Author: tirana

Sekretari i Përgjithshëm i PD, Gazment Bardhi ka reaguar pas deklaratës së kryeministrit Edi Rama lidhur me arrestimin e Redjan Rrajës për sulmin ndaj prokurorit Arjan Ndoja. Bardhi akuzon kryeministrin Edi Rama se ka mbrojtur trafikantë, përdhunues dhe vrasës, duke i vënë ata kandidatë për zgjedhjet e 30 qershorit. Ai thotë se për të vënë kriminelët pas hekurave duhet të largohet Edi Rama duke e cilësuar këtë të fundit si kryetar i organizatës KÇK, term i përdor nga kreu i qeverisë për të etiketuar gjyqtarët dhe prokurorët e korruptuar. “Kush e ka penguar Edi Ramen t’i nxjerrë ujët e zi,…

Read More

Në kuadër të rritjes së parametrave të sigurisë në shkolla për zhvillimin e një procesi mësimor sa më të sigurt, Policia e Durrësit ka zhvilluar një kontroll në një shkollë 9 vjeçare të Shijakut, ku dhe i ka gjetur një arme zjarri imitim një nxënësi, 13 vjeçar. Gjatë kontrolleve në Shijak, specialistët për Hetimin e Krimeve proceduan në gjendje të lirë një 13-vjeçar nxënës i një shkolle 9-vjeçare, pasi iu gjet një armë zjarri pistoletë imituese, thuhet në njoftimin e Policisë. Policia në bashkëpunim me stafet pedagogjike, qeveritë e nxënësve dhe bordin e prindërve do vijojë të ushtrojë kontrolle përreth…

Read More

Një grua është bërë nënë në moshën 61-vjeçare .Ana Maria Pontelo Moreira nga Brazili dhe me profesion infermiere, solli në jetë fëmijën e saj të parë, 5 vite pasi kishte nisur trajtimin me IVF. 61-vjeçarja lindi një djalë që peshonte 3.4 kilogramë dhe i vendosi emrin Ian. “E di që ka gra në moshën time që duan të bëhen nëna, por janë të frikësuara. Unë e bëra realitet ëndrrën time. Trajtimi nuk ishte i lehtë, sepse mu desh të merrja hormone, kushton shumë dhe kishte shumë njerëz që nuk kishin besim. Jam shumë e lumtur tani”, u shpreh 61-vjeçarja.

Read More

Një përleshje masive mes disa personave ka ndodhur pak më parë në  lagjen “Pavarësia” të qytetit të Vlorës.Ngjarja ka ndodhur pranë një lokali ku edhe ka nisur fillimisht debati. Në një video të postuar nga JOQ, shihen edhe momentet kur ngrihen zërat nga femrat dhe meshkujt e perfshire ne sherr.Qytetari denoncues shprehet se zënka nisi në lokal dhe më pas ka vazhduar jashtë ambienteve te tij. Nga pamjet shihet se është një grup i madh njerëzish dhe se mes tyre ka ndërhyrë policia. Motivet e këtij sherri nuk dihet ende. Qytetari thotë se pas kësaj policia ka shoqëruar në komisariat…

Read More

Sipas US Library of Medicine pikat e zeza shkaktohen nga bllokimi i folikulave të qimeve (po edhe në fytyrë ka qime e push) ose poreve. Pikat e zeza janë akumulime të yndyrës natyrale të fytyrës por që mund të inflamohet për shkak të çrregullimit të hormoneve apo momenteve të stresit; pikërisht për këtë arsye janë më tepër të pranishme gjatë adoleshencës. Ato shpesh nënkuptojnë fillimin e akneve, pasi bllokojnë bakteret në poret e lëkurës, gjë që shpesh çon në infeksion. Si të shpëtoni nga pikat e zeza Një nga përbërësit më efektive dhe natyral që mund të përdorni kundër baktereve…

Read More

Nëse ndjeni se flokët ju yndyrosen brenda ditës që i lani duhet të ndryshoni diçka në rutinën tuaj të kujdesit të flokëve, sepse diçka po bëni gabim. Përgjigjja nuk është t’i lani më shpesh, apo të përdorni shampo të thatë, sepse janë shumë faktorë të tjerë, që as jua merr mendja, që nxisin prodhimin e tepërt të yndyrës në skalpin e kokës. Më poshtë Living do të listojë gabimet më të shpeshta 1. Nuk e pastroni mirë lëkurën e kokës Ashtu si mos larja e fytyrës mund të çojë në bllokimin e poreve, ashtu dhe pastrimi jo i mirë i…

Read More

Një ndër sëmundjet më të frikshme dhe të përhapura të globit. Duket sikur dementia apo Alzhaimer nuk njohin kufinj dhe mund të prekin këdo. Ndonëse nuk mund të përcaktohet qartë se kur këto sëmundje e prekin trurin, sipas ekspertëve mund të shpjegohet se përse ndodh më shumë tek gratë. Në këtë artikull AgroËeb.org ju shpjegon pikërisht këtë lidhje mes plakjes së trurit dhe përhapjes së saj tek gratë. Si zhvillohet kjo sëmundje Për shumë kohë ka egzistuar teoria se sëmundja e alzhaimer apo humbja e kujtesës është më e përhapur tek gratë. Së fundmi ata japin disa të dhëna të…

Read More

Një nga lëngjet më të mira për organizmin është ai i shegës, i cili është i pasur me antioksidantë dhe fibër. Në kohët e sotme kur shumë njerëz janë në kërkim të perfeksionit, kaloritë janë si gogoli. Kaloritë janë një term me të cilin abuzohet shumë, sidomos për njerëzit që kanë nevojë të dobësohen. Ekspertët e AgroËeb.org sqarojnë se kaloritë janë shumë më tepër se një njësi matëse e një ushqimi që të shëndosh. Në terma ushqimorë, kaloritë janë sasia e energjisë që ofron një ushqim. Sa Kalori ju nevojiten në ditë Sipas udhërrëfyesve të Departamentit të Ushqimit në Shtetet…

Read More

Dieta e doktor Kempnerit ju bën të humbni peshë dhe përmirësoni nivelin e presionit të gjakut pa hequr dorë nga konsumimi i karbohidrateve. Cilin oriz të zgjidhni? Preferohet ai integral. Rezultati? Lëndë ushqyese të ruajtura më mirë dhe indeksi i ulët i glicemisë. Nga fosfori në mangan, nga hekuri deri tek vitaminat B3 dhe B1, lëndët ushqyese që përmbajnë orizi kaf janë më të mëdha se ato që gjenden në variantin e bardhë. Dieta e doktorit Kempner është shumë e njohur kohët e fundit, pavarësisht se ka qenë “rreth e rrotull” për mjaft kohë. Për të qenë më të saktë,…

Read More

Kryeministri Edi Rama ka reaguar për atentatin ndaj prokurorit Arjan Ndoji. POSTIMI I RAMËS: Përshëndes me respekt punën e shkëlqyer të Policisë së Shtetit për zbardhjen e ngjarjes kriminale, ku u implikua edhe prokurori i Durrësit. Brenda muajit Ligji Special kundër personave të dënuar, akuzuar a hetuar brenda/jashtë vendit për krim të organizuar apo krime të rënda dhe masat speciale kundër KÇK-së. Do t’i nxjerrim “ujë të zi” foleve të krimit të organizuar dhe do të reagojmë frontalisht ndaj gjykatësve e prokurorëve të inkriminuar, që duan “të kapin ç’të kapin”, deri ditën kur kanë radhën e spastrimit nga Vetingu #DerinëFund…

Read More

Është pikërisht stina e vjeshtë/dimër ajo qe te kujton vendet nordike dhe kështu nuk kishim si te mos flisnim për stilin skandinav dhe për kohen e shkurtër qe ky stil gjen hapësirë ne shtëpitë tuaja por edhe ne shije. Mbase për shkak te stilit te tij minimal dhe te thjeshte apo nga zotësia për te kapur ndriçimin, mbase prej ngjyrave dhe printeve deri tek atmosfera mikpritëse. Kjo tendence për shtëpinë është dhe një mënyrë perfekt për tu dhënë ambientit tuaj një pamje e cila ju orienton me mire drejte mirëqenies.

Read More

Nga Luçiano Golemi/ Zbehtë, befas, rrezja e parë e diellit të mekur të agut, me një kapercim hileqar kah perdes, hyn e shkëlqen duke alarmuar e paftuar zbardhjen e ditës. Ishe zgjuar çuditërisht para tringëllimës së automatizuar të telefonit, që po me aq përtesë sa zgjimi, e kishe vendosur mbrëma vonë, pa u shtritur ende gjata-gjerë. Me pyetje dyshuese shkon drejt qenefit për të vijuar rutinën, del prej andej, vishesh, një mëngë atje, një çorape këtu dhe rend shkallët – shkalluar, për të dalë në rrugë e sakaq për t’i ngritur dorën shoferit të urbanit që qëlloi fiks në të…

Read More