Kryeministri Edi Rama dhe ministrja për Bujqësisë dhe Zhvillimin Rural Anila Denaj inspektuan rikonstruksionin e hidrovorit të Akernisë në Vlorë. Gjatë inspektimit, kreu i qeverisë u takua me disa qytetarë. Njëri prej tyre i dhuroi një tjetër buf (send). Pasi mori dhuratën, Rama tha “E bukur fare. I ka sytë e bukur, i ka blu. Duhet të thahet këneta“, (referuar kryetarit të PD, Sali Berisha). Sot më herët përmes një postimi në Facebook, kryesocialisti ndau një foto me një buf, dhuratë nga qytetarët vlonjatë.
Author: tirana
Presidenti i Francës, Emmanuel Macron, njoftoi se një samit mbi çështjen e Ukrainës do të mbahet javën e ardhshme në Paris, në prani të presidentit ukrainas, Volodymyr Zelenskyy. Gjatë këtij samiti, do të finalizohen masat për mbështetje afatshkurtër për ushtrinë ukrainase. Macron theksoi se përqendrimi i Francës dhe i koalicionit është në mbrojtjen e Ukrainës dhe sigurimin e garancive europiane të sigurisë. Ai përsëriti se diskutimet për garancitë e sigurisë do të fillojnë vetëm kur Rusia dhe Ukraina të angazhohen për një armëpushim të qëndrueshëm. Macron theksoi gjithashtu se është legjitime për Ukrainën, si një komb sovran, të përcaktojë se…
Një 31-vjeçar u arrestua nga policia në Roskovec të Fierit. 31-vjeçari goditi me grusht për shkak të detyrës, një punonjës policie. “Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Fier arrestuan në flagrancë shtetasin D. D., 31 vjeç, banues në Vlosh, Roskovec, pasi gjatë veprimeve procedurale për vënien e një mase administrative, ka goditur me grusht, një punonjës të Komisariatit të Policisë Fier”, thuhet në njoftimin e policisë.
Komisioni Shtetëror i Zgjedhjeve ka vendosur ndarjen e numëruesve të votave për zgjedhjet parlamentare të 11 majit. Partia Socialiste e Shqipërisë ka të drejtën e propozimit të 1 (një) anëtari të Grupeve të Numërimit të Votave. Partia Demokratike ka të drejtën e propozimit të 2 (dy) anëtarëve të Grupeve të Numërimit të Votave. Partia Socialdemokrate ka të drejtën e propozimit të 1 (një) anëtari të Grupeve të Numërimit të Votave.
Ekspertët theksojnë se sekreti i humbjes së përhershme të peshës nuk lidhet me numërimin e vazhdueshëm të kalorive, por me rregullimin e urisë dhe të gjumit, djegien e yndyrës dhe shmangien e dëshirës për të ngrënë. Hulumtimet kanë treguar se ora biologjike çorganizohet kur merr mesazhe të gabuara, duke rezultuar në konsumimin e ushqimeve të gabuara. Megjithatë, nëse arrini të rregulloni orarin e gjumit dhe të ngrënies, mund të humbni edhe dhjamin e barkut. Një frut që mund të kontribuojë në këtë proces janë qershitë. Qershitë janë një burim bimor i melatoninës, hormonit të gjumit. Edhe pse nuk ka asnjë…
Ministria e Shëndetësisë në Gaza thotë se të paktën 41 persona janë konfirmuar të vrarë dhe 61 të plagosur në sulmet izraelite në 24 orët e fundit. Këto viktima e çojnë numrin e përgjithshëm të palestinezëve të vrarë që nga fillimi i luftës 17 muaj më parë në 50,021, me 113,274 të plagosur. Viktima të shumta janë ende të bllokuara nën rrënojat ku shpëtimtarët nuk mund t’i arrijnë ato, sipas ministrisë.
Në kuadër të Ditës Ndërkombëtare të Pyjeve, në Tepelenë u vijua me aksionin “ReForest Vjosa”, dedikuar restaurimit të pyjeve breglumore në Luginën e Vjosës, pjesë e fushatës “Të shpëtojmë zemrën blu të Evropës”. Nisma e gjerë për ripyllëzimin e zonës me bimë autoktone, gjatë viteve të fundit është një hap i rëndësishëm për restaurimin e ekosistemit për të forcuar rezistencën natyrore të Parkut Kombëtar të lumit Vjosa. Aktivistët bënë një pasqyrë të progresit të deritanishëm, përfshirë krijimin e fidanishtes së parë me bimë autoktone dhe mbjelljen e mbi 7000 kalemave të specieve të ndryshme si plep i zi, plep i…
Një statujë bufi ishte dhurata simbolike që vlonjatët i bënë sot kryeministrit Edi Rama i cili vijon takimet në qytetin bregdetar. “Kujt s’ja gjetën vlonjatët’ thotë Rama në postim duke i shprehur falenderimet vlonjatëve për dhuratën. Në këtë fushatë elektorale Rama ka etiketuar kundërshtarin e tij politik, kreun e PD-së si ‘buf i kënetës’ duke iu referuar koalicionin e tij ‘Aleanca Shqipëria madhështore’
Zyrtarët ukrainas dhe amerikanë pritet të takohen në Arabinë Saudite për të diskutuar një armëpushim të pjesshëm të mundshëm midis Ukrainës dhe Rusisë, pjesë e një shtytjeje diplomatike nga presidenti i SHBA-së, Donald Trump, për t’i dhënë fund luftës trevjeçare. Takimi do t’i paraprijë bisedimeve ndërmjet delegacioneve amerikane dhe ruse të cilat janë planifikuar për të hënën. Dhe pasojnë një seri bisedimesh të zhvilluara në Arabinë Saudite, fillimisht midis SHBA-së dhe Rusisë, dhe më pas midis SHBA-së dhe Ukrainës, kur Kievi pranoi një propozim armëpushimi 30-ditor. Delegacioni ukrainas në takimin e së dielës do të udhëhiqet nga ministri i Mbrojtjes…
Policia e Tiranës njofton se në 1 javë ka arrestuar 14 persona dhe proceduar 20 të tjerë për shkelje të rregullave të qarkullimit rrugor. Në komunikatën për mediat, policia thotë se 8 prej të arrestuarve drejtonin automjetin në gjendje të dehur, 3 drejtonin pa patentë, ndërsa 6 të tjerë janë arrestuar për shkelje të rregullave të qarkullimit rrugor. Gjithashtu, gjatë kësaj jave u proceduan në gjendje të lirë 11 shtetas, 6 të mitur që drejtonin pa patentë si dhe një shtetas i proceduar në gjendje të lirë për korrupsion aktiv të personave që ushtrojnë funksione publike. Gjithashtu, gjatë javës janë…
Policia e Lezhës njofton se një 17-vjeçare nme banim në Lezhë dyshohet se ka konsumuar fostoksinë, një medikament i rrezikshëm. Sipas komunikatës, ka qenë spitali rajonal Lezhë që ka njoftuar Sallën Operative se është paraqitur për ndihmë mjekësore një 17 vjeçare e cila dyshohet se kishte pirë fotoksinë. 17-vjeçarja u transportua në Spitalin e Traumës Tiranë për ndihmë më të specializuar ku ndodhet jashtë rrezikut për jetën.
Votat e Diasporës në zgjedhjet parlamentare të 11 Majit do të numërohen në Parkun Olimpik të Tiranës “Feti Borova”. Sipas Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, Parku Olimpik i Tiranës përmbush kushtet e parashikuara në Kodin Zgjedhor dhe Vendimin përkatës të Komisionit Rregullator, pasi është një objekt me sipërfaqe të madhe, me një kapacitet deri në 1200 persona, me ambient të posaçëm për administrimin, ruajtjen, numërimin dhe vlerësimin e votave nga jashtë. Po ashtu, plotëson kriterin teknik të sipërfaqes së bazuar në numrin e tavolinave të numërimit për, numërimin e votave nga jashtë vendit për të 12 qarqet, ofron kushte për aplikimin…