Author: tirana

Lulzim Basha, ka vijuar sot me replikën e radhës me kryeministrin Edi Rama. Basha i përgjigjet kreut të qeverisë me një frazë nga filmi “Prefekti”, ku i thotë “je pak pusht ti Fotaq”. Sipas tij, siç ua bëri socialistëve tre herë dhe i la me gisht në gojë, tani do merret me demokratët. Në fund Basha ia ka përsëritur pyetjen kryeministrit se ku i ka shokët, sepse siç është bërë zakon tashmë 7×7 = 313. “O Rame, e mba mend atë filmin “je pak pusht ti Fotaq”. Si ju the atyre që takove sot në Vlorë? Hajt se herën e…

Read More

Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha komentoi sot edhe raportin e publikuar pak ditë më parë nga DASH i cili vlerëson punën e SPAK dhe përmend akuzën e ngritur ndaj liderit të opozitës. Duke folur në një konferencë për shtyp, Berisha thotë se raporti i DASH shprehte vetëm një fakt. “Ai raport, nuk e di kush e ka bërë, shprehte një fakt. Ajo ka ndodhur. Thoshte një fakt që ajo ka ndodhur. Unë e kam denoncuar atë me qindra e mijëra herë”, tha Berisha. Departamenti Amerikan i Shtetit vlerësoi punën e Shqipërisë në luftën ndaj korrupsionit dhe pastrimit të parave.…

Read More

Heqje të tatimit për 50 mijë lekët e parë të rrogës, ka premtuar Sali Berisha nëse fiton zgjedhjet e 11 majit. Këtë deklaratë ai e bëri gjatë një konference me gazetarët këtë të hënë, teksa shtoi më tej se taksa për shitjen e shtëpive do të bjerë nga 15% në 2%. “Do të zbatohet tatimi 10% mbi të ardhurat nga puna, duke përjashtuar 50 mijë lekët e para. Tatimi 10% mbi të ardhura të tjera jo nga paga. Zero taksim mbi profesionet e lira dhe biznesin e vogël. Tavani mbi tatim fitimin për biznesin e vogël 500 euro në ditë…

Read More

Ministri i Brendshëm i Turqisë, Ali Yerlikaya, ka deklaruar se gjithsej 1,133 persona janë ndaluar që nga fillimi i protestave javën e kaluar. “Terrorizimi në rrugë tona dhe kërcënimi ndaj paqes dhe sigurisë së kombit tonë absolutisht nuk do të tolerohet,” shkruan ai në një postim të gjatë. Dhjetëra mijëra protestues kanë marrë pjesë në demonstrata në mbarë Turqinë pasi rivali kryesor i Presidentit Recep Tayyip Erdogan u ndalua. Ekrem Imamoglu, kryetari i bashkisë së Stambollit, ishte një nga më shumë se 100 personat e ndaluar javën e kaluar në kuadër të një hetimi, së bashku me politikanë të tjerë,…

Read More

Policia e Tiranës ka goditur një rrjet prostitucioni të premten, duke arrestuar disa persona dhe ka lënë në fuqi masat për individët e përfshirë. Disa të arrestuar janë dërguar në burg, ndërsa të tjerë janë vënë në arrest shtëpie. Aksioni ka përfshirë veprat penale të trafikimit dhe shfrytëzimit të prostitucionit. Lihen në fuqi të gjitha masat e rrjetit të prostitucionit “Orkidea” që u godit të premten nga policia e kryeqytetit. Arrest në burg: Esmerald Sulollari, 39-vjeç, për veprat penale “Trafikimi i personave të rritur” e kryer ne bashkëpunim , “Shfrytëzim i prostitucionit”Yuly Gomez, 33-vjeçe, për veprën penale “Prostitucion”, “Shfrytëzim i…

Read More

Dy të vdekur dhe disa të plagosur në Volkovë të Shkupit pas një incidenti me armë zjarri mëngjesin e sotëm, konfirmon Ministria e Punëve të Brendshme. Jozyrtarisht, ngjarja ka ndodhur pasi një qiramarrës ka qëlluar disa herë pronarin e shtëpisë ku jetonte dhe ka plagosur djalin e tij të mitur. “Rreth orës 09:00 në SPB Shkup është denoncuar se në fshatin Vollkovë të rajonit të Shkupit ka pasur të shtëna me armë zjarri, me ç’rast janë plagosur disa persona. Në vendngjarje kanë mbërritur efektivët e policisë dhe është konstatuar se R.C. dhe M.N. nga plagët e marra kanë vdekur në…

Read More

Autoritetet turke i kanë ndaluar nëntë gazetarë – të cilët po i mbulonin protestat e natës në disa qytetet kundër arrestimit të kryetarit të Stambollit, Ekrem Imamoglu – njoftoi të hënën Unioni i Gazetarëve i Turqisë. Nuk është e qartë ende arsyeja e ndalimit të gazetarëve. Një gjykatë turke urdhëroi të dielën burgosjen e Imamoglut, rivalit kryesor të presidentit Recep Tayyip Erdogan, në pritje të gjykimit nën akuzat për korrupsion. Arrestimi i Imamoglut javën e kaluar ka nxitur protestat më të mëdha në vend në dekadën e fundit. Megjithëse në shumë qytete protestat në rrugë u ndaluan nga autoritetet, ka…

Read More

Për shkak të kushteve të këqija atmosferike që ka përfshirë vendin tonë janë pezulluar lundrimet e tragetit të linjës Vlorë-Brindisi, Durrës-Bari dhe anasjelltas. Kapiteneria e Portit të Vlorës ashtu si edhe ajo e Durrësit kanë pezulluar gjithashtu edhe lundrimin për mjetet e vogla lundruese dhe anijet e peshkimit. “Sipas autoriteteve portuale, forca e detit brenda gjirit të Vlorës arrin 6-7 ballë, ndërsa jashtë tij shkon deri në 8 ballë. Dallgët variojnë nga 2.5 metra deri në 4 metra, duke e bërë të rrezikshme çdo lëvizje në det”, thuhet ndër të tjera në njoftim. Parashikohet që situata të përmirësohet në orët…

Read More

Ambasada e Shteteve të Bashkuara në Shqipëri ka shpërndarë një mesazh nga Sekretarja e Sigurisë Kombëtare, Kristi Noem, e cila thekson se “kriminelët nuk janë të mirëpritur në SHBA”. Ajo shpjegon se “nëse përpiqeni të hyni në mënyrë të paligjshme, do të kapeni dhe nuk do të ktheheni më kurrë”. Po ashtu, ambasada nënvizon se pagesa për një pasaportë, vizë ose dokument të rremë nuk do t’ju mundësojë të hyni në mundësitë që ofron Amerika.

Read More

Monika Kryemadhi ka uruar në rrjetet sociale presidentin e Partisë së Lirisë Ilir Meta në 56-vjetorin e lindjes. Ajo shton i uron edhe 100 Metës dhe se shpreson që dhuratën më të bukur ta marrë më 11 maj. “Dhuratat mund të jenë të ndryshme për ditën e ditëlindjes por unë sot të uroj që dhuratën më të bukur këtë vit ta marrësh me 11 maj ku më shumë se kurrë çdo mik apo ish mik i yti , dashamirës besoj kanë mundësinë që të bëjnë veprimin më të thjeshtë duke të votuar ty, por që në fakt është mundësi ndryshimi…

Read More

Kryeministri Edi Rama ndodhet në Sarandë në një takim me sipërmarrësit e rinj. Rama u shpreh i bindur për potencialin akoma të pashfrytëzuar plotësisht që ka Saranda dhe për nevojat që ka për rritjen e cilësisë së hapësirës urbane “Kini parasysh që në momentin që ne hyjmë në BE, të gjitha pronat do të pësojnë rritje çmimi, dyfish menjëherë, siç kanë treguar historia e të gjitha vendeve që ka hyrë para nesh. Prona e patundshme bëhet objekt interesi për një popullatë qindra miliona njerëz. Është njësoj si një qyteti i ri që i shtohet Shqipërisë. Çfarë interesi do kishte, kur edhe pse…

Read More