Author: tirana

Miliarderja e njohur, Kim Kardashian ka treguar shpeshherë dëshirën e saj për të qenë pjesë e projekteve kinematografike. Në intervista të ndryshme Kim është shprehur se një nga aktoret që pëlqen më shumë dhe që do i pëlqente të bashkëpunonte është Jennifer Lopez. Së fundmi burime ekskluzive kanë zbuluar për ‘HarperBazaar’ se shumë shpejt dy yjet e ‘shoëbiz-it’ të huaj do të jenë në të njëjtin projekt si aktore. Ky lajm i ka befasuar të gjithë fansat e dyshes, të cilët janë duke pritur me padurim për momentin se kur Kardashian dhe Lopez do të shfaqen bashkë. Ende nuk është…

Read More

Mbrëmjen e të martës përveç sfidave në kampionatet dhe Kupat më të rëndësishme europiane ka tërhequr vëmendjen edhe një ndeshje miqësore që është zhvilluar për bamirësi në Haifa të Izraelit. Përballë ishin yjet ndërvite të kombëtares izraelite ndaj asaj braziliane, ku spikasin emra si Cafu, Roberto Carlos, Ronaldinho, Rivaldo e Kaka. Pikërisht ky i fundit në minutën e 51-të të ndeshjes u bë protagonist i një skene vërtetë të pazakontë, kur gjyqtarja e takimit e cila ishte femër ndaloi lojën duke i treguar kartonin e verdhë në fytyrë ish Topit të Artë. Kaka i habitur qëndroi në vend pasi nuk…

Read More

Gazetari Ilirjan Blloshmi, i cili jeton në SHBA, ka deklaruar se nënkryetarit të LSI-së, Petrit Vasilit i është refuzuar sërish viza për në Amerikë. Me anë të një postimi në rrjetin social Facebook, Blloshmi ka shkruar se gjatë një trajnimi të një grupi të LSI-së në një konferencë në Chicago, pjesë e të cilit ishte edhe Petrit Vasili, ky i fundit ka munguar. Gazetari ka aluduar se në listën e zezë të Ambasadës Amerikane në Tiranë ku politikanët e korruptuar shqiptarë nuk do të lejohen të pajisen me vizë amerikane, ndër të tjerë është edhe Petrit Vasili. Kujtojmë se politikanë…

Read More

Agnesa Vuthaj është një nga vajzat më të bukura shqiptare. Ish miss-i është konsideruar përherë si një nga figurat më simpatike të ekranit shqiptar. Ndonëse tepër e kuruar dhe paksa e tërhequr, Vuthaj ka arritur të tërheqë vëmendjen e të gjithëve në çdo dalje publike. Ajo publikon edhe momente të ndryshme përgjatë seteve fotografike profesionale të realizura në periudha kohore të ndryshme. Së fundmi ndryshe nga çdo postim tjetër i mëparshëm, Agnesa ka ndarë me ndjekësit një foto nga fëmijëria e saj. Në të dallohet bukuroshja në moshën 13-vjeçare dhe ajo çfarë bie tjetër në sy është fakti se nuk…

Read More

Jeta private e Anxhela Peristerit, komentohet shpesh nga mediat dhe nga komentuesit në rrjetet sociale. Pavarësisht përpjekjeve të saj për të mos u bërë pjesë e tyre, këngëtarja nuk ka mundur t’ju shpëtojë dot. Së fundmi dikush i ka përmendur martesën dhe pleqërinë dhe këngëtarja nuk ia ka kursyer dy fjalë. “A të duket se të ka ardhur mosha për martesë??? Se femra bie më shpejt se mashkulli dhe me sa shihet, je në fillimet e pleqërisë”, i shkruan një ndjekës në foton e fundit Anxhelës. Këngëtarja e indinjuar nuk i ka kursyer dy fjalë kundrejt tij, duke i thënë…

Read More

Vetëm pak ditë para se të dilte para trupës së vettingut ku do të jepej vendimi për pastërtinë e figurës dhe të ardhurat, Elona Kana, me detyrë këshilltare në Gjykatën e Lartë ka dhënë dorëheqjen. Tirananews.al mëson se Kana, e cila është edhe bashkëshortja e anëtarit të KQZ-së Denar Biba, ka dhënë dorëheqjen nga detyra e saj në Gjykatën e Lartë si dhe nga ndjekja e studimeve në Shkollën e Magjistraturës. Por ky veprim i saj nuk ishte I papritur. Ish-Këshilltarja e Gjykatës së Lartë, Elona Kana do të pësonte më 7 tetor edhe humbjen e parë në ballafaqimin e…

Read More

Megjithëse koha e saj televizive u zu nga Sokol Balla, gazetarja Rudina Xhunga do të jetë sërish në “News 24”. Kësaj here, ajo do të vijë me një format dhe orar të ri transmetimi. Madje, emisioni i saj i ri do të quhet “Shqiptarët e mrekullueshëm”. Këtë lajm e ka dhënë vetë gazetarja në një intervistë për “Neës 24”. “Unë këtu kam qenë gjithmonë nuk kam ikur asnjëherë. Kësaj radhe në një mënyrë tjetër. Vjen në një formë tjetër. Nuk do jetë emisioni i aktualitetit që bërtet. Por do jetë të dielën emisioni i aktualiteti që të bën të shpresosh.…

Read More

Dashi Mundohuni që të shikoni përpara, të përvishni mëngët edhe pse mund t’iu duket e vështirë për shkak të shumë gjërave me të cilat duhet të përballeni. Ka ardhur momenti që të ndryshoni kapitull dhe të lini pas krahëve çdo gjë që ju shqetëson. Keni nevojë për forcë dhe kurajo. Demi Kjo e mërkurë do të jetë shumë më e mirë në raport me ditët e kaluara, ku humori do të jetë më i përmirësuar. Mundohuni që nervozizmin e akumuluar në punë apo në raportin në çift të mos e shfryni kudo. Përpiquni që të relaksoheni, pasi keni nevojë, pas…

Read More

Ministrja e Drejtësisë Etilda Gjonaj, priti bashkë-reporterët e Asamblesë Parlamentare të KiE-së, ku diskutoi mbi procesin e vettingut, reformën në drejtësi, ngritjen e SPAK e BKH, luftën kundër korrupsionit si dhe situata politike në vend. Në vizitën e tyre fakt-mbledhëse, pasi u njohën me të gjithë rezultatet që janë arritur, delegacioni bëri një vlerësim në secilin drejtim. Ministrja Gjonaj, ka përcjellë disa nga detajet e këtij takimi, ku ndër të tjera shkruan: “Pata nderin të mikpres miqtë e Shqipërisë bashkë-reporterë në Asamblenë Parlamentare të KiE-së, ku ndamë biseda të hollësishme mbi procesin e vettingut, reformën në drejtësi, luftën kundër korrupsionit,…

Read More

Drejtuesja e Prokurorisë së Tiranës, Elisabeta Imeraj i ka drejtuar një kërkesë gjykatës, ku kërkon divorcin nga bashkëshorti Agron Bajri. Në kërkesë padinë që Elisabeta Imeraj i ka drejtuar Gjykatës, për zgjidhjen e martesës thuhet se “Para pak ditësh kam rënë në dijeni të një rrethane e cila e ka thyer plotësisht besimin tim tek i padituri, duke u bërë kështu shkak që unë të kërkoj zgjidhjen e martesës.” Më tej, në dokumentin e siguruar nga CNA.al, Imeraj sqaron se “Fakti se bashkëshorti më ka fshehur një rrethanë të tillë që ka të bëjë me faktin se ka patur një…

Read More

Blogerja e njohur Armina Mevlani e ka shprehur hapur dashurinë që ka për grupet “rock n’roll.” Së fundmi në rrjetin e saj në Instagram, ajo ka postuar një këngë teksa ndodhej në makinën e saj duke ndarë me ndjekësit vargun e saj të preferuar.  “Më sëmur sepse të adhuroj shumë. I dua lojrat e pista që ti luan,“-shkruan në Instagram blogerja. 

Read More