Ish-banorja e Big Brother Albania Rike Roci ka folur për lidhjen që vajzat e famshme kanë me persona të përfshirë me botën e krimit. Teksa u përgjigjej pyetjeve të ndjekësve të saj, Rikja është shprehur se ajo vetë nuk do të lidhej kurrë me dikë vetëm për para. Pyetje: Shumë vajza të bukura po dëgjojmë se janë lidhur me kriminela për lekë, po ti? Rike Roci: Mos i fut të gjitha në një thes. Unë nuk gjykoj asnjë. Por aman femra që lidhet me një kriminel për lekë, ajo nuk është një femër por kafshë. Ka edhe nga ata që…
Author: tirana
Një tartuf i bardhë, me peshë pak më shumë se 1 kilogram u shit për 120 mijë euro ose 120 euro për gramë, në ankandin e 20 të tartufit të bardhë të mbajtur në Alba, afër Torinos. Një pasanik nga Hong Kongu pagoi 120 mijë euro ose 132 mijë dollarë për tartufin monstër, që tashmë është ngjitur mbi një avion drejt Hong Kongut. Oferta e pasanikut nga Hong Kongu la pas ato nga Singapori dhe Moska, duke rrëmbyer tartufin e çmuar në ankandin botëror për të 17 herë radhazi në 20 vite. Një nga eventet e rëndësishëm të kalendarit kulinar,…
Kryetari i Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti e ka quajtur gabim dhe të pashpjegueshëm idenë e Mini Shengenit të Ballkanit. Albin Kurti nuk mori pjesë në takimin e Ohrit, por mendimin e tij e ka shprehur në një intervistë, shkruan Report TV. Ai ka thënë se takimi i dytë i kësaj iniciativave rajonale nuk është dashur që të mbahet. “Vala e dytë e këtyre iniciativave rajonale nuk është dashur të mbahet. U mbajt takimi i parë në Novi Sad, u tha që në Ohër do të vijnë të gjithë dhe së pari aty nuk shkoi Kosova, së dyti Mali i Zi…
Kiara Tito ka qenë pasditen e sotme e ftuar në programin ‘Ftesë në 5’ me Bieta Sulon, ku ka rrëfyer të rejat më të fundit nga jeta e saj private. Mjaft e qeshur gjatë intervistës, Kiara ka rrëfyer se ka kaluar edhe momente delikate në jetën e saj private. Tito nuk ka shfaqur komplekse të pranojë se ka qenë mjaft e lënduar dhe se i ka ndodhur të qajë, megjithatë më tej pohoi se shëruesi më i mirë i çdo gjëje është koha. E vendosur përballë situatës se në cilin videoklip do të preferonte të dilte, atë të Flori Mumajesit…
Historia e sotme e trajtuar në “Historia Ime” është një histori sa e pazakontë, aq dhe e rëndë. Ariani është baba i 3 fëmijëve, i cili është braktisur nga gruaja. Marrëdhënia e tij me bashkëshorten është tepër e komplikuar dhe historia e tyre është bërë publike më herët në një tjetër emision, ku Elida i është drejtuar publikisht duke i kërkuar që ta falë dhe të hedhë pas krahëve momentet e vështira të martesës së tyre. Në rrëfimin e saj publik, ajo pranonte se e kishte denoncuar dy herë Arianin për dhunë dhe ai ishte dënuar me 8 muaj burg.…
Një ngjarje e rëndë është shënuar në Elbasan pak më parë. Policia bën me dije se një person dyshohet të jetë vetëvarur në banesë. Njoftimi: Elbasan/ Informacion paraprak Në lagjen “Shënkoll”, Elbasan, në banesën e tij është gjetur nga familjarët i vetëvarur shtetasi H.H., 71 vjeç. Nga këqyrja paraprake, nuk janë konstatuar shenja të tjera në trup përveç atyre të shkaktuar nga vetëvarja. Nga hetimet paraprake dyshohet se ky shtetas vuante nga depresioni. Grupi hetimor po punon për zbardhjen dhe dokumentimin e plotë të rrethanave të ngjarjes.
“Ata që e shkruajnë më mirë gjuhën shqipe sot në Shqipëri janë kinezët, është fakt”, kështu u shpreh kryeministri Edi Rama, në aktivitetin “Përtej kujtimeve”, organizuar në kuadër të 70 vjetorit të marrëdhënieve Shqipëri-Kinë. Më tej kryeministri shtoi se është kujdesur për të gjetur një gabim në deklaratat që vijnë të shkruara në shqip, nga ambasada kineze, por nuk ka gjetur qoftë edhe një të vetëm deri më tani. “Vepra të mëdha të letërsisë kineze janë përkthyer në shqip, ashtu sikundër janë përkthyer në gjuhën kineze disa prej veprave më të vyera të letërsisë shqiptare. Por nëse ka një gjë…
Gent Gazheli nuk do të jetë më ambasadori i Shqipërisë në Turqi. Burime nga Kuvendi bëjnë me dije se në këtë institucion qeveria ka dërguar emrin e ri që do e zëvendësojë. Mësohet se tashmë gjithçka është vendosur, madje do të zhvillohet edhe seance dëgjimore për emërimin në postin e Kreut të Misionit Diplomatik të z. Kastriot Robo, I cili do të jetë Ambasador i Jashtëzakonshëm dhe Fuqiplotë i Republikës së Shqipërisë në Republikën e Turqisë. Ishte pikërisht ky njeri që kishte në dorë fatin e Alvinit të vogël, publikimi i historisë së të cilit, në fakt i ka kushtuar…
Blogerja e njohur Armina Mevlani, është një ndër personazhet më të përfolur të showbizzit shqiptar. Ajo tërheq gjithmonë vëmendjen me postimet që bën në rrjetet sociale, por jo vetëm. Së fundmi ka publikuar një foto në Instastory, ku shfaqet një çift të përqafuar e duke u puthur në mes të shiut, por theksojmë që këto janë frgmente të shkëputura nga filmi ‘Breakfast at Tiffany’s’ i prodhuar gjatë vitit 1961. Ndërkohë Armina krahas kësaj fotoje teje romatike të këtij çifti ka shkruar: Atë moment, duke e shoqëruar me një zemër të kuqe. Kujtojmë që Armina herë pas here publikon foto me…
Analisti Frrok Çupi ka folur në emisionin Top Talk në lidhje me Shengenin Ballkanik. Ai i tha gazetarit Denis Dyrnjaja se kjo ide nuk është e tanishme, por një ide 200-300 vjeçare. “Është një projekt mesa lexohet në fillimet e veta akoma është në ide. Ne nuk njohim kushtetutën e këtij projekti, nuk njohim partneritetin e vendeve, por në idenë e vet është një ide e përkrahur nga perëndimi. Është një ide e vjetër, e lashtë, madje mund të themi 200-300 vjeçare, është një ide që Europës i jep vitalitet dhe identitet dhe është një ide që paraprin zhvillime që…
“Uroj të mos ketë gjakderdhje nga asnjëra palë, kjo është lufta e të varfërve e inskenuar dhe e provokuar vetëm nga një monstër si Edi Rama!”. Aktivisti Artan Manushaqe ka bërë një reagim në rrjetet sociale lidhur me aksionin që është paralajmëruar se do të bëhet në orët e para të mëngjesit për prishjen e banesave në Astir. Manushaqe ka bërë një paralajmërim të fortë teksa thote se banorët do ta gdhijnë në rrugë gjithë natën ndërsa sipas tij në orën 03:00 të mëngjesit Sandër Lleshaj, Edi Rama dhe erion Veliaj kanë parapërgatitur terror.
“Unë kam meritën që e përzgjodha dhe e rishpërndava. Mos shkoni në shtrat me dikë që nuk ka libra, sepse nuk do të dijë që t’ju kuptojë. Nuk do të dijë të futet në ndjenjat tuaja” Ish-ministrja e Kulturës, Mirela Kumbaro ka komentuar shprehjen e John Waters lidhur me librat. E ftuar në “Thumbon”, Kumbaro sqaroi edhe njëherë shpërndarjen e shprehjes: Ne duhet të kemi sërish libra të mirë. Nëse shkon në shtëpinë e dikujt që nuk ka libra, mos u q* me të. Mos e lejo atë të të eksplorojë ty para se të eksplorojë universet sekrete të librit.…