Nëse ndjeni se flokët ju yndyrosen brenda ditës që i lani duhet të ndryshoni diçka në rutinën tuaj të kujdesit të flokëve, sepse diçka po bëni gabim. Përgjigjja nuk është t’i lani më shpesh, apo të përdorni shampo të thatë, sepse janë shumë faktorë të tjerë, që as jua merr mendja, që nxisin prodhimin e tepërt të yndyrës në skalpin e kokës. Më poshtë Living do të listojë gabimet më të shpeshta 1. Nuk e pastroni mirë lëkurën e kokës Ashtu si mos larja e fytyrës mund të çojë në bllokimin e poreve, ashtu dhe pastrimi jo i mirë i…
Author: tirana
Presidenti i Serbisë Aleksandër Vuçiç komunikoi në telefon me kryeminstrin Rama dhe kreun e qeverisë maqedonase Zoran Zaev. Lajmin e bën me dije vetë lideri serb në profilin e tij në ‘’Instagram’’, ku bën me dije se ka mbetur i kënaqur nga komunikimi me të dy liderët e qeverive ballkanine në kuadër të takimit të radhës së ‘’Minishengenit Ballkanik’’.‘’Një bisedë e shkëlqyer me Edi Ramën dhe Zoran Zaevin përpara Samitit të Ohrit në 9 nëntor’’, shkruan Vuçiç.
Ish-ministri për Evropën dhe Punët e Jashtme, deputeti socialist Ditmir Bushati ka dhënë një mesazh të fortë me rastin e 70-vjetorit të Teatrit Migjeni. Në një postim në “Facebook”, Bushati e cilëson herë shtëpinë e madhe të artit shkodran e herë tempull këtë institucion të kulturës dhe thotë se edhe pas viteve ’70 ku çdo fushë e artit përjetoi frenim nga sistemi politik, nuk njohu zmbrapsje. Shkodra, sipas Bushatit duhet të ndihet krenare që pavarësisht dallgëve të politikës mbi të kontribuoi për kulturën, dijen dhe zhvillimin e vendit. Ndaj thotë Bushati, çdo pushtet e qeveri duhet të ndjehet borxhli karshi…
Ritmi i shpejtë i jetës shpesh bëhet shkaktar edhe për mënyrat e gabuara që njerëzit bëjnë përsa i përket ushqimit. Në shumë raste ushqimet e konservuara bëhen zgjidhja më komode për shumë familje. Gjithashtu shumë prej këtyre ushqimeve duke qënë se janë të pasura me kripëra mund të kthehen edhe në një shije të preferuar. Në këtë artikull AgroWeb.org ju tregon disa arsye pse duhet të jeni shumë të kujdesshëm në zgjedhjen e tyre. Pse ushqimet e konservuara janë të rrezikshme Mund të mendoni se dëmi që vjen nga ushqimi mund të mos jetë fatal, por në të vërtetë është…
Një klub seksi i njohur në Gjermani, i cili njihet gjerësisht nga vendasit, si vend që frekunetohet nga çifte që shkëmbejnë partnerë dhe kërkojnë ekperienca të reja, iu desh të evakuohej pas një alarmi për zjarr. Gati 300 pjesëmarrës u detyruan të dalin jashtë, të zhveshur e të mbështjellë me peshqirë. Ashtu siç ishin, ata hynë nëpër autobusë dhe u dërguan në spital për t’u kontrolluar nga mjekët. Disa thanë që nuk ndiheshin mirë për shkak të tymit dhe kishin nevojë për trajtim.Numri i tyre ishte aq i madh sa u desh të angazhohen rreth 160 anëtarë stafi nga emergjencat.
Shenjtëria e tij, Dalai Lama, është lider botëror që është i përkushtuar për promovimin e vlerave pozitive, siç është vetë-displina, toleranca, falja, mëshira dhe kënaqësia. Ai është një lider shpirtëror si askush tjetër dhe e thekson rëndësinë e lumturisë dhe paqes së botës çdo minutë të ditës, transmeton Telegrafi. Thëniet e tij shpërndahen përgjatë botës dhe merren parasysh nga gjithsecili që dëshiron ta bëjë një jetë pozitive e të përmbushur. Më poshtë ju sjellim disa prej thënieve më të mira të tij të cilat do t’ju inspirojnë për ta ndryshuar jetën. – “Personave që i dashuroni dhurojuni krahë që të…
Gjatë ditëve të para pas lindjes, foshnjat fillojnë të mësohen me lirinë e lëvizjes jashtë hapësirave të ngushta të mitrës. Fillimisht, mund të duken sikur ngurrojnë pak, duke parapëlqyer të mbështillen kruspull dhe të jenë ngrohtë. Gjithsesi, me kalimin e kohës, do të fillojnë të eksplorojnë një sere lëvizjesh. Në fakt, foshnjat lindin me një sërë refleksesh (lëvizje automatike, të pavullnetshme). Disa nga këto lëvizje, si kthimi i kokës për të shmangur zënien e frymës, duket se janë reagime, që bëhen për t’u mbrojtur. Por disa nga reflekset dobësohen pas kalimit të javëve apo muajve dhe më pas, zhduken plotësisht…
Kompozitorja e njohur, Diana Ziu, ka vijuar sulmet ndaj Vera Grabockës, pasi kënga e saj nuk u përzgjodh në Festivalin e Këngës, në RTSH. Pas letrës që ajo dhe bashkëshorti i saj, Vangjel Toçe, i drejtuan Grabockës, dhe që bëri bujë të madhe në media, kompozitorja tha në një emision televizib se në mbledhjen, ku janë përzgjedhur këngët pjesëmarrëse në festival, kanë qenë tre presona dhe gjithçka e ka vendosur Vera, ndërsa Zhani Ciko ka heshtur. “Me çfarë të drejte Grabocka vër veten e vet. Aty kanë qenë tre veta dhe të gjithë zërat flasin se të gjitha i ka…
Akrepat kanë një reputacion të keq për të qenë intensiv, por në realitet, intensiteti i tyre është përdorur kryesisht për të bërë mirë. Nëse disa nga miqtë tuaj janë Akrep, atëherë ata janë ndoshta disa nga njerëzit më karizmatikë në jetën tuaj. Nëse Akrepi ka kaluar një ditë të keqe, mund të vini re se është pak më e vështirë për të që të nxjerrë kokën nga retë sesa shenjat e tjera, por në përgjithësi, Akrepi është pasionant, dashamirës i krijimtarisë dhe besnik. Zbuloni 4 shenjat e zodiakut ku sezoni i Akrepit do të ndikojë më shumë: Demi: Demi, energjia…
Sot policia greke ka ndaluar një kamion të dyshuar se transportonte emigrantë të paligjshëm.Policia ndaloi automjetin dhe gjeti brenda tij mbi 80 imigrantë. Kushtet brenda makinës ishin asfiksuese dhe emigrantët kishin vështirësi në frymëmarrje. Siç raportohet nga mediat, e vështirë të thuhet se ata do mbijetonin në kushte të tilla.Mosha mesatare e emigrantëve të bllokuar ishte midis 20 dhe 30 vjeç.Shoferi i kamionit u arrestua. Nuk bëhet e ditur kombësia e emigrantëve. https://www.youtube.com/watch?time_continue=95&v=oE1HXUqTVn0
Roma e Napoli u përballën pasditen e djeshme dhe sfida përfundoi me fitoren e kryeqytetasve 2-1, por pati edhe një takim merkatoje ndërmjet drejtuesve të të dy klubeve. Në qendër të bisedimeve ka qenë mbrojtësi i Kombëtares Shqiptare, Elseid Hysaj, të cilin kryeqytetasit duan ta marrin në muajin janar, pasi po përballen me dëmtime të shumta në krahun e djathtë të mbrojtjes. Nga ana tjetër, vetë futbollisti ka pranuar prej javësh kushtet e kontratës që pritet të firmosë me Romën.
Duke iu referuar situatës më të fundit të rendit në vend, deputetja e opozitës së re, Rudina Hajdari ka kërkuar të dijë se kush e ka fajin për gjithë sa po ndodh. “Kush e ka fajin sot që një prokurori i bëhet atentat me kallashnikov? Kush e ka fakin sot që një gjyqtare vritet me armë nga burri i vet? Kush e ka fajin sot që krimet në familje janë shtuar si kurrë më parë”, ka thënë ajo. Sipas saj, asnjë proces gjyqësor nuk ka pasur ndaj personave që janë përjashtuar nga sistemi i drejtësisë përmes vetingut. PJESË NGA FJALA:…