Author: tirana

DVP Tiranë Nuk raportuan një ngjarje të ndodhur në muajin dhjetor 2024, procedohen penalisht 7 punonjës të sigurisë fizike dhe drejtuesi i njërit prej departamenteve të një kompanie telefonike, në Tiranë. Shërbimet e Komisariatit të Policisë Nr. 3, në bashkëpunim me strukturat hetimore të DVP Tiranë, pas marrjes së informacionit për një ngjarje të ndodhur dhe të paraportuar, kanë kryer veprime verifikuese dhe hetimore, të cilat çuan në konstatimin e kësaj ngjarjeje, e ndodhur më datë 25.12.2024, në ambientet e një kompanie telefonike, në zonën e Laprakës. Nga hetimet paraprake rezultoi se rreth orës 02:30 të datës 25 dhjetor, dy…

Read More

Çdo vit që kalon Shqipëria po shënon një rekord të ri sa i përket turizmit. Të dhënat e fundit të publikuara nga Banka e Shqipërisë për bilancin e pagesave bënë të ditur se shpenzimet e udhëtimit nga të huajt në Shqipëri arritën një nivel 4.99 miliardë euro, me një rritje prej 19.6% në krahasim me të njëjtën periudhë të një viti më parë. Ky është rekordi i të ardhurave i regjistruar ndonjëherë në vend dhe shumë më i lartë sesa përpara pandemisë, kur në 2019-n, prurjet e të huajve ishin rreth 2 miliardë euro. Sipas tremujorëve, fluksi më i lartë…

Read More

Si pasojë e kalimit të një tjetër sistemi frontal drejt territorit shqiptar, moti do të vijojë i paqëndrueshëm. Orët e paradites paraqiten me alternime kthjellimesh dhe vranësirash deri mesatare ku në zonat veriore dhe veriperëndimore do të jenë më të dëndura duke gjeneruar rrebeshe të izoluara shiu ndërsa pas mesditës dhe në vijim, do të ketë reshje shiu në të gjithë Ultësirën Perëndimore si edhe reshje dëbore në zonat e thella malore. Ky destabilitet i atmosferës do të na shoqërojë edhe gjatë natës. Temperaturat e ajrit do të pësojnë rënie në të dy vlerat ekstremale ditore duke u luhatur nga…

Read More

Dashi Yje fitues! Kjo është një kohë kur mund të ndiqni dëshirat tuaja pa u ndikuar nga thashethemet e njerëzve ziliqarë. Nëse një projekt nuk ka qenë aq i suksesshëm sa keni shpresuar, mbani mend se nuk është faji juaj. Përdoreni këtë fazë për të zgjedhur me kujdes angazhimet tuaja, duke mësuar nga gabimet e së kaluarës në mënyrë që të mos i përsërisni ato. Marrëdhëniet romantike mund të jenë jashtëzakonisht të dobishme në këtë kohë, duke e bërë atë ideale për ata që kërkojnë të kenë një fëmijë, të martohen ose të jetojnë së bashku. Demi Sipas horoskopit të…

Read More

Para se të trokasë në dyert e Bashkimit Europian, Shqipëria duhet të jetë gati. Për një “po” në vend të një “jo-je”, Shqipëria dhe shqiptarët duhet fillimisht të integrohen ekonomikisht. Në këtë drejtim, është Plani i Rritjes së Ballkanit Perëndimor që pritet t’i japë “një dorë” vendit. Bashkimi Europian i ka dhënë “dritën jeshile” këstit të parë prej 64.5 milionë eurosh për Shqipërinë, nga të cilat 30 milionë janë kredi dhe 34.5 milionë grante. “Kështu që, besoj se kjo është një tjetër anë, shumë e qartë e faktit që ne jemi duke ecur me shpejtësi sipas ritmit të përcaktuar edhe…

Read More

Autoritetet turke kanë arrestuar afro 1.500 persona në protestat më të mëdha kundër Qeverisë në më shumë se një dekadë, tha më 25 mars ministri i Brendshëm i vendit, Ali Yerlikaya. Protestat shpërthyen më 19 mars pas arrestimit të kryetarit të Stambollit, Ekrem Imamoglut, rivalit kryesor politik të presidentit autoritar, Recep Tayyip Erdoganit, nën akuza për korrupsion të cilat mbështetësit e tij i konsiderojnë të motivuara politikisht. Ministri i Brendshëm turk, Ali Yerlikaya, tha në një postim në X – dikur Twitter – më 25 mars se deri më tani janë ndaluar 1.418 persona në “demonstrata të paligjshme”, nga të…

Read More

Një aksident tragjik ka ndodhur këtë mbrëmje në aksin rrugor Lezhë-Shëngjin. Dy automjete janë përplasur kokë më kokë. Si pasojë tre shtetas kanë mbetur të plagosur, dy prej tyre në gjendje të rëndë. Mjeti tip Mitsubishi ka qenë duke dalë në rrugë, ndërsa mjeti tip Golf ka qenë në parakalim, çka ka sjellë në përplasjen e fortë mes dy makinave. Policia dhe grupi hetimor ndodhen në vendngjarje për të zbardhur shkaqet dhe rrethanat e aksidentit.

Read More

”Lëvizja Shqipëria Bëhet”, pretendon se mësuesit që kandidojnë për deputet nën siglën e saj, po shantazhohen nga drejtorët e shkollave ku punojnë dhe Zyrat Vendore Arsimore përkatese. Nënkryetarja, avokate Dorina Prethi, deklaron se mësuesit që kandidojnë për deputet në listat e partisë së saj, janë kërcënuar me pezullim nga detyra. “Fletë-rrufe nga partia në pushtet për të gjithë mësuesit që kandidojnë me Lëvizjen Shqipëria Bëhet në zgjedhjet parlamentare 2025. Sipas Kushtetutës tonë, të gjithë kanë të drejtë të zgjedhin dhe të zgjidhen. Edhe mësuesit. Por ditët e fundit, bazuar në një rregullore të Ministrisë së Arsimit faktikisht të gjithë mesuesit…

Read More

Kryeministri Edi Rama, thotë se PS është një parti e re, duke iu referuar kandidatëve. “Ne jemi një forcë që çon gjërat përpara si askush tjetër. Së dyti, jemi të organizuar si askush dhe së treti, shikojeni këtu, këta janë kandidatët tanë, hiq Ulsiun, se ne jemi gjerdanë hudhrash për të mos na marrë mësysh. Ne jemi parti e re”, tha Rama nga Lezha. Rama tha edhe se opozita nuk ka asnjë mundësi të fitojë duke u shprehur se nëse ata do të vazhdojnë kështu, PS-në mund ta mund vetëm Inteligjenca Artificiale. “Kështu siç po shkon puna PS mund ta…

Read More

Drejtuesi politik i PS-së në qarkun e Lezhës, Ulsi Manja u bëri thirrje të rinjve të votojnë skuadrën e PS-së në këtë qark. Bashkë me Manjën, ishte edhe kryeministri Edi Rama. ”Rama ka meritën e padiskutueshme që në emër të PS-së në këto zgjedhje, në kontrast të thellë me kundërshtarët politikë, nëse do t’i quaja kundërshtarë polikë. Ka përfshirë në listat e PS-së në Lezhë dhe gjithë Shqipërinë të rinj dhe të reja. E gërshetuar me përvojën më të mirë të akumuluar ndër vite për t’u afruar shqiptarëve një zgjidhje më të thjeshtë. Në 11 maj votën për numrin 5,…

Read More

Enkelejd Alibeaj thotë se nuk i vjen turp nga e shkuara e tij, kur ka shërbyer si ministër nën qeverinë demokratike të drejtuar nga Sali Berisha. Kjo pasi nuk është përfolur kurrë për asnjë aferë korruptive. Ai tha se nuk është mirënjohës ndaj Berishës që e emëroi ministër, por përkundrazi sipas tij, ish-kryeministri duhet të jetë mirënjohës ndaj tij. ”Nuk më shqetëson kur më thonë ish-ministri i Berishës. Mua nuk më vjen turp nga e shkuara ime. Unë kam qenë ministër në qeverinë e PD dhe kryeministër në atë kohë ka qenë Sali Berisha. Do më vinte turp nëse në…

Read More

Kreu i PS-së, Edi Rama e ka vijuar turin e tij këtë të martë në qarkun e Lezhës. I rrethuar nga të rinjtë ai prezantoi skuadrën e re për Shqipërinë në BE 2030. ”Mes energjisë së të rinjve, prezantojmë skuadrën e re për Shqipërinë në BE”, shprehet kryeministri. Ai bëri prezantimin e të gjithë kandidatëve emër për emër, dy në listën e sigurtë dhe 7 të tjerët në listën e hapur. Më pas fjalën e mori edhe ministri i Drejtësisë, Ulsi Manja, drejtues politik në këtë qark. ”Votoni për numrin 5, PS-në dhe kryeministrin Edi Rama. Lista e kandidatëve është…

Read More