Edhe këtë të premte kryeministri Edi Rama ka vijuar me ironitë ndaj Lulzim Bashës, përmes një video të postuar në rrjete sociale. ”Tani që të ngjalla, nuk ta kam ngenë që të të dëgjoj përditë që i bie fyllit po në një vrimë”, ironizon më tej Rama-Bashën, teksa i ‘këshillon’ që të mos merret me të, por me kandidatët demokratë, duke ironizuar kështu edhe Partinë Demokratike. Çfarë u tha në videon e montuar nga Rama: Basha: E Rame, ke filluar duke u marrë me shokët e mi ee? Kishe kërkuar Hysenin që në mëngjes. Ja ku e ke Hysenin o…
Author: tirana
Një 15-vjeçare është larguar nga banesa e saj në Tiranë prej dy ditësh dhe nuk ka pasur asnjë kontakt me prindërit e saj. Policia ka bërë të ditur rastin, ku informon se kallëzimi është bërë nga nëna e saj, shtetasja me iniciale A.Ll, 35-vjeçe. “Shtetasja A. Ll., 35-vjeçe, ka kallëzuar se me datë 19.03.2025, është larguar nga banesa, vajza e saj 15 vjeçe. Punohet për gjetjen e saj. Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë së Tiranës, për veprime të mëtejshme”, njofton policia.
Gjatë konferencës “Nga angazhimi në rezultate: Progresi në parandalimin e korrupsionit”, kryeministri Edi Rama falënderoi kryepolicin Ilir Proda. Ai vlerësoi angazhimin dhe përkushtimin në punë dhe për përmbushjen e rekomandimeve të Greco, por dhe për bashkëpunimin profesional me partnerët ndërkombëtarë. “Dua të falenderoj Drejtorin e Përgjithshëm të Policisë së Shtetit që e shoh të rreshtuar me krenari krah për krah me gjithë trupën diplomatike edhe përfaqësuesit e tjerë të trupit diplomatik. Kemi sot një Polici Shteti që jo vetëm rastësisht por edhe simbolikisht mund të rreshtohet krah për krah me të gjitha turpat Policore të Vendeve Europiane”.
Ministri i Ekonomisë, Kulturës dhe Inovacionit, Blendi Gonxhja priti sot në një takim një delegacion të Organizatës së Kombeve të Bashkuara për Zhvillim Industrial (UNIDO), me në krye Solomiya Omelyan, drejtoreshë e Zyrës Rajonale për Europën dhe Azinë Qendrore. Takimi u zhvillua në kuadër të nisjes së përgatitjeve për Programin e ri të Partneritetit për Vendin (PCP) 2025–2030 për Zhvillimin Industrial të Qëndrueshëm të Shqipërisë. Ky takim shërbeu për të prezantuar vizionin e ri të UNIDO-s, për të harmonizuar prioritetet strategjike kombëtare dhe për të thelluar bashkëpunimin ndërkombëtar në mbështetje të zhvillimit industrial, inovacionit dhe qëndrueshmërisë. “Partneriteti, investimet e qëndrueshme…
Lulzim Basha i është përgjigjur replikës së radhës të Edi Ramës. Ai me ironi thotë se kryeministri frikacak ka vënë Sali Berishën ta sulmojë, pasi këtë të fundit e ka kap mërzia që i sulmohet partneri. Ai i bën thirrje Ramës që të dalë vetë në fushë, pasi doktori është 81 vjeç. Reagimi i plotë O Rame, ça frikacaku je mor burrë, ke vënë doktorin me m’sulmu mu. A ça je, ça je. U mërzit doktori që i sulmoj partnerin. Po dil vetë në fushë mor burrë, doktori 81 vjeç. Dil vet në fushë, thuaji doktorit merrem unë me Bashën.…
Kryetarja e komanduar e Bashkisë së Tiranës, Anuela Ristani në një deklaratë për mediat, thotë se ky institucion nuk është përfshirë nga kriza funksionale. Nga ana tjetër Ristani sqaroi se nuk ka asnjë arsye që mund të shuhet respekti i saj për kryetarin e Bashkisë, Erion Veliaj. Reagimi i plotë Të nderuar qytetarë të Tiranës, e ndiej si një detyrim ndaj secilit prej jush që, pas një sërë njoftimesh që kanë qarkulluar këto ditë në media, të ndaj sot në këtë konferencë për shtyp një sqarim të plotë mbi mënyrën se si po vijon puna në Bashkinë e Tiranës dhe…
Në rrjetet sociale po qarkullon me shpejtësi një video nga shtëpia, ku Loredana shihet duke zgjuar Rozana Radin. Reagimi i artistes ishte i papritur, pasi ajo e goditi në fytyrë reperen pas këtij veprimi. Video-ja ka shkaktuar shumë reagime nga ndjekësit, të cilët menjëherë kërkuan që Vëllai i Madh të marrë masa dhe të dërgojë zarfin e zi. Mbetet të shihet nëse produksioni do të ndërhyjë për këtë situatë. Pas kësaj, Loredana vazhdoi të zgjonte edhe banorët e tjerë të shtëpisë, por ata reaguan ndryshe nga Rozana dhe nuk patën të njëjtën sjellje ndaj saj. Nuk është hera e parë…
Kryeministri Edi Rama, ministrja e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale, Albana Koçiu ishin në aktivitetin e 10-vjetorit të ngritjes dhe funksionimit të Qendrës Kombëtare të Urgjencave mjekësore. Flota e autoambulancave është trefishuar dhe ato janë pajisur me aparatura moderne duke garantuar ndërhyrje të shpejtë e të sigurt në të gjithë vendin. ”10 vite transformim në Shërbimin Kombëtar të Urgjencës. Sot, me 3.5 milionë thirrjesh të trajtuara dhe mbi 800 mijë misioneve të realizuara, Shërbimi Kombëtar i Urgjencës është një histori transformimi. Flota e autoambulancave është trefishuar, dhe ato janë pajisur me aparatura moderne, duke garantuar ndërhyrje të shpejtë e të sigurt…
Shqipëria përmbylli me sukses vlerësimin e GRECO-s për angazhimin intensiv në parandalimin e korrupsionit në qeverisjen qendrore dhe forcat e sigurisë. Kryeministri Edi Rama theksoi se ky është një motiv i fortë për të qenë shumë ambicioz dhe shkuar shumë më tej. ”Jemi duke bërë përpjekje të gjithanshme për ta thelluar këtë progres, duke përgatitur një dallgë tjetër reformash të mirëqeverisjes, sundimit të ligjit dhe antikorrupsionit”. Për të kjo do të ndodhë me një përfshirje të madhe të gjithë institucioneve dhe ndërveprimit të të tri pushteteve të pavarura: ekzekutivit, legjislativit dhe gjyqësorit. “Shumë shpejt do të vazhdojmë me hapjen e…
Komisioni Europian ka konfirmuar ekskluzivisht për Report Tv se nuk ka asnjë bllokim në procesin e negociatave të anëtarësimit me Shqipërinë, duke përgënjeshtruar kështu Sali Berishën dhe mediat pranë tij që prej ditësh aludonin për bllokim të negociatave. Një zyrtar i Komisionit Europian thotë se jo vetëm që nuk ka bllokim të negociatave, por po vijon puna për mbajtjen e konferencës së katërt ndërqeveritare, ndërqeveritare për të hapur zyrtarisht, ashtu siç ishte premtuar grupkapitujt, “Tregu i brendshëm” dhe “Konkurrueshmëria e rritja gjithëpërfshirëse”. ”Jo, nuk ka asnjë bllokim në procesin e negociatave me Shqipërinë. Në fund të vitit 2024, Shqipëria hapi…
Aleksandër Krrashi, shoferi i betonieres me të cilën u përplas makina ku udhëtonin katër të rinjtë në Fushë Prezë, që humbën jetën ka pranuar se nuk kishte ndezur dritat sinjalizuese kur ndaloi anës rrugës. ”Dola në rrugë dhe më la nafta. Dola të kërkoja naftë, por harrova të ndez bllokazhin”, ka thënë i riu në dëshminë e tij para uniformave blu. Pas kqyrjes së kamerave të sigurisë, policia thotë se Enejdi Laçi që drejtonte mjetin tip “Benz”, ka parakaluar një kamion dhe pasi është rifutur në karrexhatë, është përplasur me betonieren e ndaluar, pasi nuk kishin fushëpamje dhe as ndriçim…
Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani thotë se vendimin për të garuar apo jo edhe për një mandat tjetër do ta marrë “vetëm duke pasur parasysh interesin” e Kosovës dhe qytetarëve të saj. Mandati pesëvjeçar i presidentes Osmani përfundon më 7 prill të vitit 2026. ”Nga viti i ardhshëm do të diskutojmë për këtë çështje. Gjatë gjithë karrierës sime politike, kam punuar gjithmonë duke pasur parasysh interesin e Kosovës dhe qytetarëve të saj. Asnjëherë, asnjë vendim imi politik nuk është bazuar në kalkulime për atë se ku do të jem unë, por vetëm se ku do të jetë Kosova dhe qytetarët…