Author: tirana

Krisja e miqësisë mes Gjestit dhe Rozanës vijon që të shkaktojë debate. Është Gjesti që ia ka bërë me dije këngëtares se nuk dëshiron që ta ndjekë më nga pas. Ai i thotë se po e bezdis dhe duhet ta kuptojë që të mos e ndjekë kudo që lëviz ai. ”Shpirtin më ke lodhur o vëlla. Kështu edhe kur më erdhi ish-femra të kam lënë. Vdes për vëmendje. Mos më hajde pas, këto gjëra i bën veç me i përdor, për vëmendje, ti nuk më do mua. Mos më thuaj më ke xhan kur nuk më do”, tha ai. View…

Read More

Kryeministri Edi Rama ironizon sërish me “bufin e kënetës”, deklaratat e Sali Berishës për koalicionin “Shqipëria Madhështore”. “Njishat” shkruan Rama, ndërsa publikoi në rrjetet sociale një video me disa bufë, ku dëgjohet kreu i PD-së në një komunikim ku shprehet se “ne jemi njisha”. Rama ka ironizuar në vijimësi deklaratat e kreut të PD-së përmes bufit të kënetës, një specie sipas tij, që “konsiderohet shumë armiqësore ndaj diversitetit”.

Read More

Presidenti i Partisë së Lirisë, Ilir Meta ka postuar një audio-mesazh, ku bën thirrje që të votohet ai më 11 maj tek lista e hapur në Tiranës dhe për kandidatët e partisë. Po ashtu Meta e quan frikë mbylljen e Ramës në listat e Tiranës si i pari, duke e krahasuar me atë të 2021 kur kandidoi i teti në listë, pasi e kishte blerë fitoren. Audio-mesazhi i plotë nga Ilir Meta Të dashur qytetarë! Fitorja i zgjidh të gjitha! Prandaj të gjithë faktorët opozitarë tani kanë vetëm një rrugë, për t’i dhënë një zgjidhje historike së ardhmes së Shqipërisë,…

Read More

Kreu i grupit parlamentar i PD, Gazment Bardhi premtoi se kur PD të vijë në pushtet do të ulë çmimin e karburantit.”Qeveria dhe Belinda Balluku kanë vetëm një zgjidhje për çmimin e lartë të karburantit në Shqipëri. ”Mos përdorni makinën dhe ecni në këmbë”, është zgjidhja e tyre, sepse me makinë duhet të ecë vetëm Belinda dhe të ngjashmit e saj”, shkruan Bardhi. Po ashtu thekson se do të hiqen nga çmimi i karburantit taksat e rritura gjatë 12 viteve. Postimi i plotë Qeveria dhe Belinda Balluku kanë vetëm një zgjidhje për çmimin e lartë të karburantit në Shqipëri. “Mos…

Read More

Ilir Konomi dikur pjesë e ”Zëri i Amerikës”, komentoi kërkesën e presidentit Trump për ta mbyllur këtë media. Ai tha se kjo është diçka e trishtueshme, por presidenti amerikan ka fituar mandatin për të bërë reforma dhe do të vazhdojë agjendën e tij. ”Kjo është diçka e trishtueshme për mua por presisodenti Trump ka agjendën e tij, është i zgjedhur ka një mandat për të bërë ndryshime dhe reforma dhe nuk e dimë si do të përfundojë kjo çështje. Ai nuk e ka mbyllur Zërin e Amerikës sepse ka një ligj të Kongresit, sepse kjo çështje duhet të kalojë aty…

Read More

Endrit Braimllari i cili për vite ishte pjesë e ish-LSI dhe PL, sot është kandidati i PS-së për zgjedhjet e 11 majit. Për vendimin që u largua nga PL, ai tha se ndihet i vlerësuar që është pjesë e garës së PS për Tiranën. ”Ndihem i vlerësuar që jam pjesë e garës së PS për Tiranën. PS ka dhënë sinjale gjithëpërfshirjeje dhe hapje. Nuk ka rëndësi emri apo qenia në listë të hapur apo jo, rëndësi për mua ka ekipi. PS më dha një mundësi të përfshihem dhe tani më takon mua të jap angazhimin tim”, tha Braimllari. Nga ana…

Read More

Presidenti i Bjellorusisë, Aleksander Lukashenko u betua këtë të martë për mandatin e shtatë si president. Ndërkohë organizatat për të drejtat e njeriut e cilësuan sundimin e tij si “antikushtetues”. Lukashenko i fitoi mbi 86 për qind të votave në zgjedhjet presidenciale të 26 janarit, të cilat u dënuan gjerësisht nga vendet perëndimore si një farsë. “Ato u zhvilluan në kushtet e një krize të thellë të të drejtave të njeriut, në një atmosferë frike totale të shkaktuar nga shtypja e shoqërisë civile, mediave të pavarura, opozitës dhe të gjithë kundërshtarëve”, thuhet në një komunikatë të përbashkët të dhjetë organizatave…

Read More

Kryeministri Edi Rama ditën e djeshme në Memaliaj gjatë një takimi në një fabrikë, dëgjoi dëshminë e një qytetari i cili rrëfeu se kishte pasur një problem me Lulzim Bashën, kur ai ishte në krye të Bashkisë së Tiranës. Sipas qytetarit, Basha, për një kompensim që i takonte i kishte thënë se “do ta marrësh vetëm kur të kthehet Edi Rama në bashki”. “Nuk më jepte lekët. U soll keq me mua, nuk donte të m’i jepte. Më tha kur të vij prapë Edi Rama në Bashkinë e Tiranës do t’i marrësh ato lekë. Më quajti komunist dhe u soll…

Read More

Presidenti Bajram Begaj, në nisje të vizitës zyrtare në Austri u prit sot me nderime të larta nga Presidenti Alexander Van der Bellen, me të cilin zhvilloi një takim, më pas atë me praninë e delegacioneve përkatëse. Në fund krerët e dy shteteve dhanë një konferencë të përbashkët shtypi. Në konfirmim të miqësisë tradicionale Shqipëri-Austri, kryetarët e dy shteteve ndanë qëndrime të njëjta për një partneritet intensiv dhe të qëndrueshëm, për përballimin e sfidave integruese rajonale dhe evropiane dhe për një vizion strategjik në lidhje me bashkimin e Ballkanit Perëndimor me Bashkimin Europian. Biseda mes tyre përfshiu një gamë të…

Read More

Kryeministri Edi Rama fton qytetarët që ta votojnë atë dhe PS-në në mënyrë që sipas tij të mbështesin skuadrën kombëtare të negociatave për hyrjen e Shqipërisë në Bashkimin Europian. Teksa ka publikuar në Facebook një foto në formën e dorës, kreu i qeverisë thekson se Shqipëria në BE është përtej të majtës e të djathtës. ”Voto 5. Dil nga llogorja partiake, lëre fanellën me logon e Kënetës apo moçalishteve të vogla rreth saj, bëhu bashkë me shumicën e popullit më 11 maj, e me votën për mua e PS, mbështete edhe t’i skuadrën kombëtare të negociatave për hyrjen e Shqipërisë…

Read More

Nexhmie Musliu Haradini, 42-vjeç u vra nga ish-pronari i saj, Arsim Morina i cili më pas i dha fund edhe jetës së tij. Ngjarja tragjike ndodhi në fshatin Stanovc në Vushtrri të Kosovës. Sipas familjarëve të gruas së vrarë, vrasja ka ndodhur për shkaqe xhelozie pse ia ka lënë punën. Familjari i gruas së vrarë, Rrahim Ajeti, tha se janë në pritje të raportit të obduksionit, për të vazhduar me procedurat e varrimit. Ai theksoi se ata nuk kanë pasur probleme më herët. ”Ne si familje jemi duke pritur raportin e obduksionit, dhe pastaj për të vazhduar me procedurat e…

Read More

Shoqatat e gazetarëve AGSH dhe BIRN kanë çuar në Kushtetuese kërkesën për shfuqizimin e vendimit të qeverisë për mbylljen e Tik Tok. Kjo me argumentin se është në kundërshtim me Kushtetutën dhe Konventën e të Drejtave të Njeriut. “Nuk mund të shkohet në censurë të plotë dhe mbyllje të rrjeteve sociale. Kjo cenon lirinë e shprehjes dhe të drejtën e qytetarëve shqiptarë. Jemi besimplotë që anëtarët e Gjykatës Kushtetuese nuk do ta legjitimojë sepse kjo do të krijojë precedent që mund të çojë në mbylljen e rrjeteve të tjera sociale, apo mbylljen e internetit nga kjo qeveria apo qeveri të…

Read More