Shërbimi i Kontrollit të Brendshëm të Burgjeve ka zbuluar një skemë të futjes dhe shpërndarjes së lëndëve narkotike në burgun e Fushë Krujës duke pezulluar nga detyra tetë punonjës deri në përfundimin e hetimeve që kanë nisur prej disa muajsh nga prokurori Florian Bonjaku. Por si funksiononte skema? Burime nga drejtoria e Burgjeve thanë për Report Tv se Shkëndije Rama ishte personi që fuste lëndën narkotike në burg për burrin e saj të dënuar po për kanabis, Isuf Rama. Bashkëshotrja e Isuf Ramës e fshihte hashashin në vendet intime duke lehtësuar kështu kalimin. Një tjetër armë e fortë në dorën…
Author: tirana
Nga Mero Baze Nëse ka një gjë “mizore” të qeverisë ndaj protestuesve të “Unazës së re”, është fakti që i ka lënë një vit të protestojnë për të provuar që kauza e tyre nuk është kauzë e shoqërisë. Të gjithë ata që tentojnë të përkujtojnë një vjetorin e kësaj proteste, në fakt duhet të kujtojnë, se është shembulli më domethënës, se si një protestë mbetet brenda një unaze të ngushtë njerëzish dhe territori, kur nuk përfaqëson interesin publik, por përpjekjen për t’iu imponuar interesit publik me një hall personal. Secili prej banorëve të “Unazës së re”, nga ato rreth 30…
Kjo javë do të nisë me reshje shiu. Meteoalb njofton se këtë të hënë (4 nëntor) priten reshje shumë intensive në qarqet Shkodër, Kukës, Vlorë dhe Gjirokastër, reshje intensive në qarqet e Lezhës dhe Beratit, ndërsa mesatare në të gjitha qarqet e tjera. Intensiteti i reshjeve do të vijë duke u rritur gjate pjesës së parë të ditës së hënë dhe do zvogëlohet gradualisht gjatë pjesës së dytë të saj. Gjithashtu reshjet do të shoqërohen me shtrëngata në të gjitha qarqet. Ndërkohë parashikohen përmbytje për shkak të intensitetit të lartë të reshjeve në gjithë territorin. Probleme mund të paraqiten në…
Niko Kovac nuk është më trajneri i Bajern Mynih. Lajmi është zyrtarizuar pak minuta më parë nga klubi bavarez, një ditë pasi ai pësoi një humbje turpëruese 5-1 përballë Eintraht Frankfurt. Sot ishte paralajmëruar një mbledhje në klub për të folur rreth situatës së krijuar, por pakkush mendonte që sezoni do të merrte një kthesë kaq të papritur për bavarezët duke i zhytur në kaos. “Paraqitja e skuadrës tonë në javët e fundit dhe rezultatet kanë treguar se kishte nevojë për veprim. Unë, Hënes dhe Salihamixhiç kishim një bisedë serioze me Niko këtë të diel duke arritur konsensusin sipas të…
Vlora dhe Shkodra janë qarqet më të rrezikuara në krimi në Shqipëri, sipas perceptimit të qytetarëve në një studim të mbështetur nga OSBE. 37 % e qytetarëve të pyetur kanë vlerësuar se policia e Vlorës është e pasukseshme në parandalimin e krimit, ndërsa 33.63% thonë se ka dështuar në kapjen e autorëve të krimeve. 9.45% e të pyeturve pretendojnë se janë vjedhur 12 muajt e fundit, ndërsa e njëjta masë qytetarësh të Vlorës, kanë pranuar se janë kërcënuar fizikisht, por shumica nuk e ka raportuar në Polici. Edhe për vitin 2018, Vlora ishte qyteti me kriminalitetin më të lartë në…
Shtatzania është një proces që ka rregullat e veta që duhen zbatuar në mënyrë shumë strikte. Por kohët e fundit vihet re një shtim i numrit të femrave, që kanë një lloj papërgjegjshmërie në lidhje më krijesën që rritin brenda vetes. “Vitet e fundit, kemi vënë re në punën tonë të përditshme, një rritje të numrit të bebeve që lindin me anomali, të sistemeve të ndryshme të trupit. Kemi shumë paciente, që të kërkojnë leje, nëse mund të pijnë një gotë verë ose birrë pa alkol gjatë shtatzanisë. Përgjigja jonë është “jo”. Ka paciente që e kanë pirë duhanin dhe…
Anxhela Peristeri ishte e ftuar mbrëmjen e djeshme në emisionin “Shiko Kush Luan”, ku gjatë lojrave të ndryshme u pyet se cila është paga më e lartë dhe më e ulët që ka marrë në një koncert. Këngëtarja e njohur nuk e pati aspak problem që të zbulonte se paga më e lartë ishte 5000 euro ndërsa më e ulëta ka qenë në fillimet e karrierës së saj dhe ishte 80 mijë lekë të vjetra. Ndërsa përsa i përket jetës private, Anxhela pranoi se është në një lidhje, por preferoi të mos e bëjë publik identitetin e personit. Gjatë kësaj…
Rrjeti 5G do të mbërrijë së shpejti në Shqipëri, por në disa vende të zhvilluara tashmë ajo ka disa kohë që është instaluar. Ambasada e SHBA në Tiranë, me ardhjen e kësaj teknologjie të re për operatorët, ka dhënë disa këshilla për qytetarët shqiptarë për mënyrën se si këta të fundit të mbrojnë të dhënat e tyre personale pasi rrjeti 5G të vijë në Shqipëri. Ambasada amerikane me anë të një postimi në faqen e saj zyrtare në rrjetin social Facebook, ka ofruar një artikull ndihmues, shpjegues dhe këshillues për të gjithë qytetarët përsa i përket risisë së teknologjisë 5G dhe…
Nga Alfred Peza Ka një kapitullim dhe dorëzim pa kushte, të të gjithë aktorëve e faktorëve opozitarë të shoqërisë shqiptare, përballë mazhorancës së Kryeministrit Edi Rama. Dështimi i tyre spektakolar më 30 Qershor, i ka vendosur tashmë në udhëkryqin e historisë, duke i kërcënuar me dilemën e madhe ekzistenciale për të ardhmen. Duke mos pranuar që e gjithë kjo rënie dërrmuese nga pema e madhe e sistemit demokratik të vendit, ishte pasojë e prerjes së degës në të cilën kishin hipur vetë, askush nuk ka marë ende mundimin që të identifikojë rrënjët e problemit, të gjejë fajtorët për të nxjerrë…
A kishte apo jo si synim eleminimin e prokurorit Arjan Ndoja atentati me armë zjarri, i organizuar mesditën e të premtes gjatë aksit Durrës-Tiranë? Përderisa dosja ka përfunduar pranë Krimeve të Rënda dhe hedh dyshime për cilësitë e veçanta të prokurorit, dyshimet paraprake lidhen pikërisht me detyrën e Ndojës. I gjendur shpesh në vorbullën e konflikteve gjatë karrierës 18-vjeçare, Arjan Ndoja njihet nga kolegët e tij si një magjistrat i diplomuar shkëlqyeshëm, por që askush nuk e shpjegon se si ai u lidh në shoqëri me persona problematikë, sikurse Aleksandër Laho. “Ata kanë vite që shoqërohen bashkë dhe mund të…
Zotëruese, xheloze, të bezdisshme, kërkuese. Këto dhe shumë më tepër janë ato që karakterizojnë gratë më të rrezikshme të Zodiakut dhe burrat do të bënin mirë të tregonin kujdes! Le të zbulojmë së bashku gratë më të rrezikshme të Zodiakut duke filluar nga ato më pak… BricjapiGratë e Bricjapit janë njerëz që përdorin arsyetimin dhe dialogojnë shumë. Gratë që pëlqejnë ta thonë vetëm një herë nëse diçka nuk shkon. Prandaj, nëse janë të pakënaqura, ato largohen pa shumë fanatizëm. BinjakëtGratë e Binjakëve nuk janë një shenjë e rrezikshme. Ndoshta ato duken të shkujdesura dhe jo miqësore, pothuajse pak joserioze! Motoja…
Një episod i tmerrshëm për t’u parë ka ndodhur në ndeshjen mes Everton dhe Tottenham. Son ka bërë një ndërhyrje te ashpër ndaj kundërshtarit të tij Andre Gomes. Mesfushori i njohur portugez ka thyer këmbën, teksa pamjet janë vërtet të rënda për t’u ndjekur. Lojtari i Tottenahm ka shpërthyer në lot më pas, ndërkohë që arbitri e ndëshkoi me karton të kuq.