SHBA në Tiranë ka përcjellë një tjetër mesazh të fort9 për luftën kundër krimit dhe korrupsionit në sistemin gjyqësor. Përmes një video në “Twitter”, ambasada e SHBA thekson se për të përmirësuar sistemin gjyqësor në Shqipëri ka ndihmuar edhe USAID. Ndërkohë, ndër të tjera në video shkruhet se “A e dini se paga mesatare për një gjyqtar është 1o mijë euro në…
Author: tirana
Stine është jo vetëm një artist i suksesshëm e që ka sjellë gjithnjë hite në tregun muzikor shqiptar, por edhe një baba i përkushtuar ndaj vajzës së tij Estia. Këngëtari preferon të mos publikojë shpesh foto apo video të Estias në rrjete sociale që t’i ruajë asaj privatësinë, mirëpo sot halla e vogëlushes e ka ‘thyer’ këtë rregull. Alida Duka ka postuar një video krah Estias dhe shihet se ajo është rritur shumë që nga hera e fundit që e kemi parë. Estia ka sot ditëlindjen dhe Alida e uron: “Gëzuar ditëlindjen adrenalina e familjes tonë. Estia të dua”.
Këtë sezon në RTV Ora, emisionin e mëngjesit “Ditë e re”, po e drejtojnë dy moderatorët Arjola Shehu dhe Kelvi Kadilli. Përpara këtij ndryshimi, ka qenë Dajana me Besmirin dhe Hermesin pjesë e këtij emisioni dhe sot këta të fundit drejtojnë një tjetër program, “Casa de los 3s”. Ditën e sotme Dajana ka lënë të kuptohet se është penduar për këtë ndryshim që ka bërë duke ia lënë fajin vetes. “Ju shkonte shumë ai emisioni i mëngjesit, tani nuk kam me se e pi kafen në mëngjes”, i shkruan një ndjekës ndërsa Dajana i është përgjigjur: “Është faji im, e…
Një makinë është përfshirë nga flakët në zonën e ish-Bllokut në Tiranë. Ngjarja ka ndodhur pak minuta më parë. Mësohet se makina ka qënë e parkuar aty pasi po shpërndante furnizimin në një lokal. Nuk raportohet për persona të lënduar por vetëm dëme materiale. Dyshohet paraprakisht se makina ka marrë flakë si pasojë e një shkëndije elektrike. Ndërkohë po punohet për zbardhjen e plotë të ngjarjes.
Një trup i dekompozuar është gjetur sot në mëngjes nga një banor të Kato Korakiana, në Korfuzin e Mesëm, në fushën të ashtuquajtur Dassia. Sipas informacioneve nga media vendase pranë trupit u gjet pasaporta e një 35-vjeçari me origjinë shqiptare, zhdukja e të cilit ishte deklaruar në prillin e kaluar. Dyshimet janë se bëhet fjalë për 35-vjeçarin e identifikuar si Skënder Toska, baba i dy fëmijëve ka humbur gjurmët që prej 1 prillit nga Korfuzi. Megjithatë, policia e Korfuzit ka shkuar në vendngjarje dhe pritet identifikimi i ekzaminimit mjeko-ligjor.
Gjatë luftës në Kosovë gratë dhe vajzat ishin shënjestër e dhunës seksuale nga policia dhe ushtria serbe, ndërsa pas luftës shpesh viktimë e paragjykimeve nga shoqëria. Për këtë arsye, shumë prej tyre hezitojnë të tregojnë për tmerrin që kanë përjetuar. Ndër të parat gra që foli publikisht ishte Vasfije Krasniqi Goodman. Në 20-vjetorin e themelimit të Qendrës për Rehabilitimin e të Mbijetuarave të Torturës, ajo kërkoi që të punohet më shumë me fëmijët. “Jeta ime ka ndryshuar në mënyrë dramatike dhe nuk jam Vasfija që kam qenë më parë. Sepse unë jam rritur në një familje mjaft të madhe. Në…
Florian Kamberi është risia e Kombëtares Shqiptare për grumbullimin për ndeshjet e fundit eliminatore të Euro 2020-ës, ndaj Andorrës dhe Francës. Sulmuesi që luan për Hibernian në Skoci, zgjodhi të përfaqësojë kuqezinjtë, para Zvicrës dhe Kosovës, ndërsa në konferencën për shtyp të ditës së sotme tregoi edhe arsyet e këtij vendimi. Si ju kanë pritur te Kombëtarja dhe pse zgjodhët Shqipërinë?Çunat më kanë pritur shumë mirë dhe seancat stërvitore kanë shkuar vërtetë mirë. Kuptohem mirë me të gjithë dhe më kanë qëndruar pranë e mbajtur afër. Kam pasur kontakte me Shqipërinë, Kosovën dhe Zvicrën, por kuqezinjtë janë treguar më të…
Ky është horoskopi për ditën e mërkurë 13 nëntor 2019. Njihuni me parashikimin e astrologut italian Paolo Fox, për punën, shëndetin dhe ndjenjat, si do të ecë dita për të lindurit e çdo shenje. Ky është një përkthim ekskluziv nga noa.al i shërbimit astrologjik që përftohet në avancë për lexuesit tanë. Dashi Keni nevojë për më shumë qetësi, për shkak të stresit të madh që ju shkakton puna. Personat që keni larguar më parë, do i keni në dispozicion. Nëntori do të jetë një muaj intensiv, në sajë të pranisë së Venusit në shenjën tuaj. Raporte të reja mund të…
Kryetarja e LSI, Monika Kryemadhi, ka reaguar për prishjen e objekteve të paligjshme tek “Astiri”, ku do të ndërtohet Unaza e Madhe. Kryemadhi shkruan në “Facebook” se situata e krijuar në Astir është dëshmia e radhës së pushtetit të Edi Ramës në ortakëri me krimin dhe korrupsionin. Sipas saj, dhimbja dhe lotët e nënave dhe fëmijëve që mbetën pa shtëpi dhe e baballarëve të dhunuar në sy të fëmijëve, do të bëhen shumë shpejt, mallkim dhe ndëshkim mbi Edi Ramën. Me tej ajo u premton banorëve të Astirit që sapo të vij në pushtet do t’i dëmshpërblejë. “Dhuna shtetërore e…
Juventusi ka vendosur të mos e ndëshkojë Cristiano Ronaldon për sjelljen e tij aspak profesioniste në momentin kur u zëvendësua në takimin kundër Milanit. Luzitani shprehu hapur shqetësimin e tij për zëvendësimin në minutën e 55-të dhe më pas theu edhe protokollin e klubit duke iu drejtuar dhomave të zhveshjes ende pa mbaruar sfida. Drejtuesit e “zonjës së vjetër” dëshirojnë të qetësojnë situatën duke mos prishur edhe ekuilibrat në klub. Ronaldo nuk do të gjobitët por do të bisedojë me Pavel Nedved dhe Fabio Patrici që t’i kërkojë falje të gjithë stafit të skuadrës bardhezi për sjelljen e tij. “Gazetta…
Presidenti i Serbisë, Aleksandër Vuçiç ka shpërndarë një foto me presidentin e Francës, Emmanuele Macron ku shihen të dy duke pirë konjak. Foton Vuçic e ka postuar në profilin e tij zyrtar në Instagram, ndërsa shkruan se biseda nën shoqërinë e pijes ka zgjatur më shumë se një orë dhe në të janë trajtuar një sërë temash. “”Me konjakun e vitit 1914, i japim fund një bisede shumë të mirë një-orëshe.” – Me Presidentin Francez dhe një mik të madh të Serbisë”, shkruan Vuçiç. Takimi mes dy presidentëve është zhvilluar në kuadër të Forumit të Parisit për Paqen. Vuçiç deklaroi…
Instagram ka një opsion të cilin shumica njerëzve rrallë se ia dinë funksionin. Bëhet fjalë për Arkivën (Archive). Ndodh që herë pas here t’i fshini fotot nga profili, por vjen një kohë që pendoheni. Prandaj, Instagram ka krijuar prej kohësh opsionin që ju lejon të hiqni fotot nga profili, por pa i fshirë. Arkiva ju ndihmon që herë pas here të riktheni fotot që ndoshta ju merr nostalgjia. Arkiva (Archive) njihet shumë pak nga përdoruesit për shkak se nuk u njoftua zyrtarisht nga Instagram në momentin që doli. Si të arkivoni fotot: Shkoni te fotoja që doni të hiqi, por…