Author: tirana

Qeveria gjen para për të paguar orët shtesë të punonjësve të policisë. Fondi i vënë në dispozicion është 450 milionë lekë. Punonjësit e uniformave blu do të kenë në llogaritë e tyre gjatë muajve nëntor dhe dhjetor pagesat për orët shtesë të pa paguara deri tani. Ndërkohë edhe fermerët do të marrin kompensimin për çmimin e qumështit, për të cilin është vënë në dispozicion një fond prej 200 milionë lekësh. Parlamenti miratoi dje Aktin Normativ Nr. 2 “Për disa ndryshime në ligjin “Për buxhetin e vitit 2019”, ku janë parashikuar edhe fondet për orët shtesë të punonjësve të policisë dhe…

Read More

Nga Rexhep Qosja / Udhëheqja e Lidhjes Demokratike të Kosovës qe shumë vjet e dhunon historinë e Kosovës! Udhëheqja e LDK-së e dhunon historinë e Kosovës duke e falsifikuar historinë e saj. Meqenëse historia e Kosovës, e Kosovës si territor historik i Shqipërisë, është përbërës i historisë shqiptare në përgjithësi, kuptohet se udhëheqja e LDK-së po e dhunon historinë e popullit shqiptar! Ky dhunim i historisë shqiptare ishte punë e kahershme e udhëheqjes së LDK-së, e përshtrirë, e përthelluar, sidomos pas krijimit të UÇK-së dhe, si pasojë e krijimit e të luftës së saj, e komprometimit praktik e historik të…

Read More

Një burrë skocez është kritikuar nga shefat e shëndetit dhe sigurisë pasi është filmuar duke lëshuar fishekzjarre nga prapanica. Në videon e postuar në Tëitter, aty shihet një fishekzjarre që po vendoset mes të prapanicës së një burri nga një burrë tjetër. Shoku i tij, i veshur me një pallto të zezë, më pas vazhdon të ndezë fishekzjarrin, dhe miqtë fillojnë të qeshin. Raketa papritmas fiket dhe shkëndijat prekin shpinën e burrit duke e bërë atë të largonte shpejt fishekzjarrin përpara se të plasi. Ndiqini pamjet në videon e mëposhtme.

Read More

Nga Namir Lapardhaja Pak javë më parë, ish-kryetari i Bundestagut gjerman, prof. Norbert Lammert, gjatë fjalës së tij në 10-vjetorin e fondacionit “Konrad Adenauer” në Tiranë, teksa fliste për rrezikun që i kanoset sot demokracisë në mbarë botën, ndër të tjera, kur përmendi rastin dhe suksesin e vendit të tij, e lidhi me një element mjaft të rëndësishëm: të kaluarën dhe qëndrimin që populli dhe politika gjermane ka mbajtur ndaj një prej periudhave më të errëta të saj dhe të mbarë Evropës, nazizmit. “Jam thellësisht i bindur se ngritja e një demokracie të qëndrueshme në Gjermani, – tha Lammert, –…

Read More

Vendimi i shumëdebatuar ish-kryegjyqtares së Durrësit, Joana Qeleshi (e vetëlarguar nga drejtësia para se të përballej me Vetingun), duke njohur 75-vjeçarin Pal Seçuni si pronar të 45 mijë metra katrorë tokë e pemishte, më parë pronë e shtetit, në Gjirin e Lalzit, dyshohet dhe përflitet si burimi i konfliktit mes të fortit të Sukthit Landi Muharremi, biznesmenit të dhunuar libanez Fadi Mitri dhe qeverisë. Libanezi Fadi Mitri kishte planifikuar të ndërtonte një kompleks gjigant turistik me vlerë 450 milionë dollarë deri në fillim të vitit 2016, në një sipërfaqe që rezultonte pasuri e paluajtshme publike në regjistrat e shtetit. Por,…

Read More

Ajo çka mund të duket në plan të parë si një lodhje e zakonshme sistematike apo humbje e habitshme në peshë mund të jetë në fakt një sinjalizim për një kancer të mundshëm. Lexoni më poshtë shkurtimisht disa simptoma të sëmundjes në fjalë. Jo domosdoshmërisht shenjat në fjalë ju shpien drejt një diagnoze të tillë, por sidoqoftë mos i injoroni sinjalet trupore. – Temperatura e lartë (sistematike) – Humbja drastike në peshë – Problemet me tretjen – Lodhje e pashpjegueshme – Dhimbje në zona të ndryshme (fyt, zona intime) – Ndryshime në lëkurë – Gjakderdhje e çuditshme – Vështirësi në…

Read More

Prindërit të cilët i çonin fëmijët te një çerdhe në Britani, dëgjuan se një nga punonjësit ishte arrestuar për abuzim seksual ndaj një fëmije. Por ata u siguruan se kishte qenë rast i izoluar. Kopshti është mbyllur dy muaj pasi një prej fëmijëve u ankua te një i afërm dhe i tha se e kishin prekur në mënyrë abuzive. Hetimet vazhduan, por tani policia ka njoftuar 100 familje që fëmijët e tyre mund të kenë qenë pre e abuzimit, ndaj duhet të merren në pyetje, pasi deri tani janë verifikuar 12 raste, deri me fëmijë 2 vjeç. Prindërit janë zemëruar,…

Read More

Kisha Katolike ka nisur një hetim pasi dy murgesha kanë mbetur shtatzënë teksa punonin në Afrikë. Dy gratë që më parë kanë punuar në Sicili, po presin fëmijë pavarësisht betimit për të qenë të paprekura. Njëra prej tyre, e cila është nënë superiore, ishte në javën e shtatë. Ndërsa tjetra e mori vesh lajmin kur nisi të ketë dhimbje stomaku. Skandali ka shkaktuar shqetësim mes zyrtarëve të kishës, ndërkohë që fati i murgeshave në profesionin e tyre mbetet i paqartë.

Read More

Dentistët janë tmerr për këdo, sidomos për fëmijët. Stomatologët shihen si një njeri që të shkakton vetëm dhimbje, pavarësisht se faji që higjiena jonë orale është si mos më keq është i gjithi i joni. Gjithsesi, ky dentist mizor është vënë nën hetimin e policisë për shkak të sjelljes së tij agresive. Gjithçka që shihet në këtë video ka ndodhur në Aktau, Kazakistan, duke u bërë virale në shtetin ish-Sovjetik. Stomatologu, Tolegen Mukhambetov është fokusuar nga kamerat teksa keqtrajton një shtatë vjeçar i cili do të hiqte një dhëmb. 26 vjeçari shihet teksa kap me forcë vogëlushin dhe e ul…

Read More

Dorina Mema ishte e ftuar në studion e “Ftesë në 5” me Bieta Sulon, për të sqaruar deklaratën e saj të fundit, në të cilën u shpreh se seksi është më i shpifuri, pasi ngatërron marrëdhëniet njerëzore. E pyetur nga Bieta, trajnerja e njohur e fitnesit theksoi se për të më e rëndësishme është dashuria që merr dhe jep nga familjarët e jo akti seksual. Dorina e dha një përgjigje edhe për të gjithë ata që shpesh ngrenë pyetje rreth postimeve të shumta dhe jetës luksoze në Dubai, duke sqaruar se atje ka familjen e dytë, një nënë jo biologjikë…

Read More

Ndalesa e rradhës e liderit të Opozitës Lulzim Basha, në kuadër të turit “Rrugëtimi për Shqipërinë”, ishte qyteti i Korçës. Gjatë takimit me të rinjtë korçarë, kreu i selisë blu bëri edhe një premtim. Sipas tij, paga minimale në vitin e parë të qeverisjes së tij, do të jetë 300 euro në muaj. “Do të ketë një pagë minimale në vend. Të jeni të sigurt që përllogaritjet tona janë të sakta. Ulja e taksave, përfitimi që biznesi do të marrë nga ulja e taksave do të harmonizohet me këtë pagë që e kam deklaruar që do të jetë në vitin…

Read More

Në programin “Rudina” në Tv Klan është folur për një prej figurave më të njohura të kinematografisë shqiptare, që fatkeqësisht sot nuk është më mes nesh. Aktorja shqiptare Shpresa Bërdëllima u nda nga jeta disa ditë më parë, pas një lufte 2-vjeçare me një sëmundje të rëndë, në Belgjikë aty ku jetonte prej vitesh. Shpresa nuk pati një karrierë të gjatë në kinematografi, por padyshim mund të themi se ishte një nga aktoret më të suksesshme, e cila la gjurmë të arta me rolet e saj më të spikatura. Për të folur më shumë për të, në studio ka qenë…

Read More