Agim Kajmaku nuk është shfaqur në zyrën e tij të Bashkisë së Vorës, prej dy ditësh. Kjo mungesë erdhi kur Partia Demokratike bëri denoncimin publik, lidhur me akuzat që kjo forcë politike kishte ngritur më herët ndaj tij, por së fundmi ato ishin faktuar edhe nga Prokuroria. Nesër kryebashkiaku që akuzohet se ka fshehur dënimin në Greqi, ku ishte i regjistruar me emrin Jorgo Tota, pret vendimin që do të marrë KQZ-ja për të, ndërsa paralelisht është në pritje edhe të akuzës nga Prokuroria. Prokuroria e Tiranës mësohet se është në pritje të akteve penale ndaj Agim Kajmakut, për të…
Author: tirana
Djali i Almeda Abazit dhe aktorit Tolgahan Sayışman, Efehan, i është nënshtruar një ndërhyrje kirurgjikale në Stamboll. Sipas “2.Sayfa”, djali 5-muajsh i çiftit të njohur është futur në sallën e operacionit për heqjen e një kisti në kokë. Fatmirësisht, gjithçka ka shkuar sipas parashikimit dhe gjendja shëndetësore e të voglit raportohet të jetë e mirë. Megjithatë, sipas informacioneve të transmetuara në “Kanal D”, pritja për daljen nga salla e operacionit ka qenë tepër e vështirë si për Almedën, e cila vazhdimisht qante, ashtu edhe për Sayisman, që dukej tepër i tensionuar./tvklan.al
Kapiteni i kombëtares shqiptare Elseid Hysaj sipas të gjitha gjasave do të jetë i gatshëm për dy takimet e radhës së kombëtares kuqezi ndaj Andorras në Elbasan Arena dhe ndaj Francës në Arenën Kombëtare. Hysaj i cili po qëndron jashtë fushave të futbollit që nga fillimi i muajit tetor për shkak të një dëmtimi që pësoi në shpinë në ndeshjen ndaj Torinos. Kuqeziu është rikthyer në stërvitje me Napolin këtë të enjte dhe shumë shpejt do të jetë i gatshëm për të zbritur në fushë. Në këto momente duke patur parasysh edhe dëmtimin e rëndë të Malcuit, Ancelotti ka shumë…
Meghan Markle dhe Princi Harry kanë kaluar një periudhë mjaft të vështirë me mediat britanike. Pak kohë më parë dukesha gjatë një interviste tregoi se e kishte pasur shumë të vështirë të kujdesej në të njëjtën kohë për djalin e sapolindur dhe thashethemet që qarkullonin për familjen e saj. Duket se Kate Middleton po përpiqet që ta ndihmojë kunatën e saj. Një burim tregon për “Us weekly” se Kate urren t’i shohë Meghan dhe Harry -n “kaq të mjerueshëm”, por në të njëjtën kohë ajo nuk dëshiron të përfshihet shumë. “Ndërsa Kate është e shqetësuar për mirëqenien e Harry-t dhe…
Institituti i Ndërtimit ka përpiluar ditën e djeshme një raport teknik për dëmtimet nga tërmeti i 21 shtatorit për pallatin që banon Lulzim Basha. Me 40 ditë vonë ky institut që ështyë një instution shtetëror shprehet në raportin 8 faqësh që pallati ku banon kreu i Partisë Demokratike nuk ka dëmtime në strukturën e tij dhe rrezik shembje, por vetëm plasaritje të vogla. Grupi i Institutit të Ndërtimit që ka kryer inspektimet përbëhej nga Ing. Agron Hysenlliu, Ing. Lindita Gjergji, Ing. Afrim Çenga, Ing. Gerti Çela, Ing. Besjana Memoçi dhe Ing. Joana Kaçorri dhe disa nga specialistët e drejtorisë së…
Askund më mirë se në ish-Pallatin Mbretëror nuk mund të bëhej fanomi i automobilëve të epokës…Dhetra automjete që kanë bërë epokë do të mund të shihen nga publiku shqiptar në pallatin e Brigadave këtë fillim nëntori. Tirananews.al sjell për lexuesit e saj disa nga automjetet.
Flavio Briatore është një ndër biznesmenët më të sukseshëm në Itali, i cili së fundmi është bërë kryefjala e mediave për shkak të lidhjes së tij me një modele 20-vjeçare. Dyshja është fotografuar gjatë një fundjave romantike që kanë kaluar së bashku në plazhet e Kenias. 20-vjeçarja quhet Benedetta Bosin dhe emri i saj është më i lakuari së fundmi në media. Ajo jeton dhe studion në Milano dhe ende nuk dihet si është njohur me biznesmenin. Ndërkohë, as Briatore nuk ka bërë asnjë koment lidhur me lajmet e lidhjes së tij.
Në ekranin turk së shpejti do nisë transmetimin një serial i ri, i quajtur “Azize”.Në këtë seri do aktrojnë aktorët turq, Hande Ercel dhe Bugra Gulsoy. Bugra ka qenë i ftuar në një emision dhe flet rreth serialit.Ai tregon se seria është me karakter të errët dhe në të luajnë disa familje që kontrollojnë mafien dhe nëntokën.\ E një nga këto familje është shqiptare, duke bërë kështu që shqiptarët të paraqiten si mafiozë dhe vrasës. E kjo gjë ka shqetësuar fansat shqiptarë që i shikojnë këto seriale, duke përkthyer fragmentët e tyre.
Në shtëpinë e Nora Istrefit gjen vend çdo festë! Këngëtarja kujdeset që ta dekorojë me rastin e çdo feste dhe këtë ka bërë edhe për Halloëeen. Në Instagram-in e saj ajo ka ndarë disa pamje nga shtëpia dhe çdo gjë duket perfekte. E kuruar në detaje, me kunguj, kafka dhe simbole të festës duket se sot në shtëpinë e saj Nora do të organizojë një festë Por e para që e ka shijuar shtëpinë me atmosferë feste, është e vogla Renee. E maskuar edhe ajo, po e shijon në maksimun çdo gjë.
Ky është horoskopi për ditën e premte 1 nëntor 2019. Njihuni me parashikimin e astrologut italian Paolo Fox, për punën, shëndetin dhe ndjenjat, si do të ecë dita për të lindurit e çdo shenje. Ky është një përkthim ekskluziv nga noa.al i shërbimit astrologjik që përftohet në avancë për lexuesit tanë. Dashi Ju pret një ditë stresuese dhe nën ritmin e duhur, gjatë së cilës mund të përballeni me tensione. Bëni kujdes sa i takon dashurisë gjatë kësaj fundjave, në mënyrë që të mos përfshiheni në polemika, pasi jeni të gatshëm në çdo moment për debat. Është e vërtetë që…
Policia shpalli në kërkim Mikel Aliajn duke e akuzuar se ai çoi Eri Zefin drejt ekzekutorit. Pas këtij lajmi, mësohet se familja e Aliajt është ngujuar. Në anën tjetër, bashkëshortja e të ndjerit e cila po rrit e vetme djalin 5 muajsh, shprehet se nuk mund ta besojë se e shiti pikërisht miku më i ngushtë. “Jam shumë e traumatizuar. Nuk mund ta imagjinoj se si ndodhin në Shqipëri të tilla gjëra. Më mungojnë fjalët. E ka prerë në besë për para”, shprehet Nazli Zefi. Ajo tregon se bashkëshorti kishte frikë nga gjakmarrja dhe për këtë arsye ruhej. “Burri im…
Kryetari i Kuvendit Gramoz Ruçi, i shoqëruar nga Kryetari i Grupit Parlamentar të PS, Taulant Balla, në datat 30-31 tetor zhvilluan një vizitë zyrtare në Japoni. Gjatë takimit me Kryetarin e Parlamentit të Japonisë, Tadamori Ōshima,u konstatua se marrëdhëniet midis dy vendeve janë aktualisht shumë të mira. Ka një interes të shtuar për forcimin e marrëdhënieve politike dhe intensifikimin e shkëmbimit të vizitave të niveleve të larta. Japonia është një partner dhe donator i rëndësishëm për Shqipërinë, me rreth 380 milionë dollarë investime, nëformë grantesh, asistencë për bashkëpunim ekonomik, kredi të buta etj. Mes dy vendeve janë nënshkruar 15 marrëveshje…