Dhjetëra qytetarë në Kukës kanë protestuar për sigurinë rrugore në zonat e tyre të banimit. Aksidentet vdekjeprurëse janë shtuar shumë dhe qytetarët kërkojnë trotuare dhe ndriçim. Shkak për protestën janë bërë disa aksidente fatale ndërsa së fundmi një 51 vjeçar humbi jetën pasi u godit nga një automjet në rrugën hyrëse të qytetit që lidh Kukësin me segmentin Kukës-Morinë, të rrugës së kombit. Protestuesit thanë se situata është bërë shqetësuese dhe apeluan shtetin që të ndërhyjë.
Author: tirana
Sezoni i dytë show-t televiziv “Ferma VIP” do të nisë javën që vjen. Mes shumë emrave që përfliten se do të jenë pjesë e këtij formati, burime të sigurta për Anabel na kanë zbuluar dy fermerët e parë që do t’i bashkohen fermës. Këngëtarja Enca Haxhiu bëhet e ditur se do të jetë pjesë e “Ferma VIP”, pas një shkëputjeje nga televizioni dhe jeta artistike. Po ashtu, edhe reperi Feronit Shabani, i njohur me emrin e artit si Fero, do t’i bashkohet kastit të fermerëve. Janë aluduar edhe për personazhe të tjerë publik që do të jenë fermerët e këtij…
Kryeministri Edi Rama ironizon me bufin e kënetës, deklaratat e Sali Berishës. Rama publikoi në rrjetet sociale një video me dy bufë, ku dëgjohen disa deklarata të kreut të PD-së. “Ia çoroditi Luli ushtarët bufit plak, e gjeti belaja”, shkruan Rama krahas videos. Sipas Berishës, replikat në distancë mes Ramës e Bashës synojnë të tërheqin vëmendjen nga mungesa e alternativës.
Sali Berisha ka zhvilluar sot një bashkëbisedim me qytetarët në rrjetet sociale, tha se PD do që Shqipëria të jetë vendi i ëndrrave për të rinjtë. Berisha shtoi se koalicioni opozitar shkon në fushatë me përpjekjen më serioze për një fitore më 11 maj, fitore e cila ka rëndësi historike për Shqipërinë dhe jo vetëm. “Shqipëria sot ka një regjim narkodiktatorial, në të cilin të gjitha pushtetet janë të përqendruara në një dorë. Në të cilin bëhen përpjekjet më të jashtëzakonshme për të kontrolluar vullnetin e qytetarëve shqiptarë. Në të cilin janë arrestuar njësoj si në Tunizi tre liderët e…
Një lojë e zhvilluar mes Eglit dhe Gjestit ka ngjallur reagime të shumta nga ndjekësit e spektaklit. Pamjet e publikuara në rrjetet sociale tregojnë se si dyshja, në formën e një shakaje, “luftojnë” me njëri-tjetrin në lavanderi. Teksa tentonin të ngacmonin fizikisht njëri-tjetrin, në një moment Gjesti e kap nga fytyra Eglin, duke shkaktuar reagimin e menjëhershëm të disa banorëve. “Jo, jo ashtu”, dëgjohen duke thënë ata, duke sinjalizuar që situata mund të kishte kaluar kufirin e një loje të zakonshme. Pas kësaj, përplasja mes tyre u ndërpre. Kjo ngjarje ka sjellë ndarje mendimesh mes fansave të reality show-t. Disa…
Besimtarët bektashinj në mbarë botën kremtojnë Dita e Sulltan Nevruzit, një festë e shenjtë që simbolizon rinovimin, pastrimin shpirtëror dhe mirëqenien. Kryministri Edi Rama ka uruar besimtarët. Me një foto nga kryegjyshata Botërore, kreu i qeverisë shkruan: Për të gjithë besimtarët bektashinj, Gëzuar Ditën e Sulltan Nevruzit. Kjo ditë ka një rëndësi të veçantë në traditën bektashianeve, pasi shënon një moment për reflektim dhe harmoni në jetën e individëve dhe shoqërisë.
Aleksandër Krrashi, shoferi i betonieres me të cilën u përplas mjeti ku udhëtonin katër të rinjtë që tragjikisht ndërruan jetë do të qëndrojë në qeli. Gjykata e Tiranës caktoi masën arrest në burg për 24-vjeçarin. Detyrim paraqitje u vendos për menaxherin e firmës, Danjel Koxha. Ndërsa për kushëririn e 24-vjeçarit, Valentin Krrashi u caktua arrest në burg, i cili akuzohet se e largoi nga vendi i ngjarjes. Shoferi tha se fillimisht tentoi të hapte derën dhe kërkoi ndihmë, por në pamundësi të hapjes së derës u largua nga frika e ndonjë hakmarrjeje. Sipas shoferit të betonieres që ka deklaruar në…
Sali Berisha fton të rinjtë që të bëhen fytyra dhe mesazherët e fushatës për të fituar zgjedhjet e 11 majit. Në konferencën “Fushata elektorale dhe komunikimi”, Berisha u kërkoi të rinjve që të përcjellin në çdo derë dhe te çdo qytetar programin elektoral të PD-së. ”Shqipëria shembet po t’i lësh ata në gjendje të mjerë. Ndaj ne do vendosim minimumin jetik. Nuk do ketë shqiptar që do marrë më pak se 200 euro. Rroga minimale do jetë 500 euro. Rroga mesatare do jetë 1200 euro. Çdo javë mbyllen ndërmarrjet e eksportit për shkak të rënies së vlerës së euros me…
Legjenda e boksit, George Foreman është shuar në moshën 76-vjeçare. Amerikani ndërtoi një nga karrierat më të shquara dhe më të qëndrueshme në këtë sport. Ai ka fituar medaljen e artë olimpike në vitin 1968 dhe duke pretenduar dy herë titullin botëror në peshën e rëndë, me 21 vjet diferencë, duke e bërë atë kampionin më të vjetër në histori në moshën 45-vjeçare. Foreman humbi titullin e tij të parë ndaj Muhammad Ali në luftën e tyre të famshme Rumble in the Jungle në vitin 1974. Ai doli në pension në 1997, por jo përpara se të pranonte të vinte…
Bashkëshortja e Hashim Thaçit dhe vëllezërit e tij, kanë vizituar ish-presidentin në zyrat e EULEX-it. Kjo është hera e parë që Thaçi qëndroi kaq gjatë në EULEX, që nga paraburgimi i tij në vitin 2020. Para EULEX-it vazhdojnë të qëndrojnë qytetarë të cilët po mbajnë në duar pankarta të ndryshme në shenjë mbështetjeje për ish-presidentin. Thaçi dje ka qëndruar në vendlindjen e tij në Burojë të Skenderajt, ku ka bërë homazhe të varri i babait të tij, si dhe ka qëndruar për disa orë në shtëpinë e tij, ku është takuar me nënën dhe bashkëshorten e tij. Ai më pas…
Besimtarët bektashinjtë festojnë sot “Sulltan Novruzin”, një nga festat më të rëndësishme të tyre, ditëlindjen e të madhit imam Aliut. Kryegjyshi Botërorë i Bektashinjve Haxhi Dede Baba Edmond Brahimaj iu drejtua besimtarëve bektashinjtë me një mesazh për të dashur dhe ndihmuar më shumë njëri-tjetrin. Të kujdesemi për paqen, jo luftrat”,-theksoi Baba Mondi në mesazhin e tij të urimit. Në këtë ditë vijnë dhe urimet nga politika. 22 marsi konsiderohet nga besimtarët bektashian një ditë e shenjtë.
Aeroporti Heathrow i Londrës po i rikthehet nrmalitetit të plotë, një ditë pas një zjarri në një nënstacion aty pranë në rrjetin elektrik. Kjo ndërpreu energjinë dhe rezultoi në mbylljen e qendrës më të madhe ajrore të Evropës dhe transportit ajror ndërkombëtar. Disa fluturime u zhvilluan mbrëmë, por pezullimi rezultoi që mijëra pasagjerë të përballeshin me probleme, ku shumë prej tyre kërkonin dhoma hoteli apo vende në fluturime të tjera.