Author: tirana

Ushtarët izraelitë kanë dhunuar njërin prej bashkëregjisorëve të filmit dokumentar “No Other Land”, i cili fitoi çmimin Oscar, para se ushtria izraelite ta arrestonte, sipas dy miqve të tij regjisorë dhe dëshmitarëve të tjerë. Hamdan Ballal ishte në mesin e tre palestinezëve që u arrestuan në fshatin Susia, sipas avokates së tyre, Lea Tsemel. Policia i tha asaj se ata po mbaheshin në një bazë ushtarake për tretman mjekësor, por Tsemel theksoi të martën në mëngjes se nuk ka qenë në gjendje t’i kontaktojë ata dhe nuk ka informata për vendndodhjen e tyre. Regjisori tjetër, Basel Adra ishte dëshmitar i…

Read More

Deputetja e Partisë Demokratike dhe njëkohësisht kandidate në listat e hapura për zgjedhjet e 11 majit, Jorida Tabaku, zhvilloi sot një ecje në zonën pranë Shkollës së Baletit, ku u takua me qytetarë dhe tregtarë të zonës për të dëgjuar shqetësimet e tyre të përditshme. Në një postim në rrjetet sociale, Tabaku thekson krizën e thellë ekonomike që po përjetojnë qytetarët shqiptarë. “Ekonomia e çdo tavoline shqiptari është në krizë! ‘Nuk ka xhiro, nuk ka lekë!’ – thonë tregtarët. ‘Çmimet janë të papërballueshme!’ – ankohen qytetarët”, shkruan ajo. Tabaku vuri në dukje se shqiptarët po përballen me më pak ushqim…

Read More

Një termet me magnitudë 6.7 ka goditur brigjet jugore të Zelandës së Re, duke rritur frikën për mundësinë e një cunami që ekspertët paralajmërojnë për nivel tejet të rrezikshëm që mund të paraqesë. Tërmeti ndodhi në një thellësi prej rreth 12 kilometra, 160 kilometra në veriperëndim të ishujve Snares. Ekipet emergjente kanë paralajmëruar banorët e rajonit të prekur nga tërmeti, që të shmangin plazhet nga frika e ndonjë cunami. “Banoroët e Southland dhe Fiordland duhet të qëndrojnë larg plazheve, pasi ekziston rreziku i një cunami të mundshëm”, u tha ndër të tjera.

Read More

Kamëz Si rezultat i veprimeve intensive hetimore, identifikohen dhe shpallen në kërkim 2 shtetas, autorë të dyshuar për plagosjen e një 38-vjeçari, me sende të forta. Sekuestrohen 1 armë zjarri dhe një sasi municioni luftarak, që u gjetën në banesën e njërit prej autorëve të dyshuar. Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Nr. 5, ditën e djeshme, pas marrjes së njoftimit se në rrugën “OSBE”, një shtetas ishte goditur me sende të forta, organizuan menjëherë punën për zbardhjen e rrethanave të konfliktit, identifikimin dhe kapjen e autorëve. Si rezultat i veprimeve intensive hetimore të kryera në drejtimin…

Read More

Specialistët e Seksionit për Hetimin e Narkotikëve të DVP Vlorë ndaluan shtetasin R. R., 40 vjeç, banues në Vlorë, për veprat penale “Marrëdhënia seksuale ose homoseksuale me të mitura” dhe “Nxitja për përdorimin e drogës”, pasi më datë 22.03.2025 dyshohet se ka kryer marrëdhënie seksuale me një 15-vjeçare. Gjithashtu, shtetasi R. R. dyshohet se në bashkëpunim me shtetasin F. Q., 33 vjeç (për të cilin ka nisur procedimi penal për veprën penale “Nxitja për përdorimin e drogës”), ka nxitur 15-vjeçaren dhe dy shoqe të saj, 15 dhe 16 vjeçe, për të përdorur lëndë narkotike.

Read More

Kryeministri Edi Rama, njëkohësisht kryetari i Partisë Socialiste, nga rubrika “Sy m’sy” iu përgjigj një komentuesi që e pyeste se çfarë ka bërë për luftën kundër korrupsionit. “Por mirë mo, kjo lufta kundër korrupsionit që po zhvillohet. Këto hetimet që po zhvillohen, si thua ti, nuk kanë lidhje me asnjë plan, me asnjë program dhe me asnjë vullnet timin dhe të Partisë Socialiste. Po mos të isha unë dhe PS, ti nuk do i shihje këto. Altin Dumani, për të cilin kam respekt dhe që ka të gjithë solidaritetin tim dhe solidaritetin tonë përballë sulmeve kafshërore, edhe deri kundër familjes…

Read More

Presidenti i SHBA, Donald Trump, tha të hënën se pret që së shpejti të nënshkruhet një marrëveshje për ndarjen e të ardhurave SHBA-Ukrainë për mineralet kritike të Ukrainës. Trump gjithashtu u tha gazetarëve teksa takonte kabinetin e tij, se Shtetet e Bashkuara po flasin me Ukrainën për potencialin që firmat amerikane të zotërojnë termocentrale ukrainase. Një delegacion amerikan u takua me zyrtarë ukrainas të dielën dhe me zyrtarë rusë të hënën në Riad të Arabisë Saudite. Bisedimet janë fokusuar kryesisht në një armëpushim në Detin e Zi, por Trump tha se çështje të tjera po dalin ndërsa ai shtyn për…

Read More

Gjesti i kërkoi falje Eglit për gabimet e tij në një darkë të organizuar për t’u sqaruar rreth situatës mes tyre. Ai pranon se nuk është i pastër dhe se ka bërë gabime, por thekson se është ndjerë mirë me të dhe e ka konsideruar një krahë mbështetjeje. Gjesti shprehu gjithashtu se ka pasur një lidhje të veçantë me Eglin, duke e përshkruar energjinë që ndanin së bashku si të veçantë, më shumë se me askënd tjetër. “Jam përshtatur me ty në shumë gjëra, t’i kam thënë të gjitha gjërat se e kam ditur që ti nuk m’i përdor. Të…

Read More

Me institucionin e ri qeveria izraelite synon të nxisë “largimin vullnetar” të palestinezëve nga Rripi i Gazës në vendet e treta. Institucioni i ri do të jetë në varësi të Ministrisë së Mbrojtjes të Izraelit, konfirmoi një zëdhënëse e zyrës së kryeministrit Benjamin Netanyahu. Detyra e tij është të “përgatisë largimin vullnetar të banorëve të Rripit të Gazës për në vende të treta në mënyrë të sigurt dhe të kontrolluar”. Kabineti i Sigurisë e miratoi propozimin përkatës të Ministrit të Mbrojtjes, Israel Katz. Ata që dëshirojnë të largohen nga zona e rrethuar bregdetare palestineze në brigjet e Detit Mesdhe duhet…

Read More

Kryeministri Edi Rama thotë se komisionerja e BE për zgjerimin, Marta Kos ka përgëzuar Shqipërinë, për shpejtësinë në lidhje me marrjen e financimit në planin e ri të rritjes. Në bashkëbisedimin online me qytetarët, Rama u shpreh se kjo është shenjë shumë e qartë e faktit që vendi po ecën me shpejtësi, për t’u anëtarësuar në BE. “Më 29 të muajit jemi në Kretë, i ftoj të gjithëbashkatdhetarët ta në në Kretë të na bashkohen. Në 30 jemi në Athinë. Kemi një të re shumë pozitive. Komisionerja për Zgjermin, Marta Kos ka deklaruar që përgëzon Shqipërinë dhe RMV për shpejtësinë…

Read More

Një aksident i frikshëm ndodhi gjate natës në aksin Elbasan-Rrethrrotullimi i Bradasheshit. Një autoveturë, e cila dyshohet se po qarkullonte me shpejtësi tej normave të lejuara është përplasur me një automjet të tonazhit të rëndë. Makina në tentativë parakalimi ka humbur drejtimin e lëvizjes dhe ka goditur fuqishëm nga pas automjetin tjetër që ishte gjithashtu në lëvizje. Për pasojë automjeti është shkatërruar pothuajse plotësisht dhe gomat e para nga goditja me automjetin tjetër kanë “fluturuar” disa metra larg. Paraprakisht konfirmohet se drejtuesi i autoveturës dhe një person tjetër janë transportuar për në Spitalin Rajonal të Elbasanit, ndërsa policia ka dokumentuar…

Read More

Një shpërthim me lëndë plasëse në një lokal në kryeqytet ndodhi në orët e para të mëngjesit në Tiranë. Në orën 01:15, policia ka marrë njoftimin se në rrugën “Ramazan Gaxherri”, në ambientin e jashtëm të një lokali ka plasur një sasi e vogël lëndë plasëse. Biznesi është në pronësi të një 44-vjeçari. Ndërkohë, gjatë shpërthimi lokali ka qenë i mbyllur dhe për pasojë nujk ka persona të lënduar, por vetëm dëme materiale.

Read More