Author: tirana

Nga Sokol Balla Një ngjarje e pazakontë ngjau të mërkurën. Ambasada e Federatës Ruse në Shqipëri reagoi ashpër ndaj deklaratave në Real Story të deputetit Ervin Bushati. I ftuar të flasë për një rezolutë për Rusinë dhe ndërhyrjet e saj të mundshme në jetën publike të vendit, ai ndër të tjera deklaroi se veç viruseve elektronike, Rusia fut në sistem “… virusin e përçarjes”. Duke thënë këtë, Bushati merr përsipër të thotë diçka personale politike, por gjithashtu edhe diçka që tashmë është provuar në Amerikë, Britani dhe Spanjë. Ndërkohë reagimi i ambasadës ruse pikërisht me këtë frazë, merrej dhe tallej,…

Read More

Pas takimit një ditë më parë mes kryeministrit Rama dhe homologut grek, Kyriakos Mitsotakis, qeveria ka bërë publik VKM-në ( Vendimin e Këshillit të Minsitrave) në të cilën bëhet me dije aktivizimi i një komisioni të Posaçëm për administrimin e ujërave ndërkufitarë. Duket se kryeministri Rama po bën një hap para për marrëveshjen e detit me Greqinë, ose siç e cilëson kryeministri grek, caktimin e zonës ekonomike në Detin Jon. VKM- e publikuar sot dhe që botohet në fletoren zyrtare, tregon se po aktivizohet komisioni për administrimin e ujërave ndërkufitare, administrimin e marrëdhënieve me shtetet kufitare, bazuar në ligjin shqiptar,…

Read More

Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka vendosur shkarkimin përfundimtar të gjyqtarit Ervin Metalla duke lënë në fuqi vendimin e Komisionit të Pavarur të Kualifikimit të 23 korrikut të vitit të kaluar. Por përse u shkarkua Metalla? Ish anëtari i trupës gjykuese të dosjes 21 janari në Apelin e Tiranës, gjyqtari Ervin Metalla u shkarkua pasi kishte probleme me marrjen e një kredie të butë. Sipas raportit të IDKPKI-së, Metalla nuk kishte probleme me pasurinë, pjesë e së cilës është një apartament 96 m2 me garazh të blerë në Tiranë në vitin 2007 me kredi. Problemi me të ishte marrja e një kredie…

Read More

Franc Bekenbauer do të mbetet përgjithmonë në historinë e futbollit botëror si një legjendë e tij në rolin në fushën e lojës si lojtar, por edhe si trajner. Megjithatë, në vitet pas futbollit po njihet ana tjetër e medaljes së kësaj legjende, pasi thuajse në çdo skandal korrupsioni në futboll në vitet e fundit, del edhe emri i tij. Sikur të mos mjaftonte çështja e ryshfeteve të marra e të dhëna për Botërorin 2006 ku ai ishte në grupin organizator të aktivitetit, edhe në ato pasardhëse ai ka pasur thuajse gjithmonë gisht, me hetime që kanë treguar përfshirjen e tij…

Read More

Filmi “Ndërkombëtarët” me skenar nga Ylljet Aliçka dhe regji nga Pluton Vasi pritet të jetë premierë gjatë vjeshtës për publikun. Filmi më i fundit që mban emrin e regjisorit të njohur Pluton Vasi sjell për publikun në role aktorë të njohur, por dhe emra të rinj. Në film roli kryesor interpretohet nga Eni Shehu, i cili së fundmi ka publikuar edhe një video në rrjetet sociale ku tregon një skenë seksi.

Read More

Kanë mjaftuar vetëm pak minuta shi që në Vlorë të rikthehen përmbytjet, duke qenë një sinjal i keq për dimrin që po troket. Fotot që shoqërojnë këtë shkrim tregojnë atë që ndodhi mbrëmjen e sotme në qytetin e Vlorës, kur reshjet e shiut me intensitet shkaktuan përmbytje në thuajse të gjitha lagjet e qytteti. Uji përpiu katet e para të dyqaneve, ndërsa situata më e rënduar u paraqit në lagjen “28 nëntori”, ku ka pasur edhe probleme në qarkullimin e automjeteve.

Read More

Dhimbjet dhe djegiet e stomakut shpesh janë pasoja të një sëmundje të fshehur të stomakut. Quhet acidi refluks dhe është shumë i përhapur, pasi mund të shfaqet papritur në çdo fazë të jetës. Pavarësisht kësaj kjo sëmundje që shkakton dhimbje dhe djegie të vazhdueshme në të gjithë zonën e kraharorit dhe deri diku mund të parashikohet. Nëse keni një stil jetese jo të rregullt dhe konsumoni vakte të mëdha të cilat provokojnë stomakun me siguri që do të prekeni nga acidi refluks. Kjo sëmundje kronike megjithëse nuk është vdekjeprurëse është shumë e bezdisshme dhe mund ta dëmtojë shumë stomakun gjatë…

Read More

Florian Agalliu nuk do të jetë më pjesë e “Top Channel”! Lajmin që qarkulloi kudo nëpër portale moderatori e konfirmoi vetë, i kontaktuar nga Anabel.al. Duke filluar që nga janari i vitit të ardhshëm, Agalliu nuk do të jetë më pjesë e “Në shtëpinë tonë”. Moderatori u shpreh për Anabel.al se arsyet që e çuan drejt këtij vendimi ishin krejt personale dhe se bashkë me të, do të largohet dhe bashkëshortja e tij, Renisa Shabani, autore e “Në shtëpinë Tonë” që prej fillimit të programit. “Po, është e vërtetë që do të largohem nga Top-i. Po largohem me dëshirën…

Read More

Autoritetet holandeze ne Roterdam kanë arrestuar një 20 vjecar shqiptar dhe sekuestruar 160 mijë euro cash nën akuzën e pastrimit të parave. Shqiptari ishte duke udhëtuar përgjatë autostradës Roterdam-IJsselmonde kur befas u ndal nga policia. Policia e Roterdamit kishte rënë në gjurmët e shqiptarit rastësisht, gjatë një patrullimi rutinë. 20 vjeçari, sipas autoriteteve, kishte shfaqur sjellje jo normale, ndaj dhe policia kishte dyshuar se ai diçka fshihte. Kështu që vendosën ta ndiqnin. Nën drejtimin e një makine tip “Audi” ai u ndal në rrugën Roterdam-IJsselmonde. Gjatë ndjekjes, agjentët kishin parë që 20 vjeçari kishte hyrë në një ndërtesë, dhe disa…

Read More

Një vakt i shëndetshëm për të gjithë familjen. Qepën grijeni imët dhe skuqeni me vaj në tigan të nxehtë. Arrat grijini imët ose shtypini. Pasi të jetë zbutur qepa, shtoni arrat e më pas piperin e kuq dhe përziejini të gjitha bashkë. Pasi të jetë fërguar qepa, largojeni tiganin nga zjarri. Tavën ku do të piqet peshku lyejeni me yndyrë. Troftën e pastruar mbusheni me arrat e përgatitura dhe vendoseni në tavë. Nëse u tepron mbushja, atëherë atë hidhjani sipër peshkut. Në fund spërkateni peshkun edhe me pak vaj e më pas futeni në furrën e parangrohur në 200 gradë.…

Read More

Aktori i njohur i viteve 90-të, Karafil Shena, ishte i ftuar në “Ftesë në 5” me Bieta Sulon për të folur rreth pjesëmarrjes në filmin “Ndërkombëtarët”, projekt ky që e rikthen në shesh xhirime. Ai tregoi edhe për kohën e emigrimit në Greqi, duke e cilësuar si një periudhë aspak të lehtë të jetës së tij. “Kërkoje punët më të rëndomta dhe më të gjetshmet. Një punë e parë që s’ e kam thënë asnjëherë, ka qenë një punë shumë interesante, krasita ca limona, nuk e di në do kenë kokrra dhe sot”, tha ai duke qeshur. “Për fatin tim…

Read More