Author: tirana

Mediat italiane kanë publikuar detaje të reja nga vrasja e shqiptarit Andrea Ndoja në 9 maj 2018 në Itali. Sipas të njëjtave burime shqiptari kishte qenë pjesë e një grupi të trafikut të kokainës. Nga hetimet që zgjatën nga shtatori 2018 deri në mars 2019 u zbulua se autor i vrasjes ishte një bari italian i quajtur Giulio Sale. Ai është vënë në pranga së bashku me 3 shqiptarë të tjerë. Së bashku me viktimën kishin krijuar një rrjet të trafikut të kokainës të cilën e gropoznin në pyll në kavanozë të mëdhenj. Nga hetimet u zbulua se shkak për…

Read More

“Nëse nderohen dëshmorët është gjëja më e mirë që mund të bëhet, se qëndrimi është që dëshmorët kanë dhënë jetën për idealin e çlirimit dhe me të drejtë meritojnë të nderohen, kurse i tërë postkomunizmi ka difekte të mëdha në trajtimin e historisë”. Është kjo përgjigjia që ka dhënë në studion e Provokacijas shkrimtari Pëllumb Kulla në lidhje me diskutimet për portretet e dëshmorëve që ka nxjerrë bashkia në Bulevard. Sipas tij Shqipëria është praktikisht pa histori, pasi nuk ka ditur të trajtojë Enver Hoxhën që kishte meritat e veta dhe nuk u bë asnjë analizë shkencore për figurën e tij.…

Read More

Janë mbyllur pjesët e para në Champins me mjaft surpiza. Interi po shkëlqen në Gjermani teksa ka mbyllur 45 minutat e para me avantazhin e dy golave të Martinez dhe Vecinos, shkruan Albeu.com. Chelesea po humbet 1-3 nga Ajax, Napoli gjithashtu ka barazuar 1-1 në fund të pjesës së parë ndaj Salzburg. Ndërkohë që dhe Liverpooli e ka mbyllur 1-1 pjesën e parë ndaj Genk, ndërsa Lyon udhëheq 2-1 ndaj Benficës. Edhe Lillë po fiton 1-0 ndaj Valencias.

Read More

Tekste banale, çupa lakuriqe, meshkuj muskulozë e makina luksoze është ajo që përshfaqin videoklipet e këngëve më të ndjekura nga shqiptarët në Youtube. Monologu i Mustafa Nanos në emisionin “Provokacja”, ka marrë shkas nga një emision që transmetonte 100 këngët më të ndjekura nga shqiptarët në youtube. Sipas tij këto tekste të një banaliteti të pashoq janë një përdhunim i gjuhës gege. “Parmbrëmë në Top Channel po ndiqja Top Select ku transmetohen 100 këngët më të ndjekura nga shqiptarët në yotube Ishin këngë të kompozuara mirë, unë u fokusova te tekstet. Tekstet ishin të një banalitei të pashoq, Kam veçuar 6…

Read More

Tashmë reshjet e shiut i kanë zënë vendin diellit. Edhe dita e nesërme pritet të karakterizohet nga reshje intensive në disa qarqe të vendit. Sipas asaj që publikon Instituti i Gjeoshkencave, Energjisë, Ujit dhe Mjedisit, nesër, e mërkurë, priten reshje shumë intensive në qarqet Shkodër dhe Kukës, intensive në qarkun Lezhë, ndërsa mesatare dhe të dobëta në qarqet e tjera. Sipas IGJEUM, reshjet do të shoqërohen edhe me shtrëngata. Gjithmonë sipas asaj që parashikon instituti në fjalë, nga llogaritjet hidrologjike, rezulton se përgjatë fundit të ditës së nesërme rritet rreziku për përmbytje vërshuese kryesisht në të gjithë pjesën perëndimore të…

Read More

Emisioni “Stop” në Tv Klan i rikthehet fenomenit të shitjes së drogërave në ambientet e shkollave. Para më shumë se një viti, më 25 Shtator 2018, emisioni “Stop” denoncoi problematikën e shpërndarjes së hashashit në disa shkolla të Tiranës. Në atë kohë reagoi Policia e Shtetit, duke u shprehur se do të shtonte kontrollet në shkolla. Por një vit më pas, asgjë nuk ka ndryshuar. Ky fenomen negativ vijon të jetë prezent në shkollat e kryeqytetit. Përmes një personi të infiltruar, emisioni “Stop” sjell me zë dhe me figurë me anë të kamerës së fshehtë se si nxënësit konsumojnë dhe…

Read More

Kryeministri Edi Rama ka vlerësuar Policinë e Shtetit për zbardhjen e atentatit ndaj prokurorit Arjan Ndoja dhe arrestimin e Redjan Rrajës, ndërsa ka njoftuar se brenda muajit qeveria do të miratojë një ligj special kundër KÇK-së, pra gjyqtarëve dhe prokurorëve të inkriminuar. “Do t’i nxjerrim ujë të zi” shkruan Rama ndërsa flet për luftën kundër krimit të organizuar dhe në veçanti gjyqtarëve dhe prokurorëve të korruptuar. Por për çfarë flet Kryeministri kur i referohet ligjit dhe forcës speciale anti-krim? Origjina e tij daton 27 tetorin e vitit 2018, kur ministri i brendshëm dha dorëheqjen. As pesë muaj nga skandali i…

Read More

81 mijë spektatorë veshen kapelat dhe kostumet tradicionale e plot klas dhe u mblodhën për festën e garës me kuaj në Melburn të Australisë. Kjo është një nga garat më të rëndësishme me kuaj për kupën e Melburnit, dhe festa organizohet tradicionalisht prej shumë vitesh. Por jo të gjithë vijnë që të shohin kalin e tyre të fitojë. Shumë të tjerë ndihen mjaftueshëm fitimtarë pasi kanë pirë, kanë kërcyer e janë kënaqur në mënyrë të shfrenuar, si çdo vit tjetër në fushën e famshme të garave.

Read More

Një nënë është detyruar të shohë në video se si rrihej fëmija e saj në kopsht si ndëshkim ngaqë nuk flinte. Kopshti në Shengjang të Kinës e ka pezulluar edukatoren, sipas autoriteteve të zonës. Nëna e kishte parë rrahjen nëpërmjet një videoje që transmetohej drejtpërsëdrejti në celularin e saj. Pamjet ishin kapur nga një kamera e vënë për monitorim nga vetë kopshti.

Read More

Vetëm pak ditë më parë në media qarkulloi gjërësisht lajmi se kryedemokrati Lulzim Basha është shpërngulur bashkë me familjen në një vilë luksoze në periferi të Tiranës. Vetëm sot, Basha ka reaguar në lidhje me keto lajme të cilat sipas tij janë gënjeshtra për të hequr mëndjen e shqiptarëve nga “skandalet” e qeverisë. Rikujtojmë se vetë zyra e PD e ka pranuar shpërnguljen e Bashës duke deklaruar se kjo ka ndodhur për shkak se shtëpia e kryedemokratit është dëmtuar nga tërmeti. “Nuk ka gënjeshtër që mund të më heqë nga detyra. Gënjeshtrat kundër meje dhe familjes time janë një përpjekje…

Read More

Një aktivitet i lehtë fizik prej vetëm 50 minutave në javë, e zvogëlon rrezikun e vdekjes së hershme për 27%, shkruan Dailymail, transmeton Express. Hulumtuesit kanë gjetur se çdo lloj aktiviteti fizik mund ta ulë rrezikun e vdekjes së hershme për 27%. Sipas hulumtuesve, ky studim edhe një herë dëshmon se aktiviteti qoftë ecje, vrapim, palestër apo not, mund të zvogëloj rrezikun e prekjes nga sëmundjet e zemrës dhe kancerit, të cilat janë shkaktarët kryesor të vdekjes së hershme. Hulumtimi është bërë duke përdorur informacionet e 14 studimeve të mëparshme. Parametrat e shëndetit të pjesëmarrësve të këtij hulumtimi, janë vëzhguar…

Read More

Përsa i përket programeve televizive, YouTube vërtet mund të mos jetë një matës 100 përqind i saktë i audiencës, por është padyshim një platformë që krijon një tablo të qartë se cili program/rubrikë është më i popullarizuar te një audiencë (15-35 vjeç), e cila e ka zëvendësuar televizionin me Netflix dhe YouTube. Përpos shikuesve të moshave të reja, YouTube po përqafohet gjithnjë e më tepër edhe nga emigrantët, në pamundësi për të ndjekur emisionet shqiptare gjatë orarit të transmetimit. Për të analizuar garën në YouTube për këtë sezon televiziv mes dy televizioneve më të mëdha vendase, Top Channel dhe Tv Klan, do…

Read More