Author: tirana

Gjesti është përfshirë në një debat të ashpër me Jozin. Ai e ka akuzuar se po kopjon lojën e tij me rikthimin në shtëpi, pasi një herë u përjashtua nga vet ai. Po ashtu Gjesti i tha se e ka parë atë nga jashtë dhe se tani po bën të njëjtat gjë sikurse ai. Jozi nga ana tjetër e mohoi këtë dhe e kundërshtoi këngëtarin pejan për ato që deklaroi. ”E ke parë jashtë dhe ke ardhur të bësh lojën time. E ke vjedhur stilin tim”, i tha Gjesti. View this post on Instagram A post shared by Big Brother…

Read More

Presidenti Bajram Begaj u nis sot drejt Austrisë për një vizitë zyrtare me ftesë të homologut austriak, presidentit Alexander van der Bellen. Kreu i Shtetit sipas axhendës, pritet të takohet fillimisht me presidentin Van der Bellen, me të cilin do të mbajë dhe një konferencë të përbashkët shtypi. Gjjithashtu është parashikuar një takim me kryeministrin e ri të Austrisë, Christian Stocker. Begaj do të takohet edhe me bashkatdhetarë që jetojnë në Vjenë dhe Landin e Sipërm të Austrisë, Linz. Marrëdhëniet shqiptaro-austriake janë të hershme dhe kanë avancuar me bashkëpunimin në shumë fusha, bazuar në interesa të përbashkëta strategjike. Austria mbështet…

Read More

Kryeministri, njëherësh kreu i PS, Edi Rama ritheksoi sot rëndësinë e votës së shqiptarëve në zgjedhjet e 11 majit. Rama u drejtohet qytetarëve duke u thënë se e ardhmja e Shqipërisë në BE është në dorën e tyre më 11 maj. “Voto 5. E ardhmja e Shqipërisë në BE është në dorën tënde më 11 maj”, shkruan Rama.

Read More

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur këtë të hënë në Vushtri të Kosovës. Mësohet se ka pasur raportim për të shtëna me armë zjarri, ndërsa dyshohet se dy persona mund të kenë ndërruar jetë. Dje një 19-vjeçar u ekzekutua me armë nga një bashkëmoshatar.

Read More

Telenovela në Big Brother vijon. Gjesti ka shprehur hapur ndjenjat e tij rreth situatës me Eglin, duke kërkuar një komunikim të sinqertë mes tyre. Ai ka pranuar se marrëdhënia e tyre ka pasur sfida dhe gabime nga të dyja palët, por nuk pranon të mbajë i vetëm peshën e fajit. ”Këtë e ka hëngër dreqi. I kam thënë: ”Këtu do të ta fusin të gjithë”. Tani më gjuhet mua. Unë thjesht dua komunikim, nuk dua të jem bashkë me Eglin”. “Dua të merrem vesh, të falim njëri-tjetrin”, është shprehur ai, duke nënvizuar dëshirën për një zgjidhje paqësore, pa e kthyer…

Read More

UEFA ka publikuar protokollin e ndeshjes së sotme ndaj Andorrës, ku janë zbuluar dhe 3 lojtarët që përjashtohen nga lista e 23 futbollistëve. Andi Hadroj, Etnik Brruti dhe Simon Simoni janë 3 lojtarët e përzgjedhur nga trajneri Sylvinho për ta ndjekur ndeshjen në tribunë, ashtu siç ndodhi dhe në Londër. Aliu dhe Balliu janë dy zgjedhjet e vetme në krahët e mbrojtjes, ndaj dhe përjashtimi i Hadrojt në këtë rast duket se nuk ka shumë kuptim. Spikat gjithashtu dhe lënia jashtë e Brrutit, i cili u nxitua të thirrej për këto ndeshje duke ngjallur shumë polemika veçanërisht në Kosovë, por…

Read More

Kryeministri Edi Rama i është përgjigjur me ironi akuzave nga PD, se shqiptarët janë në varfëri. Kreu i qeverisë ka ndarë një video të kandidatit për deputet Klevis Balliu, i cili dëgjohet duke thënë: “Tavolinat e shqiptarëve janë gjithmonë e më të varfra si rrjedhojë e e mbitaksimit, vjedhjes dhe korrupsionit të Edi Ramës dhe bashkëpunëtorëve të tij. Me programin e PD, me uljen e taksave dhe rritjen e rrogave, tavolinat e shqiptarëve do të mbushen plot e përplot”,-thuhet në mesazhin e Balliut. Krahas këtij fragmenti, shfaqet Lulzim Basha duke ngrënë byrek ndërsa Sali Berisha duke ngrënë mish pule. ”Program…

Read More

Shërbimi ndërkombëtar i analizimit të cilësisë së borxheve, Standard & Poor’s vlerëson se ekonomia shqiptare është mjaftueshëm e shëndetshme për të shlyer huatë që merr. Fotografia që Standard & Poor’s i bën ekonomisë shqiptare nuk është vetëm me ngjyra. Në një kohë që qeveria po e përdor si “kalë beteje” për zgjedhjet e 11 majit, agjencia paralajmëron se “ëndrra europiane” mund të mbesë në sirtar edhe përtej 2030-s. Pa një përpjekje të konsiderueshme për të përshpejtuar ritmin e reformave, ne e konsiderojmë të pamundur që Shqipëria të jetë e pranueshme për anëtarësim në BE përpara vitit 2030. Në 23 mars…

Read More

Në 85 shtete dhe janë 245.808 fletë votimi. Këto janë shifrat zyrtare për emigrantët shqiptarë që janë regjistruar për të votuar në zgjedhjet parlamentare të 11 majit. Numri më i madh i fletëve të votimit do të dërgohet në Itali, plot 91.210 të tilla, ndërsa më pas vijnë Greqia, Gjermania, SHBA dhe Mbretëria e Bashkuar me një numër të konsiderueshëm emigrantësh të regjistruar. Interesante është se një fletë votimi do të shkojë në shtete si: Fixhi, Gjeorgjia, Isle of Man, Jordania, Lihtenshteini, Madagaskari, Moldavia, Monako, Filipinet, Koreja e Jugut, Irani, Republika Demokratike e Lao’s dhe Venezuela. Në listën e gjerë…

Read More

Dashi-Gjatë dy viteve të fundit, Dashi ka vënë re se ka kaluar nëpër disa transformime të thella. Shumë prej jush mund të reflektoni se si jeta juaj dhe mënyra se si e paraqisni veten tani janë shumë më ndryshe nga më parë. Një tjetër faqe është duke u hapur, ndaj Dash, mund të emocionohesh dhe të bësh një hap të rëndësishëm. Ti, qëllimet dhe marrëdhëniet e tua janë të gjitha në qendër të vëmendjes dhe ndërsa ecën me guxim përpara, dije se fati është në duart e tua. Demi-Në vitet e fundit, Demi ka pasur një fokus të shtuar për…

Read More

Për shkak të erës se fortë që ka prekur prej mëngjesit të se dielës qytetin e Vlorës dhe po vazhdon në brendësi të bllokut të banimit “Rilindja” është rrëzuar një pemë. Pema ka rënë pranë segmentit rrugor teksa po vijon puna për prerjen dhe largimin e saj. Gjithashtu janë rrëzuar dhe dy shtylla të ndriçimit rrugor. Një prej tyre është dëmtuar nga pema e rrëzuar dhe tjetra është tërhequr poshtë prej kabllove që kanë qenë të lidhura. Kabllot elektrike kanë përfunduar në tokë teksa ka ndërhyrje edhe të punonjësve të Oshe për t’i larguar nga segmenti rrugor.

Read More

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve (KQZ) ka dërguar për verifikim në Prokurorinë e Përgjithshme 16 kandidatë për zgjedhjet parlamentare të 11 Majit. Ky proces kryhet në kuadër të ligjit të dekriminalizimit. Bëhet fjalë për 4 kandidatë të koalicionit Nisma Shqipëria Bëhet – Adriatik Lapaj, 4 të Partisë Social Demokrate, dy të Partisë Mundësia të Agron Shehajt, dy të partisë “Aleanca Demokracia e Re”, dhe nga një të Koalicionit Euroatlantik, të Lëvizjes Bashkë si dhe të koalicionit “Djathtas për Zhvillim”. Lista e kandidatëve të dërguar për verifikim:

Read More