Një studim i ri ka zbuluar se pothuajse gjysma e punëtorëve të zyrave në Londër marrin vetëm 30 minuta rreze dielli në ditë gjatë dimrit. Efektet e dëmshme të ekspozimit të tepërt në rreze të diellit dihen. Të gjithë e dimë se duhet ta lyejmë fytyrën me krema për t’u mbrojtur nga kanceri, plakja e parakohshme dhe rrezatimet e lira. Megjithatë, sasitë e vogla të rrezeve të diellit janë diçka për të cilën dimë pak. E posaçërisht kur bie fjala për vitaminën D. Ekspertët tregojnë se mungesa e ekspozimit në diell mund të shkaktojë një sërë problemesh, duke përfshirë eshtra…
Author: tirana
Anxhelina dhe Beatrix po kalojnë më shumë kohë me njëra-tjetrën. Dy kushërirat ndodhen bashkë në Paris dhe mbrëmjen e djeshme festuan në një hotel luksoz. Në të njëjtën festë me Beatrixin dhe Anxhelinën ndodheshin edhe dy futbollistët Neymar dhe Mbappe. Anxhelina shfaqet krah Mbappe ndërsa Beatrixi krah Neymarit të cilët janë të maskuar për Halloween.
Kompania gjermane e makinave Volkswagen po planifikon një program të ri shtrëngese ekonomike që përfshin shkurtimin e 5 000 vendeve të punës, njoftoi e përditshmja gjermane e biznesit ”Handelsblatt”, që citon burime të kompanisë. ”Ky menaxhim i ri do të kursejë 5,9 miliardë euro në vit”, sipas një raporti. Arsyeja e shkurtimit të vendeve të punës lidhet me periudhën e tranzicionit të makinave nga ato me naftë në ato elektrike.
Policia e Shtetit ka publikuar një listë me emrat që do t’i nënshtrohen procesit të vetingut. Lista përmban 47 punonjës policie, pjesë e të cilës janë edhe komisarë dhe drejtues të parë. Të gjithë këta emra do të dalin përpara trupës që po realizon procesin e vetingut në radhët e policisë për të dhënë llogari për pasurinë e tyre, integritetin e figurës dhe profesionalizmin. Kliko këtu- LISTA 2 Kliko këtu- LISTA 1
Fenomeni i vjedhjes sa vjen dhe bëhet më shqetësues, pasi nuk ndodh rëndom në zonat periferike, por ndodh në një nga zonat më të frekuentura të Tiranës. Një qytetar ka denoncuar në rrjetet sociale një rast vjedhjeje. Ai ka treguar se prej shumë kohësh lagjja në të cilën ai jeton, por jo vetëm, ka rënë pre e hajdutëve që vjedhin pasqyrat e makinave. Qytetari dëshmon se në lagjen “Myslym Shyri” të kryeqytetit, ku ai jeton, mëngjesin e 31 Tetorit janë grabitur pasqyrat e rreth 13 makinave.
Gratë duhanpirëse rrezikojnë tetë herë më shumë shëndetin, sesa ato që nuk e bëjnë një gjë të tillë. Ky pohim vjen pas një studimi klinik, i cili thotë se gratë kanë tetë herë më shumë rrezik të pësojnë prishje të aortës.Shoqata Kanadeze e Kirurgëve Vaskularë ka bërë thirrje për një ekzaminim të detyrueshëm me ultratinguj të të gjithë meshkujve midis moshës 65 dhe 75-vjeç dhe grave në rrezik pas moshës 65-vjeç.
Deputetët e opozitës kishin kërkuar sot interpelancë me Edi Ramën për çështjen e vogëlushit shqiptar, Alvin Berisha, që ndodhet në kampin sirian, por kryeministri nuk është paraqitur në seancën e sotme plenare, në Kuvend, por është përfaqësuar nga ministrja Elisa Spiropali. Ky veprim i Ramës ka revoltuar deputetin e opozitës, Andi Përmeti, i cili iu drejtua kryetarit të Kuvendit, Gramoz Ruçi, duke i thënë se ka shkelur rregulloren me ndryshimin e bërë. “Ministri i Jashtëm nuk ka ardhur dhe përgjegjësi që do të përgjigjet është ministrja Spiropali. Unë jam njoftuar vetëm sot në mëngjes për këtë ndryshim. Ju keni thirrur…
Ministrja e Shtetit për Marrëdhëniet me Parlamentin Elisa Spiropali e deleguar nga kryeministri Rama, që është edhe ministër i Jashtëm për t’iu përgjigjur pyetjeve të opozitës lidhur me interpelancën për cështjen e 11-vjeçarit shqiptar në Siri dhe të tjerëve, u shpreh se qeveria është duke bërë gjithçka është e mundur për të kthyer fillimisht gratë dhe fëmijët. “Kas pasur shkëmbim informacione me partnerët për të shqiptarët që gjendeshin në atë zonë, por të gjithë jemi të vetëdigjshëm se përballja me këtë fenomen kërkon para së gjithash ndërgjegjësim social, përvec komunikimit dhe ndërveprimit me partnerët. E bërë këtë përmbledhje për të…
Kryeministri irlandez, Leo Vardkar, thotë se qytetarët shqiptarët dhe ato gjeorgjianë janë të parët sa i takon numrit të personave që kërkojnë azil. Sipas mediave vendase, qytetarët e nacionalitetit shqiptar dhe atij gjeorgjian, konkurrojnë bindshëm edhe sirianët. Kryeministri irlandez ka pohuar se shumica e azilkërkuesve mbërrijnë në Irlandë përmes dokumenteve false. “Qeveria po shton kontrollet në aeroporte për t’i ndaluar që të vijnë këtu dhe i kemi kërkuar linjave ajrore që t’i kthejnë pas”-theksoi ai. Statistikat janë të frikshme. Dy nga pesë azilkërkues në shtetin e Irlandës janë shqiptarë dhe gjeorgjianë. Bazuar në shifra e publikuara, rezulton se përgjatë 2018-s,…
Kastro Zizo ka dhënë sot lajmin e bukur teksa ishte ftuar tek “E diela shqiptare” për të prezantuar këngën e tij konkurruese për “Kënga Magjike”. Kastro u shfaq me një look shumë të veçantë, përshtatur me këngën “Pema e jetës” që i kushtohej tokës. Përpara performancës, Arditi e pyeti Kastron pak për jetën private dhe duket se dinte një lajm të bukur nga këngëtari. Arditi: Raporti yt me nuset si ka qenë? Kastro: Unë jam një pemë 35-vjeçare… Arditi: Që sa degë prodhon? Kastro: Jam marshalla me rrënjët e degët Arditi: E kisha fjalën për degët e pemës tënde. Ke…
Dy persona u plagosën në një aksident në aksin Vau Dejës-Pukë. Sipas policisë, në fshatin Çafë-Laç, mjeti tip Volkswagen me drejtues F. M. 52 vjeç, banues në Pukë është përplasur me motorin tip Shineray, për pasojë kanë mbetur të dëmtuar drejtuesi dhe pasagjeri i motorit, G. A. rreth 60 vjeç dhe V. L. 52 vjeçe, të cilët u dërguan në spitalin rajonal Shkodër, nën kujdesin e mjekëve. Drejtuesi i mjetit F. M. është shoqëruar në polici. Në vendngjarje po kryhen veprimet me grup hetimor për sqarimin e rrethanave të aksidentit. Dje u plagosën 15 persona nga aksidentet në 6 qytete,…
Futbollistët e Lazios kanë shënuar fitore në finish të ndeshjes kundër Milanit. Futbollistët e Lazios nisën mbarë ndeshjen duke paralajmëruar se do të dalin me tri pikë nga “San Siro”. Ciro Immobile në minutën 25 shënoi golin e parë duke sjellë mysafirët në epërsi prej 1:0. Por gëzimi i futbollistëve të Lazio nuk zgjati më shumë se tre minuta, pasi Bartomolomeu Jacinto Quassanga shënoi autogol, duke barazuar shifrat në 1:1. Pjesa e dytë e takimit ishte e balancuar dhe Lazio provoi përmes kundërzbritjeve për të rrezikuar portën kundërshtare. Pikërisht nga një aksion i tillë, Joqauin Correa shtatë minuta para përfundimit…