Author: tirana

I ftuar në emisionin “Glamour Zone”, në tv Ora, reperi Stresi është pyetur për femrat e famshme që e kanë ngacmuar. Dhe ai zgjodhi menjëherë këngëtaren Linda Morina. Gazetarja: “Më thuaj një femër të famshme që të ka ngacmuar.” Stresi: Linda Morina (qesh). Gazetarja: Si të ka ngacmuar? Stresi: Më ka shkruar shumë. S’jam përgjigjuar asnjëherë, por më ka shkruar shumë. Nuk e mbaj mend mirë, por më shkruante ‘hey ti’.

Read More

Aktori i njohur, Gentian Zenelaj, ka publikuar në profilin e tij në “Instagram” një video, e cila ka shkaktuar mjaft të qeshura te ndjekësit. Edhe pse video nuk është aq e re, Genti e risolli në vëmendje për shkak të festës së “HalloWeen”-it. “Ka festa edhe më të frikshme se festa Halla-Vinit…”, shkruan aktori krahas videos. Dhe e gjeni dot se cila është frika më e madhe për burrat? Martesa! Në videon e publikuar nga Zenelaj shfaqet një vajzë, e cila i dërgon disa foto rresht si e maskuar frikshëm të dashurit të saj. Ky i fundit është në një…

Read More

Sot është 31 Tetor, Halloween, data e ringjalljes të të gjithë shpirtrave. Legjenda thotë se shpirtrat mblidhen së bashku me 31 Tetor, për t’u përzier me botën e të gjallëve dhe më pas për të nisur rrugën drejt një bote tjetër. Ndër çuditë më të mëdha që mund të ekzistojnë mes nesh, ka disa prej ngjarjeve që edhe pse s’mund të konsiderohen të reja, vazhdojnë të tërheqin vëmendjen. Shumë prej nesh janë të njohur me pretendime të ndryshme për fenomene paranormale, pavarësisht faktit nëse jemi skeptikë apo i besojmë. Për të folur pikërisht për këto fenomene paranormale, sa të vërteta…

Read More

Kryetari i Partisë Demokratike Lulzim Basha në fjalën e tij përpara të rinjve demokratë tha se ai dhe PD kanë nisur një betejë, atë të ndryshimit të situatës për rininë. Basha u shpreh se qeveria ka lënë në baltë rininë, ndërsa shtoi se premton se do të kthejë shpresën tek rinia. “Ne kemi nisur një betejë, të cilën do ta fitojmë, për rininë dhe për çdo shqiptar. Sot foli Tilman Kuban, një politikan që është anëtar i kristian-demokratëve gjermanë. Qeveria nuk ka lënë askënd më shumë në baltë se rininë. Kjo qeveri dështimin më të madh e ka me rininë,…

Read More

Në festën e Halloween, shumë prej personazheve të njohur janë veshur në stile të ndryshme. Disa të frikshëm, siç është edhe tradita e kësaj feste, e disa me një luk normal pa shumë ndryshime. Në studion e Bieta Sulos, të gjithë janë kuruar mirë e bukur, për hir të kësaj feste. Por më e veçantë është drejtuesja e emisionit e cila ka pësuar një transformim total.

Read More

Nga Ben Andoni Ditët e fundit ka një përshkallëzim të asaj që thuhet në përgjithësi për rrezikun rus. Pa marrë përsipër të vërtetën apo jo, një gjë dihet mirë: Shqipëria ia ka mbyllur derën Rusisë për të mos ia hapur më (ose për një farë kohe) sa i përket intensifikimit të marrëdhënieve. Vetë, superfuqia sllave është e vetëdijshme për këtë fakt dhe më kot ambasadorët e saj në Tiranë apelojnë se vendi i tyre nuk ka asgjë me Shqipërinë dhe se presin nga vendi ynë që të hedhë hapin për të intensifikuar marrëdhëniet. Shqipëria, qysh nga ardhja e Sekretarit Amerikan…

Read More

Nga Mustafa Nano 28 tetori është përvjetori i fillimit të luftës italo-greke në vitin 1940. Dhe grekët e përkujtojnë këtë ditë. Ka vite që e përkujtojnë edhe në Shqipëri, që ka qenë territori ku u zhvilluan një pjesë e madhe e luftimeve. E ku një numër grekësh humbën jetën. Këta grekë meritojnë nderim e mirënjohje. Meritojnë nderim e mirënjohje edhe nga ne shqiptarët. Sepse luftuan dhe dhanë jetën kundër fashizmit, që në atë kohë ishte armiku i gjithë botës, dhe miku i ndonjë kolaboracionisti shqiptar që ka nënshkruar sulmin ndaj Greqisë nga pozicioni i kryeministrit. Pas Luftës së Dytë Botërore,…

Read More

Në konferencën e përbashkët për mediat, Kryeministri Rama krahas fushave të tjera të bashkëpunimit mes Shqipërisë dhe Italisë, dha lajmin e mirë për shqiptarët që jetojnë e punojnë në Itali, teksa i ka kërkoi kryeministrit Konte drejtpërdrejt (dhe në takimin dypalësh), njohjen e sigurimeve shoqërore të shqiptarëve për efekt pensioni. Kryeministri Rama u shpreh se: “Ashtu sikundër meriton të çmohet dhe të futet në rrugën e zgjidhjes çështja e sigurimeve shoqërore të kësaj mase të madhe kontributorësh në shtetin italian (gjysmë milioni shqiptarë) Më vjen shumë mirë që bashkëpunimi i nisur në këtë drejtim është konfirmuar nga Kryeministri dhe ne…

Read More

Megjithëse ka vetëm katër muaj në pushtet, Qiriakos Mitsotaqis është takuar dy herë me homologun e tij shqiptar Edi Rama. Nën hijen e zhvillimeve në rajonin e Lindjes së Mesme dhe Mesdheut Lindor tashmë Athina sheh me shqetësim se ende ne kufijtë e saj veriorë dhe perëndimorë gjendja lë për të dëshiruar. Për më shumë se një vit, paketa e problemeve të pazgjidhura me Shqipërinë qëndron e mbyllur në sirtarët e Ministrisë së Jashtme greke dhe pritej koha e duhur për rishikimin e saj. Por papritmas duket se problemi më i madh për Athinën, dhe ky është paradoksi i radhës…

Read More

Këngëtarja e njohur Genta Ismajli, së fundmi ka udhëtuar drejt Turqisë dhe paska plane të mëdha. Këngëtarja është duke u përgatitur për një projekt të rëndësishëm muzikor, i cili do i hapë dyert e suksesit ndërkombëtar. Për duetin e saj kanë shkruar gjatë edhe mediat turke. “Ajo ka udhëtuar drejt Stambollit për të bashkëpunuar me një nga artistët më të mirë në Turqi, emrin e të cilit do e mbajmë sekret. Me gjithë insistimin, Genta vendosi ta mbajë sekret”, shlruan një media turke. Genta e ka shpërndarë këtë lajm në Imstagram-in e saj dhe mezi po presim të mësojmë emrin…

Read More

Një profil i KGB që i përket presidentit rus Vladimir Putin është lëshuar për publikun në një ekspozitë të dokumenteve të deklasifikuara sovjetike në arkivin qendror shtetëror në Shën Petersburg. Profili i gjashtë paragrafëve, botuar dje nga kanali rus i lajmeve 78 , tregonte mbi ‘autoritetin e merituar që ai gëzon midis kolegëve’. Sipas agjencisë së lajmeve shtetërore ruse TASS , ekspozita në Shën Petersburg, i është kushtuar ’90 personaliteteve dhe arritjeve të tyre në politikë, çështje ushtarake, shkencë, kulturë dhe arte.’ ‘Shoku VV Putin vazhdimisht përmirëson standardet e tij ideologjike dhe politike. Ai është angazhuar aktivisht në rrjetin e arsimit të partisë‘, thotë profili. “Ai vazhdimisht…

Read More