Author: tirana

Parashikohet rënie e vlerave barike, duke sjellë ndryshim të situatës atmosferike në vend. Orët e paradites do të paraqiten me alternime kthjellimesh dhe vranësirash të shpeshta të cilat hera-herës do të zhvillohen duke gjeneruar rrebeshe shiu si edhe stuhi të forta ere. Në zonat e thella malore do të rishfaqet sërisht dëbora. Gjatë orëve të pasdites dhe në vijim, vranësirat do të shtohen në të gjithë vendin duke sjellë shira me intensitet mesatar dhe lokalisht intensivë. Temperaturat e ajrit do të pësojnë rënie si në mëngjes edhe në mesditë duke luhatur vlerat ditore nga 5°C vlera më e ulët e…

Read More

Dashi Do jeni luftarakë gjatë kësaj dite dhe të gatshëm për të bërë çdo gjë që keni në mendje. Për të arritur qëllimet nuk do jeni aspak agresivë. Për ju të dashuruarit pasioni do jetë i zjarrtë. Yjet do mendojnë gjithë kohës që t’ua bëjnë të ardhmen sa më të bukur. Ju beqarët do keni njohje të shumta dhe njëri prej personave do ju duket ideal për të filluar së shpejti një marrëdhënie. Do ja bëjnë atij te ditur këtë gjë me mënyra interesante. Në punë do merrni çdo gjë që keni merituar. Përpjekjet që keni bërë do japin rezultatet…

Read More

Sekretari i Partisë së Lirisë, Tedi Blushi ka uruar ish-presidentin Ilir Meta për datëlindjen, duke e quajtur atë një simbol të lirisë dhe demokracisë. ”Urimet më të përzemërta për Ilir Metën t’i kthejmë në votë plebishitare për të në Qarkun e Tiranës dhe në Fitore Madhështore më 11 Maj për t’u rikthyer Lirinë të gjithë shqiptarëve të ndershëm dhe patriotë”,-shkruan Blushi. Urimi i plotë Me këtë foto tonë në vendlindjen e tij të dashur, Çepan, i uroj gëzuar ditëlindjen edhe 100 vite të reja me shëndet të plotë, mbarësi dhe lumturi, presidentit Ilir Meta, i cili padrejtësisht ndodhet sot i…

Read More

Dy viktima ishte bilanci i ngjarjes së rëndë në fshatin Stanovc të Vushtrrisë. Pronari i një furre buke ka vrarë punonjësen dhe më pas veten këtë të hënë. Zëdhënësi i Policisë së Kosovës për rajonin e Mitrovicës, Avni Zahiti ka dhënë detaje për mediat vendase për ngjarjen e rëndë. Mes banorëve që u mblodhën për të mësuar për ngjarjen, është edhe bashkëshorti i viktimës, i cili ka vënë duart në kokë kur ka zbuluar se gruaja e tij është vrarë. Ky është rasti i dytë që trondit Vushtrrinë brenda 24 orëve, pasi vetëm një ditë më parë një 19-vjeçar u…

Read More

Shqipëria pret Andorrën në sfidën e dytë kualifikuese të Botërorit 2026. Kuqezinjtë vijnë me vetëm një qëllim, fitoren kundër skuadrës më të dobët në letër dhe për të marrë tre pikët e para. Pas humbjes ndaj Anglisë në transfertë, kuqezinjtë e kanë detyrim fitoren në shtëpi, në një sfidë ku vijnë si favoritë në letër. Tranjeri Sylvinho ka zgjedhur të hedhë një rreshtim të ri në fushë, dukje zgjedhur formacionin 4-2-3-1. Andorra është në të njëjtën pozitë si Shqipëria në Grupin K, pas disfatës 0-1 që mori nga Letonia. FORMACIONET ZYRTARE: Shqipëri: Strakosha; Balliu, Gjimshiti, Ajeti, Aliji; Shehu, Asllani, Laçi;…

Read More

Besmir Limani njihet si tifozi “fytyrë-shqiponjë”. Para ndeshjes Shqipëri-Andorra e cila luhet sonte, ai deklaroi se duhet fitorja me çdo kusht, për të synuar Botërorin. Për të ndeshjet me Anglinë tërheqin gjithmonë shumë tifozë, por theksoi se atdhedashuria për ngjyrat kuqezi nuk shuhet kurrë. “Unë gjithmonë ndihem shumë mirë. Duhet një fitore për të shkuar në SHBA në Botëror. Anglia tërheq më shumë tifozë si jashtë dhe brenda. Atdhedashuria për ngjyrat kuqezi nuk shuhet kurrë dhe tifozët nuk do të mungojnë as këtë ndeshje. Pas ndeshjes, e laj fytyrë dhe jam privat. Shqiptarët më njohin me këtë fytyrë me shqiponjë.…

Read More

Dashamir Shehi ka reaguar ashpër lidhur me videot e shkëmbyera mes Edi Ramës dhe Lulzim Bashës. Për të ata kanë harruar të bëjnë politikë, por e kanë mendjen te klikimet. Shehi shkoi edhe më tej kur tha se gallatat Rama-Basha ia kanë kaluar edhe vulgaritetit në TikTok e Big Brother dhe sipas tij, po edukojnë keq brezin e ri. “Basha këto që po bën dyshoj se po i bën nga vëmendja që merr. Unë nuk do e bëja kurrë. Ne gjykohemi këtu për punën e shtetit, jo për meme. Të dy, ky dhe ai tjetri që është kryeministër e kanë…

Read More

Komisionerja për zgjerimin Marta Kos përgëzon Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut për përshpejtimin e procesit në marrjen e fondeve të parafinancimit. Të dy vendet bëhen të parat shtete në Ballkanin Perëndimor që prekin fondet e parafinancimit. Bashkimi Europian sot miratoi fondet e parafinancimit për Maqedoninë e Veriut, ndërsa në një mbledhje të parashikuar për nesër, e njëjta gjë do të bëhet edhe me Shqipërinë. Shqipëria sipas deklaratës së Ursula Von Der Leyen në Tiranë në tetor të vitit të kaluar, do të ketë akses në një fond total prej 920 milionë eurosh si pjesë e planit të rritjes për Ballkanin…

Read More

Kryetarja e Kuvendit, Elisa Spiropali po zhvillon një vizitë zyrtare në parlamentin holandez. Ajo u prit në një takim të përbashkët nga kryetari i Dhomës së Përfaqësuesve, Martin Bosma, dhe kryetari i Senatit, Jan Anthonie Bruijn. Në takim ishte i pranishëm edhe ambasadori i Shqipërisë në Vendet e Ulëta, Artur Kuko. Spiropali vlerësoi marrëdhëniet e shkëlqyera intensive politike dypalëshe, shkëmbimet e vizitave të nivelit të lartë dhe theksoi se ky momentum duhet ruajtur dhe bashkëpunimi duhet dhe mund të zgjerohet. Pozita strategjike e Holandës në BE dhe roli i fuqishëm në organizatat ndërkombëtare përbëjnë një oportunitet për realizimin e ambicjeve…

Read More

Kryeministri Edi Rama gjatë vizitës në Gjirokastër, zhvilloi një inspektim edhe te Sheshi i ri “Çerçiz Topulli”. Ky shesh është shndërruar tashmë në një vepër me një funksionalitet të plotë si parkim nëntokësor dhe një hapësirë estetike me identitet arkitektonik të veçantë. “Sheshi i ri i Çerçizit, modeli që tregon ç’fytyrë, ç’përmasa e ç’koncept ka vizioni për zhvillim të qëndrueshëm, një vepër me një funksionalitet të plotë si parkim nëntokësor dhe një hapësirë estetike me identitet arkitektonik të veçantë. Ky është sheshi që Çeços e gjithë gjirokastritëve u ka hije”, thekson kreu i qeverisë.

Read More

Drejtuesi politik i PD-së i qarkut Lezhë, Agron Gjekmarkaj ka prezantuar kandidatin e PD në listat e hapura për zgjedhjet e 11 majit, Aleksandër Lala. Gjatë fjalës së tij, Gjekmarkaj tha se Kthella, Perlati dhe mbarë Mirdita do të ketë vëmendjen e PD. Për të Mirdita një vend që dikur gumëzhinte nga jeta, po zbrazet frikshëm si shumë zona të tjera. Postimi i plotë Kthella, Perlati, mbarë Mirdita do të ketë vëmendjen tonë! Ato kerkojnë Fitoren e PD. Të dashur vëllezër e motra, sot jam këtu, mes jush, për të prezantuar kandidatin për deputet Aleksandër Lala, jemi këtu për Fitoren!…

Read More

Lulzim Basha i është përgjigjur kryeministrit Edi Rama. Basha thotë se ai si ministër i Jashtëm “duke flejt gjumë” futi Shqipërinë në NATO dhe hoqi vizat me Bashkimin Europian. Reagimi i Bashës vjen pasi nga Gjirokastra, Rama tha se PS është e vetmja forcë politike që mund të integrojë Shqipërinë, ndërsa shtoi me ironi se mund t’ia kishin lënë ‘Lulit’ bisedimet me BE, por e zë gjumi rrugës. Po ashtu Basha tha se Rama përveçse çoi shokët Erion Veliajn, Ilir Beqajn, Sajmir Tahirin, Arben Ahmetajn, Lefter Kokën dhe disa kryebashkiakë dhe deputetë në qelitë e burgut. Sipas tij, për Ramën…

Read More