Kryeministri Edi Rama në një takim me përfaqësues të Internacionales Socialiste dhe partive simotra europiane, tha se qeveria po përdor inteligjencën artificiale. Kjo për të lehtësuar procesin e përafrimit të kuadrit ligjor shqiptar me atë të Bashkimit Europian. Sipas Ramës, kjo qasje shmang vonesat dhe ul nevojën për një numër të madh përkthyesish, duke përshpejtuar procesin e negociatave. Një nga aspektet më të rëndësishme që Rama theksoi ishte barazia para ligjit dhe reforma në drejtësi. Ai e cilësoi si revolucionare faktin që për herë të parë në historinë e Shqipërisë njerëz të fuqishëm, të lidhur me politikën dhe shtetin, po…
Author: tirana
Banorët u emocionuan teksa morën mesazhet e radhës në Big Love, por një mesazh i veçantë shkaktoi entuziazëm të madh. Ishte në emër të futbollistit të Kombëtares Shqiptare, Armando Broja, dhe sapo banorët panë emrin e tij, nisën brohoritjet. Gjesti mbeti i hutuar dhe pyeti: “Kush është?”. Laerti menjëherë i shpjegoi: “Është futbollist i kombëtares, lexo”. Në sfond, Rozana dëgjohet: “Armando Broja o njeri!”. Gjesti, i habitur, u përgjigj: “Hej bro, unë s’e di, s’jam i informuar për futbollin këtu”. Në mesazh, Broja shkruante: “Gjesti na kënaqe o vëlla, veç për ty po e shikoj këtë Big. Të presim me…
Gjesti është viral në rrjetet sociale. Një video e tij po qarkullon gjithandej, ku ai shihet duke biseduar me veten e tij në pasqyrë, në dhomën e grimit. Në pamjet e publikuara, Gjesti mund të shikohet teksa flet dhe shpreh mendimet e tij në mënyrë të qetë, por gjithsesi duket se ai po bisedon me veten, një moment që tërheq vëmendjen e shikuesve. Videoja ka shkaktuar shumë reagime në X, ku fansat kanë filluar të komentojnë dhe të spekulojnë për arsyet që qëndrojnë pas këtij veprimi. 150+ dit ne izolim si kan bo edhe shum mir a 🤣(krejt si 007-shi)💥#bbvipal4…
Në zgjedhjet e 11 majit, vota preferenciale do të ketë sërish një impakt në përcaktimin e deputetëve që do të marrin mandatin. Vota preferenciale nuk do të prek të gjithë kandidatët, por vetëm ata që do të jenë në listë të hapur. Për këta të fundit këtë herë nuk do të ketë prag, por vetëm numri i votave që do të marrin, krahasuar me rivalët e tjerë brenda partisë. Pas numërimit të votave do të rirenditen dhe më të votuarit dalin në krye në pritje për të marrë mandatin nga vota që do prodhojë partia ose koalicioni me të cilin…
Kombëtarja shqiptare nis rrugëtimin në eliminatoret e Botërorit, në një transfertë shumë të vështirë, siç është përballja me Anglinë. Kuqezinjtë do të sfidojnë një nga kombëtaret më të forta në botë dhe të besuarit e trajnerit Silvinjo, duan të bëjnë surprizën e madhe në mitikun “Wembley”. Në prag të kësaj përballje, trajneri kuqezi ka bërë edhe zgjedhjet përfundimtare, sa i përket titullarëve. FORMACIONET ZYRTARE: Anglia: Pickford, Walker, Konsa, Burn, Lewis Skelly, Rice, Bellingham, Jones, Rashford, Foden, Kane. Shqipëria: Strakosha; Balliu, Ajeti, Gjimshiti, Aliji; Asllani, Ramadani, Laçi; Asani, Bajrami, Uzuni.
Partia Socialiste ka prezantuar pasditen e sotme kandidatët për deputetë të qarkut të Tiranës. Kryeministri Edi Rama vlerësoi skuadrën e kandidatëve socialistë. Për të u është qytetarëve të qarkut një ofertë dhe mundësi zgjedhjeje për ti përfaqësuar denjësisht në Kuvend. ”Jam shumë krenar për këtë skuadër sepse besoj që i kemi dhënë të gjithë qarkut të Tiranës një ofertë të plotë. U kemi dhënë të gjitha moshave një mundësi zgjedhjeje të plotë. I kemi dhënë vajzave dhe grave një buqetë ku mund të zgjedhin pa dyshim. U kemi dhënë të rinjve mundësinë të bëjnë zgjedhjen e tyre”,-tha Rama. Rama theksoi…
Në parkun olimpik ”Feti Borova”, po prezantohen kandidatët e PS-së me të cilët Rama kërkon një mandat të 4 të qeverisjes. Kreu i qeverisë tha se kurrë më parë se ka parë këtë afërsi që ka Shqipëria me anëtarësimin drejt BE-së. ”Ne kemi një mundësi reale dhe aktuale që të bëhemi anëtarë të BE. Por ajo që unë dua dhe që mund të mos ta kemi pas disa kohësh. KE merret me shqyrtimin dhe tre herë rresht i ka konfirmuar që Shqipëria i ka bërë detyrat e veta dhe i ka kërkuar 27 vendeve që ta anëtarësojnë. Edhe kanë dal…
Pesë ditë pasi babai i tij u nda nga jeta, ish-Presidenti i Kosovës Hashim Thaçi me leje të posaçme nga Gjykata Speciale, u kthye në Kosovë. Thaçi rreth orës 11:00 mbërriti në vendlindjen e tij, në Burojë të Skënderajt, ku për pak minuta qëndroi pranë varrit të të atit, duke kryer homazhe, dhe vendosi një kurorë me lule. “Te varri yt erdha i fundit babë. Para meje erdhën mijëra qytetarë. Së shpejti, dorë me dorë, do t’i falënderoj të gjithë. Të qoftë i lehtë dheu i Kosovës”, ishin fjalët e Thaçit, shkruar në kurorë si dedikim për babanë. Thaçi pas…
Kombëtarja përballet sonte me Anglinë, në sfidën e parë eliminatore për Botërorin 2026. Sfida do të luhet në mitikun legjendar “Wembley”, aty ku ekipi i Silvinjos do të kërkojë të bëjë surprizën e madhe. FSHF ka zbuluar se Shqipëria do të luajë me fanellat e zeza. Ndryshe nga hera e fundit në Londër ku luajtën me fanellat e bardha, këtë herë lojtarët e Kombëtares do të zbresin në fushë me bluzat e treta.
Inspektorati Shtetëror i Tregut në Maqedoninë e Veriut ka kryer 82 kontrolle në diskoteka dhe lokale nate, pas tragjedisë me 59 viktima. Nga 23 objekte të licencuara, 13 prej tyre nuk plotësojnë kushtet teknike dhe mund të humbin licencat. Po ashtu, 5 objekte kishin licenca të skaduara. “Nga 41 të tjerat, 30 prej tyre kishin parregullsi në bazë të ligjit për aktivitetet hotelierike. Janë lëshuar 28 vendime për kundërvajtje dhe dy mbyllje për tejkalim të orarit të punës, që nënkupton edhe gjobë”, tha zëdhënësja e Qeverisë, Marija Miteva. Inspektimet vazhdojnë me një hetim të gjerë, në bashkëpunim me institucione të…
Zv/kryeministrja njëherësh ministre e Infrastrukturës dhe Energjisë, Belinda Balluku mori pjesë në Panairin e Punës dhe Aftësive, që u çel sot në sheshin kryesor të qytetit të Fierit. 50 kompani rajonale që operojnë në fusha të ndryshme, pjesëmarrëse në panair, ofruan 1800 vende të lira pune, duke zgjuar interesin e qindra qytetarëve të të gjitha moshave. Balluku tha se punësimi dhe kualifikimi i punonjësve, mbetet një prioritet, për të cilin po punohet ngushtësisht edhe me kompani të cilat kanë nevojë për punonjës. ”Është një ditë e rëndësishme në Fier, pasi Agjencia e Kombëtare e Punësimit ka organizuar një ndër panairet…
Natën mes të shtunës dhe të dielës, 30 mars akrepat e orës shkojnë 60 minuta para. Në orën 02:00 të mëngjesit të së dielës akrepat u zhvendosen 1 orë përpara në 03:00. Kompjuterët dhe pajisjet e lidhura me internetin përditësohen automatikisht, ndërkohë që është e nevojshme të korrigjoni manualisht kohën e treguar nga orët analoge. Ora verore do të qëndrojë në fuqi deri në fundjavën e fundit të tetorit ku akrepat do të ndryshojnë sërish 60 minuta. Ndryshimi i orës për disa sjell shqetësime ndaj ekspertët, si çdo vit, ofrojnë disa këshilla të ngjashme me ato që përdoren për të…