Pas deklaratës së Ramës nga Vlora se Basha premtoi Tramin në Tiranë por nuk e realizoi, i është përgjigjur menjëherë dhe kreu i Koalicionit Euroatlantik Lulzim Basha. Në një postim në facebook, Basha shfaqet me një emigrant shqiptar, ndërsa e pyesin kryeministrin se ku i ka shokët. “O palikári, ku i ke shoket”, Basha nga Athina i përgjigjet Ramës: Trami, trami, po inceneratori boni namin…. Eh mer Rame ku e ke Lalin? Me ironi, Basha thotë se tramin nuk e deshi Rama pasi nuk vidhte dot. Ai më tej thotë se për këtë projekt ishte Franca mbrapa, por kryeministri i…
Author: tirana
Kryeministri Edi Rama kreu inspektim në kantierin e punimeve në Muzeun Hebraik që po ngrihet mbi lagjen e dikurshme të hebrenjve. Rama pa edhe punimet në Qendrën Multifunksionale të Zhvillimit Rajonal, e cila do të kthehet në një vatër të teknologjisë dhe inovacionit.
Të paktën shtatë persona janë vrarë pasi Rusia lëshoi një breshëri dronësh në mbarë Ukrainën më 23 mars, thanë zyrtarët lokalë ukrainas dhe shërbimet e emergjencës. Sulmet, përfshirë në kryeqytetin ukrainas, Kiev, vijë para negociatave për armëpushim në Arabinë Saudite, kur Ukraina dhe Rusia pritet të mbajnë bisedime indirekte, me ndërmjetësimin e Shteteve të Bashkuara, më 24 mars për të diskutuar për një pezullim të sulmeve me armë me rreze të gjatë veprimi ndaj ndërtesave të energjisë dhe infrastrukturës civile. Delegacioni ukrainas pritet të takohet me zyrtarët amerikanë në Arabinë Saudite, një ditë para bisedimeve indirekte, tha presidenti ukrainas, Volodymyr…
Është ndarë sot nga jeta në moshën 57-vjeçare Saimir Demi, gazetari i njohur sportiv me një karrierë 30-vjeçare. Prej kohësh pjesë e RTSH-së, Demi ka punuar edhe në gazeta të ndryshme sportive dhe ka qenë drejtues për disa vite.I njohur për zërin kritik ndaj fenomeneve negative në sport, Saimir Demi do të mbahet mend gjatë për kontributin e tij në lëmin e gazetarisë sportive, për respektin që impononte kudo dhe për batutën e tij të mprehtë.
Policia e Tiranës ka arrestuar një 44-vjeçare e cila aksidentoi në rrugën “3 Dëshmorët”, një fëmijë 3 vjeç dhe më pas është larguar nga vendngjarja. Policia thotë se 3-vjeçari ndodhet në spital, nën kujdesin e mjekëve.
Falë reagimit të menjëhershëm të shërbimeve të Komisariatit të Policisë Vlorë, u parandalua një përshkallëzim i dhunës mes të miturve. Dy adoleshentë, 15 dhe 17 vjeç, kanë kanosur, për motive të dobëta, një të mitur tjetër 11-vjeçar. Gjatë kontrollit të zonës që frekuentonin të miturit, u gjetën mjete prerëse dhe shkopinj druri, të cilat u sekuestruan në cilësinë e provës materiale. Materialet për të dyja rastet u referuan në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Vlorë, për veprime të mëtejshme.
Papa Françesku pritet dalë sot nga spitali, teksa doktorët kanë thënë se atij do t’i nevojiten edhe dy muaj pushim. Ati i Shenjtë, 88 vjeç, ishte shtruar në spitalin “Xhemeli” të Romës më 14 shkurt, pasi pati vështirësi në frymëmarrje për disa ditë. Fillimisht ai u trajtua për bronkit përpara se të diagnostikohej me pneumoni në të dyja mushkëritë. Papa zakonisht e bën lutjen e përjavshme të dielave në sheshin e Shën Pjetrit, por ai nuk ka qenë në gjendje ta bëjë këtë që prej datës 9 shkurt, para se të shtrohej në spital. Vatikani ka thënë se nuk pritet…
Një sasi eksplozivi është vendosur gjatë natës në një makinë në Krujë. Mësohet se ngjarja ka ndodhur rreth orës 03:20, në rrugën “Vrana Konti”. Sipas policisë, në automjetin tip “Opel Corsa” në përdorim nga shtetasi Elton Kani 25 vjeç, është vendosur një sasi e vogël lëndë plasëse, ku janë shkaktuar vetëm dëme në pjesën e parë të automjetit. Grupi hetimor nën drejtimin e Prokurorisë po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes, identifikimin dhe kapjen e autorit/ve si dhe dokumentimin e plotë të ngjarjes.
Edi Rama: Duhet të biem dakord për një gjë, ju bëni shumë mirë që kërkoni sa më shumë. Për tramin, do të na duhej Luli. Ai ka bërë një tram të suksesshëm në Tiranë, me shpejtësi marramendëse, e kishte planin që të çonte deri në Durrës, por meqë e zuri gjumi e la. S’e dimë sa mund të bashkëpunojmë me të, por shpresoj mos të arrihet që të çohet Vlora në këmbë që duam Lulin kryetar bashkie.
Prokuroria pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë përfundoi hetimet dhe dërgon në gjyq vëllezërit M.R. dhe A.R. nën akuzë për veprën penale “Pastrimi i produkteve të veprës penale ose veprimtarisë kriminale” e kryer në bashkëpunim, e parashikuar nga neni 287 i Kodit Penal. Në vijim të hetimeve të procedimit penal nr.1789 të vitit 2021, rezulton se këta shtetas, janë arrestuar si administratorë të qendrave të masazhit, pasi rekrutonin femra për t’i punësuar si masazhatore dhe i detyronin të kryenin shërbime seksuale kundrejt pagesës dhe përfitimet i ndanin me njëri – tjetrin. Nga hetimet prokuroria provoi…
Në prag të nisjes së fushatës për zgjedhjet parlamentare të 11 majit Partia Socialiste ka bërë publike disa prej shtyllave kryesore në aspektin ekonomik. Një ndër objektivat kryesorë mbetet reformimi i skemës së pensioneve në vend ndërsa ka nisur edhe aksion antiiformalitet për rritjen e numrit të kontribuesve. Në programin e socialistëve nëparashikohet se në 2030 në Shqiperi pensioni minimal do të jetë 200 euro , gati 2-fish i atij që është sot prej 100 euro. Pension minimal është pensioni social që e marrin të gjithë ata persona të cilët nuk kanë plotësuaras 15 vite punë me siguracione.Por në vëmndje…
Kryetari i Partisë Socialiste Edi Rama zhvilloi këtë të diel një takim me kandidatët për deputetë të qarkut Vlorë. Gjatë prezantimit të kandidatëve, Rama u shpreh se lista e PS-së për Vlorë është një mozaik me njerëz që mund të çojnë më tej zhvillimin e qarkut. “Më vjen mirë që në një skuadër që ka edhe eksperiencë, edhe risitë që vijnë qoftë nga nivelet më të larta të drejtimit të PS-së por edhe nga vetë komuniteti që përfaqësohet këtu nga socialistët 24 karatë. Ne jemi një hapësirë ku ka vend për të gjithë. PS është një mjet i atyre që…