Si pasojë e kalimit të një sistemi frontal nga Italia drejt territorit shqiptar do të kushtëzojë mot të paqëndrueshëm. Orët e paradites paraqiten me alternime kthjellimesh dhe vranësirash deri mesatare ku në zonat veriperëndimore do të jenë më të dëndura duke gjeneruar rrebeshe të izoluara shiu, ndërsa orët e pasdites dhe në vijim do të sjellin reshje shiu në të gjithë Ultësirën Perëndimore si edhe reshje dëbore në zonat e thella malore. Gjatë natës pritet intensifikim i reshjeve në të gjithë territorin. Temperaturat e ajrit do të pësojnë rritje në të dy vlerat ekstremale ditore duke u luhatur nga 4°C…
Author: tirana
Dashi Shfrytëzojeni sa më shumë ditën e sotme për të kaluar kohë me të afërmit dhe për t’u argëtuar pafund. Për ju të dashuruarit ndodh ndonjëherë edhe që të mbyllni sytë për të mos pasur zënka e debate në çift, por sot nuk do jetë kështu. Do i kërkoni llogari partnerit për sjelljen e kohëve të fundit dhe do sqaroheni me qetësi. Ju beqarët nuk do ndiheni ende gati të sakrifikoni lirinë dhe pavarësinë për të krijuar një lidhje. Në punë do jeni shumë të zotët dhe çdo gjë që do arrini do vlerësohet nga shefat. Vazhdoni kështu dhe shumë…
Ministri i Mbrojtjes Pirro Vengu e konsideroi sot marrëveshjen për mbrojtje dhe siguri mes Shqipërisë, Kosovës dhe Kroacisë si një bashkëpunim të natyrshëm mes tre shtetesh sovrane. “Ndaj kemi vendosur të bashkëpunojmë për të rritur kapacitetet tona mbrojtëse dhe për të mbështetur integrimin e Kosovës në mekanizmat rajonalë. Serbia, duke ndjekur prej dy vitesh një politikë të karrikes boshe në iniciativat rajonale, ia ka pezulluar në mënyrë të njëanshme vetes mundësinë për të nxitur ose për të marrë pjesë në konsultime shumëpalëshe”. “Ky pezullim, që është në dorën e Serbisë të lihet mënjanë, e bën të kotë çdo narrativë viktimizuese…
Replikat mes Lulzim Bashës dhe Edi Ramës janë tashmë çdo ditë. Rama i është përgjigjur Bashës pas “zgjimit në mesnatë” që i bëri dhe pyetjes se “ku i ke shokët”, me një tjetër postim në rrjetin social Facebook, me nënshkrimin: “Jepi gaz”. Duke përdorur në sfond gjatë udhëtimit me mjet, hitin muzikor ‘Jepi gaz’ të Ronela Hajatit, Rama vijon me thumbimet në distancë dhe virtuale. Basha: O Rame ku je mos burr ke von doktorin mem sulmu mu? U mërzit doktori që i sulmoj partnerin. Rama: E ndjeu Lul bufi plak atë që ndjeva unë kur u futa me vrap…
Nga Lutfi DERVISHI Raporti i Lumturisë e gjeti këtë vit Shqipërine në vendin e 89-të, një pozicion strategjik mes varfërisë romantike dhe ëndrrës për pasaportë europiane. Si zakonisht, edhe këtë vit Shqipëria e ka ruajtur ekuilibrin emocional, duke mos rënë më poshtë se vendi i parafundit në Europë. Kemi lënë pas Turqinë, një nga 15 aleatët tanë strategjik. Por nuk ka vend për panik. Gjërat nuk janë aq keq sa duken. Janë më keq se duken, por në një mënyrë origjinale. Ata që hartojnë pyetësorët dhe bëjnë vlerësimet nuk e dinë që lumturia këtu është… një sport ekstrem. Në vendet…
Anijet e transportit ndërkombëtar detar për pasagjerë dhe automjete në linjën Vlorë-Brindisi-Vlorë, do të anulohen deri në përmirësimin e kushteve hidrometeorologjike detare, që pritet të ndodhë pas orës 22:00 të datës 24.03.2025. Të gjithë drejtuesit e mjeteve të vogla lundruese dhe anijeve të peshkimit, që operojnë brenda dhe jashtë gjirit të Vlorës, të marrin në konsideratë kushtet hidrometeorologjike dhe të marrin masat për sigurimin e tyre. Përmirësimi i situatës hidrometeorologjike të përkeqësuar për mjetet e vogla lundruese dhe të peshkimit pritet të ndodhë pas orës 08:00 të datës 25.03.2025. Është ndaluar paisja me leje-nisje e mjeteve të vogla lundruese dhe…
Anuela Ristani u shfaq këtë të shtunë përkrah kyeministrit Edi Rama në inspektimin e punimeve të shkollës “Edith Durham”. Rama komplimentoi punonjësit e ndërtimit për punimet mbresëlenëse deri tani, Ristani theksoi se shkolla pritet të bëhet funksionale më 15 shtator të këtij viti. Shkolla me një sipërfaqe të dyfishuar, prej 6 mijë metrash katrorë, do të ketë në total 36 klasa.
Ministri dhe drejtuesi politik i PS-së për Diasporën, Taulant Balla, gjatë qëndrimit në Britaninë e Madhe, u prit në një takim nga kryetari i Bashkisë Brent Londër, Mo Butt. Balla shprehu krenarinë për shqiptarët që janë integruar plotësisht në shoqërinë britanike dhe punojnë në strukturat e kësaj bashkie. Po ashtu është takuar këto ditë me dhjetëra shqiptarë të suksesshëm që kanë mbërritur në Britaninë e Madhe pa asnjë mbështetje dhe ndihmë, dhe ia kanë arritur të integrohen më së miri falë punës dhe përkushtimit.
Kombëtarja i është rikthyer përgatitjeve në fushë pas ndeshjes me Anglinë, të luajtur një natë më parë në stadiumin Wembley. Kuqezinjtë kanë zhvilluar një seancë stërvitore në stadiumin “The Hive” të Londrës, që ka zgjatur pak më shumë se 60 minuta. Lojtarët të cilët nuk u aktivizuan dhe ata që luajtën si zëvendësues kanë zhvilluar stërvitje me ngarkesë të plotë, ndërsa titullarët kanë punuar vetëm në palestër. Departamenti i Komunikimit në FSHF bën me dije se portieri Thomas Strakosha, i cili u zëvendësua gjatë ndeshjes me Anglinë për shkak të një goditjeje që mori gjatë lojës, është duke u mbajtur…
Kryeministri Edi Rama, njëherësh kryetar i PS-së fton qytetarët që të votojnë në 11 maj, numrin 5 në fletën e votimit. Kreu i qeverisë teksa ka publikuar foton e një dore, thekson se vota për PS është çelësi për të hapur derën e BE-së. ”Vota për mua dhe PS është çelësi për të hapur derën e Bashkimit Europian, duke mbyllur negociatat në 2027, sipas planit të dakordësuar me Brukselin”,-shkruan Rama. Gjatë takimeve me kandidatët për deputetë, Rama ka nënvizuar rëndësinë për zgjedhjet e 11 majit për integrimin e vendit në Bashkimin Europian. Për të ky është një hap i rëndësishëm…
Sali Berisha ka kritikuar partitë e reja, duke i quajtur paterica të Ramës dhe komentoi listat e mbyllura të tyre në garën e 11 Majit të cilët vendosën emrat e familjarëve të tyre në listat e mbyllura. Koalicioni “Nisma Shqipëria bëhet’ me bashkëkryetarë Adriatik Lapaj, Pano Soko e Endri Shabani dhe koalicioni ‘Djathtas për Zhvillim” të Enkelejd Alibeajt e Dashamir Shehit vunë emrat e familjarëve në lista. ”Ishte i frikshëm vendimi i disa partive që quhen të reja gjoja, por që janë paterica të Edi Ramës, kur pashë që futën familjarët e tyre në listat e mbyllura. Nga dy dhe…
Kryetarja e Kuvendit, Elisa Spiropali, është takuar sot në Kavajë me ish-presidentin Alfred Moisiu. Ajo thotë se do të realitet dëshira për ngritjen e një muzeu në Kavajë, qytetin e origjinës së këtij artisti të shquar, për të nderuar jetën dhe krijimtarinë e tij. “Në Kavajën bujare e krenare, një kafe me të urtin, Presidentin Alfred Moisiu, figurë emblematike dhe të respektuar, jo vetëm për qytetin, por për mbarë Shqipërinë. Në vitin e Aleksandër Moisiut, artistit të madh që lidh kulturën shqiptare me atë austriake dhe botërore, do të bëjmë realitet kërkesën e Presidentit Moisiu për ngritjen e një muzeu…