Author: tirana

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në fshatin Lëkundë ku një 66-vjeçare është gjetur e pajetë afër banesës së saj. Dyshohet se viktima është vetëvarur. Materialet i kaluan Prokurorisë, për vlerësim. Njoftim: Drejtoria Vendore e Policisë Lezhë Mirditë/Më datë 20.03.2025, në fshatin Lëkundë, është gjetur e pajetë afër banesës së saj, shtetasja D. P., 66 vjeçe, e cila dyshohet se është vetëvarur. Materialet i kaluan Prokurorisë, për vlerësim.

Read More

Ish-presidenti, Hashim Thaçi, ka nderuar kujtimin e babait të tij, që u nda nga jeta disa ditë më parë, duke vizituar varrin ku prehet trupi i tij. I shoqëruar nga forca policie, Thaçi u lejua sot të shkojë te varri i Haxhi Thaçit. Ndërkohë, pak ditë më parë, Gjykata Speciale nuk i dha leje të marrë pjesë në ceremoninë mortore të të atit, humbi betejën me sëmundjen.

Read More

Drejtuesi Politik i Koalicionit Euroatlantik, Lulzim Basha, i ka bërë sërish replikë deklaratës së mbrëmshme të kryeministrit Rama, i cili me ironi tha se “PD në vitin 2021 ka qenë më e forta që ai ka parë”, drejtuesi Politik i Koalicionit Euroatlantik, Lulzim Basha, iu përgjigj sot, po me ironi. Për herë të parë ‘kryeministri nuk ka gënjyer që zgjedhjet i vodhi ai’, tha Basha, përmes një videoje të shpërndarë në rrjetet sociale. “O Rame, për herë të parë në jetën tënde s’ke gënjy, është e vërtetë. 2021-shi, ishte viti i demokratëve, por jua vodhe ti, prandaj ke dashur Saliun.…

Read More

Kreu i PD, Sali Berisha shpalosi këtë të premte Programin e Qeverisjes 2025-2029 për Kulturën. Ai u shpreh se PD do të mbidyfishojë buxhetin për kulturën dhe artin dhe do të ristrukturojë Ministrinë e Kulturës. Artisët, shkrimtarët dhe njerëzit e kulturës, sipas Berishës, do të kenë status ligjor të veçantë. Berisha: Pra, në çdo rrafsh, ky është njëlloj Neroni për kulturën shqiptare. Nuk ka më jetë kulturore në qytet. Në këtë qytet, janë vetëm agresioni hipersonik që u bëhet qytetarëve me diskoteka dhe ato mbushin të gjithë jetën artistike. Ky vend është vend shumë i çuditshëm. Duke qenë briri më…

Read More

Policia e Tiranës ka dalë me një komunikatë për mediat në lidhje me aksionin, ku u godit një rrjet prostitucioni me vajza nga Amerika Latine në kryeqytyet. Raportohet se në kuadër të operacionit të koduar “Orkidea”, Prokuroria ka lëshuar gjithsej 11 masa arresti, ku janë ekzekutuar 8 prej tyre, ndërsa 3 persona të tjerë janë shpallur në kërkim. 8 prej arresteve që janë ekzekutuar, 6 prej tyre janë “arrest me burg” dhe dy të tjera “arrest në shtëpi” Po ashtu, bëhet me dije se janë proceduar penalisht dhe 44 vjaza nga Amerika Latine, të cilat shfrytëzoheshin për prostitucion. Rrjeti i…

Read More

Kur mbeten ende 3 javë nga hapja zyrtare e fushatës elektorale për zgjedhjet parlamentare të 11 majit, kryeministri Edi Rama ka nisur të artikulojë tezat e tij në kërkim të një mandati të katërt në qeverisje. Të enjten, Rama publikoi në rrjetet e tij sociale një poster me numrin 5, që tregon renditjen e Partisë Socialiste në fletën e votimit, duke kërkuar votat në këmbim të premtimit për “pasaportën europiane” ndaj shqiptarëve. “Me thjesht një votë për mua dhe PS më 11 maj, çdo prind ka në dorë t’u japë fëmijëve të vet pashaportën e qytetarit shqiptar të Bashkimit Europian,…

Read More

Kryeministri Edi Rama e ka mbyllur ditën e djeshme me një vizitë në shtabin e PS në Njësinë 2 në Tiranë. Rama mori stimul nga një i ri që i ishte bashkuar rishtazi PS përmes platformës “Deputeti që duam”, për të treguar historinë e anëtarësimit të tij në këtë forcë politike në vitin 2003, kohe kur edhe shpalli kandidaturën për kryetar. “Ja ku jam unë shembulli. Betejën e parë për partinë… më lanë rrugëve më lanë. Më linin tek shkallët. Këtu te Njësia 2. Me atë kryetarin e organizatës. Merr Musa Ulqinin pyete. Unë vajta te organizata. I thashë Musait,…

Read More

Kryeministri Edi Rama dhe lideri i Euro-Atlantikëve të Shqipërisë, Lulzim Basha, kanë vazhduar përplasjet e tyre të ashpra me replika në distancë. Të dy politikanët shkëmbyen batuta të forta, duke kritikuar njëri-tjetrin për dështime. Në një koment të tij, Basha i kujtoi Ramës se kishte mbetur “pasagjer” dhe nuk kishte ndonjë rol aktiv në drejtimin e vendit. “Si nuk të pashë njëherë në timon, apo harrova, ku di me i dhënë ti”, tha Basha. Ndërsa Rama ia ktheu: “E vërtetë! S’kam timon unë. Ku kam timon unë, nuk e pata fatin tënd,” duke e akuzuar Bashën për paaftësi dhe duke…

Read More

Operacioni i koduar “Gold” ka çuar në arrestimin e një shtetasi turk, i cili ishte i përfshirë në kontrabandimin e floririt dhe bizhuterive floriri, për t’i shitur në Shqipëri. Shtetasi i arrestuar, B. A., 39 vjeç, banues në Stamboll, u kap në flagrancë ndërsa po transportonte një sasi të konsiderueshme floriri dhe bizhuterish floriri. Gjatë kontrollit në automjetin e tij, i cili po udhëtonte në rrugën “5 maji” në Tiranë, policia ka gjetur 455 gramë flori dhe bizhuteri floriri, të cilat dyshohet se ishin kontrabanduar me qëllim shitjen në tregun shqiptar. Përveç sendeve me vlerë, policia ka sekuestruar gjithashtu 35,000…

Read More

Zëvendëskryeministri i Maqedonisë së Veriut, Arben Fetai u takua me ambasadorin shqiptar Denion Meidani. Fetai mori letrën nga ministrja e Shëndetësisë, Albana Koçiu drejtuar homologut të saj Arben Taravari, ku shpreh gatishmërinë e Shqipërisë për të ofruar ndihmë pas tragjedisë në Ko֛çan. “Sot vizitova Ambasadorin e Shqipërisë, Denion Meidanin, i cili më dorëzoi një letër nga Ministrja e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale, znj. Albana Koçiu, drejtuar Ministrit të Shëndetësisë, Arben Taravari. Në këtë letër, Ministrja Koçiu shpreh ngushëllimet e saj dhe rikonfirmon gatishmërinë për të ofruar ndihmë pas tragjedisë në Koçan. Falënderojmë Qeverinë dhe popullin e Shqipërisë për solidaritetin dhe…

Read More

Policia ka këqyrur kamerat e sigurisë ku duket se automjeti ku ndodheshin katër të rinjtë ka parakaluar 2 kamionë që lëviznin në rrugën Vorë-Fushë Krujë dhe me pas kanë hyrë sërish në rrugë në sensin e drejtë dhe kanë vijuar udhëtimin kur dhe me pas janë përplasur me betonieren e ndaluar. Shoferi 24 vjeçar i betonieres, Aleksandër Krrashi ka dëshmuar se sapo ka hyrë në rrugën kryesore i është fikur mjeti pas i kishte mbaruar nafta. Ai tha se ka provuar ta ndezë dy herë dhe me pas ka shkuar në një karburant aty pranë për të marrë naftë dhe…

Read More

Një 20-vjeçar, i identifikuar si Mateo Ndreu, është vënë në Shkodër, pasi tentoi të shiste një armë zjarri pa leje. I riu lëvizte me automjet, për të shitur armën e zjarrit, duke finalizuar operacionin policor të koduar “Vendtakimi”. “Gjatë operacionit, u kap në flagrancë dhe u vu në pranga shtetasi M. N., 20 vjeç, banues në fshatin Hot i Ri. Shërbimet e Patrullës së Përgjithshme ndërhynë menjëherë për të ndaluar në lagjen “Skënderbeg”, automjetin me të cilin lëvizte shtetasi M. N.. Nga kontrollet, u gjet në çantën e këtij shtetasi, një armë zjarri pushkë me municion luftarak, e cila posedohej…

Read More