Më shumë se 150 talente shqiptare që kanë kthyer ëndrrat e tyre në biznese reale, prezantojnë sot produktet e tyre inovative. I pranishëm në këtë aktivitet ishte edhe kryeministri Edi Rama. Gjithashtu mes 150 talenteve shqiptare janë edhe fituesit e Startup Grant 2024 dhe 86 startup-e të reja që sot marrin lajmin se janë fitues dhe do të financohen nga thirrja Startup Grant 2025 këtë vit. “Së shpejti tek Piramida do të hapet një super shkollë për teknologjinë, është një shkollë që është një nga bërthamat kryesore të revolucion i digjital që po bën Franca. Këtu janë 89 subjekte që…
Author: tirana
Kryeministri Edi Rama thotë se përafrimi i legjislacionit të BE, do të bëhet me inteligjencën artificiale. Gjatë fjalës së tij me fituesit e startup-eve, Rama u shpreh se me inteligjencën artificla, do zhvillohen edhe prokurimet publike, teksa shtoi se platforma e-Albania do kalojë në tjetër nivel. “Ne kemi në punë modelin e AI, që bën trasnformimin e ligjit dhe atyre 250 mijë teksteve të BE, për të cilat, vendet e tjera para nesh, kanë punësuar një armatë, vendi ynë e bën brenda pak minutash. Kroacisë, vetëm kjo punë i mori 7 vjet. Ne po e bëjmë shumë shpejt, për 5-6…
Ministria e Mbrojtjes ka njoftuar se afati për dorëzimin e dokumentacionit për rekrutim në Forcat e Armatosura është deri më 31 mars 2025. Thirrja është e hapur për të rinjtë që dëshirojnë të shërbejnë me nder dhe përkushtim në FA, duke ofruar mundësi për një karrierë të sigurt dhe zhvillim të vazhdueshëm. Në kuadër të këtij procesi, Ministria e Mbrojtjes thekson rëndësinë e rekrutimit të individëve me një profil të lartë, fizik dhe shëndetësor, si dhe me nivel të lartë kulturor. Procedurat e përzgjedhjes dhe kriteret e testimit janë të dokumentuara dhe të hapura, me qëllim rritjen e transparencës dhe…
Antonela dhe Mariela Berisha janë paraqitur ditën e sotme në ambientete e Gjykatës së Tiranës. Mësohet se ato do të japin dëshminë e tyre për sulmin ndaj Klea Prengës në një restorant në Tiranë. Motrat Berisha u vetëdorëzuan pas sulmit ndaj Prengës, më 16 dhjetor të 2024. Ndaj Mariela Berishës, gjykata vendosi të ndryshojë masën e sigurisë për Mariela Berishën, nga “arrest me burg”, në “arrest shtëpie”, duke qenë se ajo ka një fëmijë të vogël që ka nevojë për përkujdesjen e të ëmës. Ndërsa, motra e saj Antonela Berisha u la në masën “detyrim paraqitjeje”. Shkaku i përplasjes Ngjarja…
“Shqipëria sapo ka marrë 64.5 milionë euro parafinancim sipas Planit të Rritjes së BE-së për Ballkanin Perëndimor! Kjo pagesë e parë mbështet reformat dhe investimet e Shqipërisë për të forcuar vendin dhe për ta afruar atë me BE-në”. Lajmi është dhënë nga Ambasada e BE në vendin tonë me anë të një postimi në rrjetin social “X”. Ambasadori i BE Silvio Gonzato ka uruar Shqipërinë për atë që e quajti një moment të rëndësishëm në rrugëtimin e saj të anëtarësimit në BE. “Urime Shqipërisë për arritjen e një tjetër momenti të rëndësishëm në rrugëtimin e saj të anëtarësimit në BE.…
Kryetari i PD-së, Sali Berisha i dha një përgjigje kreut të qeverisë, lidhur me sulmet ndaj Altin Dumanit. Sipas Berishës me ato që kreu i SPAK ka bërë për kryeministrin, ky i fundit duhet t’i fshijë këpucët Dumanit. “Shqipëria ka një sistem në të cilin një njeri përcakton çdo gjë. Si iu duket iu që marrin të burgosurin e fusin aty dhe publikojnë statuse në emër të tij. Ato statuse sipas burimeve që duhen hetuar, janë të shkruar nga dora e Ramës. Është Altin Dumani që e mbron. Po të mos ishte Altin Dumani, krimi elektoral do ishte ndëshkuar. Nuk…
Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha, zhvilloi një konferencë për shtyp ku trajtoi situatën e shëndetësisë në vend. Ai theksoi se Shqipëria renditet mes vendeve të botës së tretë për sa i përket shërbimit shëndetësor, ndërsa kritikoi qeverinë për mos mbajtjen e premtimit për shërbime falas. Berisha u ndal në faktin se Shqipëria ka një normë vdekshmërie për sëmundjet e zemrës dy herë më të lartë se në Europë dhe se vdekshmëria foshjore është tre herë më e lartë se në vendet e tjera të rajonit. Berisha ngriti shqetësimin edhe për mungesën e ilaçeve të efektshme, duke e quajtur Onkologjikun…
Vijon dëshminë i penduari i drejtësisë, Nuredin Dumani në GjKKO për dosjen “Plumbi i Artë”. Raportohet se Dumani vijon t’i përgjigjet pyetjeve të avokates së Altin Ndocit. Avokate Elda Zotaj: A ke bërë deklarime para OPGJ-ve të Elbasanit, pas momentin e arrestimit? Dumani: Nuk ju kam kthyer përgjigje të korruptuarve. Ata janë të korruptuar. Kur jam arrestuar në Fier më çuan në spital. Pastaj më çuan tek ushtaraku. Aty erdhën Kreshnik Ajazi, Tonin Vocaj dhe Ardian Cipa. Nuk kam firmosur gjë para tyre. Nuk më kanë marrë në pyetje. Avokatja: Ku e ke dhënë deklarimin e parë pas arrestimit? Dumani:…
Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha, ka ngritur shqetësimin për buxhetin e ulët të shëndetësisë në Shqipëri, duke e cilësuar këtë si një emergjencë për sektorin. Ai ka theksuar se Partia Demokratike ka në plan dyfishimin e buxhetit për shëndetësinë dhe do të sigurojë ilaçe me standarde të ngjashme me ato që përdoren në vendet e Bashkimit Evropian. Berisha gjithashtu ka përmendur se numri i shtretërve dhe i mjekëve për frymë në Shqipëri është shumë më i ulët krahasuar me vendet e BE-së. Ai ka sugjeruar hapjen e një fakulteti të dytë mjekësie dhe ndërtimin e spitaleve të reja si…
Protestat në Turqi kanë vazhduar për të 6-tën natë me radhë, dhe pavarësisht arrestimit të më shumë se 1.100 personave. Presidenti Rexhep Tajip Erdogan nuk gjen faj tek vetja, por tek partitë opozitare, të cilat janë duke provokuar sipas tij një “lëvizje të dhunshme” në të gjithë vendin. Më i prekuri mbetet Stambolli, kryebashkiaku i të cilit Ekrem Imamoglu – që është dhe rivali më i madh politik i Erdoganit- u ndalua disa ditë më parë nga policia nën akuzën e korrupsionit. Imamoglu insiston se akuzat kundër tij janë të motivuara politikisht, cka hidhet poshtë nga Erdogani. Partia kryesore opozitare…
Kombet e Bashkuara kanë njoftuar se do të zvogëlojnë përmasat e ekipit të saj ndërkombëtar në terren në Gaza, pas sulmeve të ripërtëritura në territorin palestinez nga forcat izraelite, duke vrarë qindra civilë, përfshirë personelin e OKB-së. Zëdhënësi i OKB-së, Stephan Dujarric, tha në një konferencë shtypi të hënën se afërsisht 30 nga rreth 100 stafi ndërkombëtar të OKB-së do të largohen nga Gaza këtë javë, duke pranuar se tërheqja vjen në një kohë kur nevojat humanitare janë rritur dhe “shqetësimi për mbrojtjen e civilëve është intensifikuar”. Dujarric tha se “masa e përkohshme” ishte një “vendim i vështirë” i marrë…
Ekipi i mjekëve në repartin e neurokirurgjisë pranë Qendrës Spitalore Universitare “Nënë Tereza” Tiranë ka realizuar me sukses një ndërhyrje te një paciente e moshës 50-vjeçare, e diagnostikuar me sëmundjen e Parkinsonit. Ministrja e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale, Albana Koçiu përmes rrjeteve sociale, ka bërë të ditur lajmin, duke u shprehur se “në QSUNT u krye një ndërhyrje e suksesshme, DBS (stimulimi i thellë i trurit) për sëmundjen e Parkinsonit, tek një paciente 50 vjeçare”. “Në Shërbimin e Neurokirurgjisë, në QSUNT u krye një ndërhyrje e suksesshme – DBS (stimulimi i thellë i trurit) për sëmundjen e Parkinsonit, tek një…