Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Kryesore

Ekskluzive / U kritikua për arrogancë në çështjen “Alvini”, Qeveria largon Gazhelin nga ambasador në Turqi, zbulohet emri i ri

20:18 / November 11, 20192 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
alvini dhe gazheli
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp


Gent Gazheli  nuk do të jetë më ambasadori i Shqipërisë në Turqi. Burime nga Kuvendi bëjnë me dije se në këtë institucion qeveria ka dërguar emrin e ri që do e zëvendësojë.

Mësohet se tashmë gjithçka është vendosur, madje do të zhvillohet edhe seance dëgjimore për emërimin në postin e Kreut të Misionit Diplomatik të z. Kastriot Robo, I cili do të jetë Ambasador i Jashtëzakonshëm dhe Fuqiplotë i Republikës së Shqipërisë në Republikën e Turqisë.  Ishte pikërisht ky njeri që kishte në dorë fatin e Alvinit të vogël, publikimi i historisë së të cilit, në fakt i ka kushtuar jo pak, shkruan tirananews.al.

Historia e vogëlushit shqiptar Alvin Berisha  transmetuar në një dokumentar të dhimbshëm nga “Le Iene” u vu në qendër të vëmendjes mediatike dhe asaj publike. Por krahas historisë tejet rrënqethëse të 11 vjeçarit i cili më në fund doli nga kampet e Sirisë ku e degdisi e ëma që iu bashkua ISIS-it, fokusi ra edhe mbi ambasadorin shqiptar Gent Gazheli i cili kishte premtuar se nuk do e linte në kampet e Sirisë vogëlushin, por në fund thjesht nuk iu përgjigj telefonatave të gazetarit italian duke mos bërë asgjë për t’i shpëtuar jetën Alvinit, shkruan, shkruan tirananews.al.

Ishte pikerisht gazetari i “Le Iene” ai i cili shprehu publikisht zhgënjimin me ambasadorin Gazheli.

“Jam i zhgënjyer, ambasadori shqiptar na dha fjalën që do të zgjidhte gjithçka. Duke qenë se Alvini nuk ka letra italiane, shteti ynë nuk bën dot asgjë për të”, tha gazetari duke nxjerrë edhe videon që tregon se si Gazheli ia mbyll telefonin në fytyrë ndonëse gazetari i thotë se ai ka në dorë fatin e vogëlushit.

Kjo ngjalli  një indinjatë tepër të madhe dhe me sa duket ka detyruar edhe kryeministrin Rama që të nisë procedurat e zëvendësimit të tij.

Kush është Gent Gazheli?

Gazheli është ish-kryefinancieri i PS që dikur mbante peshën e madhe të financave të partisë. Berisha e cilësonte si “lavatriçja e parave të pista” kur Gazheli mbante postin e drejtorit të Agjencisë së Luftës Kundër Pastrimit të Parave.

Emri i tij madje ra edhe në sytë e mediave të huaja të cilat i dedikuan nje shkrim kur befas, në shkurt të 2016-ës, u emërua ambasador në Turqi. /
tirananews.al

Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Negociatat e dështuara në Kosovë, zbulohen prapaskenat. LDK kërkon Presidentin për Vjosa Osmanin, Kurti i ofron vetëm ministri

19:00 / August 7, 2026

Ambasada Amerikane tregon si u kap dhe ekstradua Sokol Hoxha pas 30 vitesh arrati: SHBA nuk është strehë për kriminelët

18:20 / August 7, 2026

“Ngecin” në portin e Durrësit Rolex-i dhe 351 puro, tentuan t’i fusin në Shqipëri të padeklaruara

18:01 / August 7, 2026

Klos/ Zjarret rezikojnë banesat në fshatin Plan i Bardhë, shpëtohet një invalid (Foto)

16:58 / August 7, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.