Author: tirana

Gazetarja Klodiana Lala, dhe ish-deputeti Alfred peza kanë debatuar ashpër në “News 24”, teksa kanë qenë duke folur për atentatin ndaj prokurorit Arjan Ndoj në Durrës. Peza e ka quajtur Lalën të paedukatë, ndërsa Lala i ka kërkuar atij që të kërkojë menjëherë falje, ndërsa Peza ka vazhduar më tej duke i thënë se ajo ka shumë komplekse. Klodiana Lala: Unë nuk mund të akuzoj kot. Është njësoj sikur unë të ngrihem tani dhe të them zoti Peza ju jeni kriminel. Nuk mund ta bëj pa fakte. Po si ka mundësi që kryeministri i shqiptarëve nuk shkoi në Prokurori, Peza.…

Read More

Talk show i ri nën drejtimin e moderatores, Mirela Milori nisi sot puntatën e tij të parë në TV Klan. “Historia ime” do të sjellë për shikuesit, aktualitet dhe tematika të ditës, investigime që shkojnë përtej lajmeve të kronikave, rrëfime njerëzore dhe të vërteta. Ky format do të ofrojë për publikun histori, të cilat do të identifikohen me problematika dhe tematika të ndryshme. Opinionet dhe reflektimet e ekspertëve të fushës së psikologjisë dhe asaj ligjore nuk do të mungojnë në interpretimin e çdo rasti që do të trajtohet në program. Historia e parë e përcjellë ishte një denoncim i fortë,…

Read More

Këngëtarja e dashur për publikun, Sheila Haxhiraj, ishte e ftuar në emisionin ‘Prive’, në rubrikën ‘60 sekonda’. Ajo iu është përgjigjur pyetjeve të ndryshme rreth jetës private dhe asaj profesionale. Një ndër pyetjet ishte ‘A je e dashuruar?’, dhe këngëtarja ka treguar se ka qenë në të shkuarën por tani nuk është më. ‘Isha’, është shprehur ajo. Më pas ajo ka zbuluar dhe arsyen ndonëse jo në mënyrë të drejtpërdrejtë. Këngëtarja u pyet nëse fabula e këngës së re ‘Gënjeshtare’ e cila flet për tradhëtinë, ka të bëjë me jetën e saj private. Sheila u përgjigj ‘Ndoshta’ duke qeshur e…

Read More

Duke komentuar atentatin e Shkozit ku mbeti i plagosur prokurori Ndoja, gazetarja Anila Hoxha tha se përplasjet në Durrës janë të shumta dhe tashmë të hapura. Arian Ndoja ka marrë titullin e magjistratit dhe gjatë karrierës së tij ka shërbyer në organin e akuzës në Durrës. Ndoja U diplomua si jurist me medalje të artë”- tha gazetarja Anila Hoxha. Ky nuk është atentati i parë. Në Durrës përplasjet janë të shumta dhe tashmë kanë dalë hapur- vijoi gazetarja Hoxha. Grupet kriminale, siç ka ndodhur në rastin e fundit veprojnë në mënyrë të sofistikuar dhe nuk e kanë problem nëse do…

Read More

Nga Shpëtim Nazarko (Në vend të një letre miqësore) …E lexova me nge, shkrimin dhe argumentet që jepje, për gabimin që ka bërë Rama, në lidhje me ndalimin e basteve. Duke dashur të të jap të drejtë, m’u kujtua dhe kjo po më ndodh shpesh këto kohët e fundit, thënia e një nënpunësi amerikan, që punoi, a punon ende tek ne, këto kohë. Ai e krahasonte Shqipërinë, me Amerikën e viteve ’20-të, të shekullit të kaluar. Ka të drejtë mendoj dhe po e lidh gjykimin tënd, me të tijin. Në periudhën e njohur si të “prohibicionit” apo të ndalimit të…

Read More

Nga Ervis Iljazaj Lulzim Basha ka ndryshuar strategji politike, dhe kjo është e qartë tashmë. Stina e protestave të opozitëz duket e largët, dhe me sa duket ka marrë fund njëher e mirë, të paktën kështu duket për momentin. I ndikuar padyshim nga ndërkombëtarët, sidomos nga Gjermania, Lulzim Basha në dilemën midis politikës radikale dhe asaj bashkëpunuese ka zgjedhur këtë të fundit. Faktet e javëve të fundit, retorika politike dhe deklaratat publike, e kanë futur Partinë Demokratike dhe Bashën personalisht në një format të ri. Shqipëria ndodhet tani në një moment të ri politik, pas debateve dhe krizës për 30…

Read More

Nga Mero Baze Tani kemi një adresë të saktë ku banon Lulzim Basha. Vila ku është strehuar ai, më parë ka qenë shtëpi e ambasadorit suedez në Tiranë, me një qira 3 mijë euro në muaj. Pronarja e re me letra është një zonjë, që quhet M.V. Lulzim Basha nuk ka ende ndonjë kontratë qiraje me të. Këtë e konfirmon dhe zyra e tatimeve. Pra, tani jemi në kushtet, që Lulzim Basha jeton në një shtëpi ku nuk është as pronar me letra, as qiraxhi me letra, por një i strehuar aty, së bashku me familjen e vjehrrit, që në…

Read More

Fiks Fare ka trajtuar disa herë denoncimet e shumta që bëhen nga të rinjtë që për të kaluar në pikat kufitare drejt BE-së u kërkojnë ryshfet. Nuk janë të paktë as personat që janë kthyer nëpër këto pika doganore nga policia me pretendime nga më të ndryshmet. Por kjo gjë mund të ndryshojë nëse paguan minimalisht 20 euro. Kjo ka ndodhur në pikën kufitare të Muriqanit , ku pas disa denoncimeve të të rinjve Fiks Fare udhëtoi për të zbuluar të vërtetën. Gazetarët e Fiks Fare ndoqën rrugëtimin me një linjë autobuzi me destinacion përfundimtarë qytetin e Vienës në Austri.…

Read More

Cila është shenja e horoskopit e shefit tuaj? Ndoshta Akrepi, Luani apo Shigjetari. Sipas analizave nga Dadaviz, 195 “kokat” e qeverive nga e gjithë bota i përkasin këtyre tre shenjave. Akrepët janë më të shumtë në numër si lider krahasuar me shenjat e tjera të horoskopit. Në fakt, Akrepët përbëjnë 12% të krerve të shtetit përfshirë këtu kryeministrin australian dhe liderin e Iranit Hassan Rouhani. Lajmi i mirë është që dhe presidentja “në tentativë” Hillary Clinton gjithashtu është një Akrep lider. Por nëse ti një një Virgjëreshë, shanset e tua për të qenë në pushtet janë më të pakta, fatkeqsisht.…

Read More

Pasi bënë 10 vite burg, dy mafiozë të grupeve Longobardi dhe Beneduçe në Napoli të Italisë, janë pritur me orkestër dhe me fishekzjarre. Xhovani Iliano, 48 vjeç, i njohur me nofkën “Fazulilo”, dhe Silvio de Luka, 41 vjeç, i njohur si “Silvioto xhuxhi”, janë pritur nga një turmë dashamirësish. I pari u arrestua në vitin 2010 pasi kishte lidhje me kryemafiozin Gaetano Benduçe, menjëherë pasi i shpëtuan një sulmi nga njerëzit e Xhenaro Longobardi. Ndërsa De Luka u arrestuan për zhvatje bashkë me katër anëtarë të tjerë të grupit që quhej “Ata të kryqëzimit”, dhe që ka lidhje pikërisht me…

Read More

Ka qene fatal për një shtetas shqiptar aksidenti i ndodhur në aksin që lidh Korinthin me Qiaton në Greqi. Sipas policisë greke, aksidenti ndodhi në kohën që drejtuesi i automjetit humbi kontrollin dhe pasi u përplas me murin dhe përfundoi në bregun e detit. U desh ndërhyrja e forcave zjarrfikëse për të nxjerrë nga llamarinat trupin e pa jetë të Jani Beqiris, i datëlindjes 1980. Trupi i tij u dërgua në morgun e Korinthit, ndërsa policia ka nisur hetimet lidhur me rrethanat e aksi-dentit me pasojë vdekjen e emigrantit shqiptar, banor i Korinthit.

Read More